Zgjedhjet e 28-ta në historinë e shtetit shqiptar, një krahasim për çdo votim

Nga ROLAND QAFOKU –

Dje u zhvilluan zgjedhjet e 28-ta parlamentare në historinë 109-vjeçare të shtetit shqiptar dhe të 10-ta pas rrëzimit të komunizmit. Zgjedhjet e para u mbajtën më 5 prill 1921 dhe të fundit në renditje janë ato të ditës së djeshme. Pyetja e madhe është a do vlerësohen këto zgjedhje brenda standarteve të kërkuara dhe a do pranojë humbësi rezultatin? Fatkeqësia është se deri më sot asnjë nga këto 28-të zgjedhje nuk është certifkuar brenda normave. Kjo nuk ka ndodhur as në pjesën e parë të shtetit dhe sigurisht as gjatë regjimit komunist, por kjo nuk ka ndodhur as pas rrëzimit të tij. Po përse Shqipëria nuk e ka arritur këtë standart dhe çfarë rezultatesh kanë sjellë zgjedhjet e zhvilluar në vendin tonë? Sot që numërohen votat e zgjedhjeve të 28-ta, po bëjmë një retrospektivë të të gjitha votimeve të mëparshme për të kuptuar pikërisht atë që thamë më sipër që Shqipëria nuk ka një traditë të mirë të zgjedhjeve.

FITUESIT E 28 ZGJEDHJEVE

Shqipëria vërtetë ka patur parlament nga shtetet e para në Evropë. Vërtetë ka patur të drejtën e votës, madje nga më të parët edhe për gratë, por nuk ka një traditë të mirë të zgjedhjeve. Nga 28 zgjedhje që janë zhvillaur deri më sot në historinë e shtetit shqiptar, vetëm 10 prej tyre pas rrëzimit të komunizmit mund të cilësohen demokratike dhe të pranueshme. Zgjedhjet e para edhe pse kishin një sistem tjetër mund të quheshin demokratike për elitën, por jo për masën e popullsië. Ndërkohë që sistemi monark solli zgjedhje por nuk solli një demokraci të mirëfilltë. Edhe më e rëndë ishte situata gjatë regjimit komunist. Dikatori Enver Hoxha instaloi regjimin më të egër dhe aspak demokratik, ndërkohë që ndonëse zgjedhje zhvilloheshin nuk bëhej fjalë për garë. Edhe pse u votua 11 herë gjatë komunizmit, përfaqësuesit e popullit u zgjodhën jo në mënyrë demokratike por të detyruar dhe në masën 99 për qind për kandidatin e paracaktuar. Ndërkaq, krimi më i madh në histori është që Hoxha urdhëroi dhe pushkatoi të gjithë deputetë opzoiutarë, një rast unikal ky në historinë e parlamentarizmit botëror. Për fitues dhe humbës mund të bëhej fjalë vetëm pas rënies së komunizmit. Kështu, pa dalë ende rezultati I zgjedhjeve të 10-ta, në 9 zgjedhjet parlamentare paraardhëse 1 herë zgjedhjet i ka fituar PPSH, 4 herë Partia Demokratike dhe 4 herë Partia Socialiste. Më 31 mars 1991, Partia e Punës së Shqipërisë në mazhorancë fitoi 60.6 për qind të të gjitha votave ose 183 deputetë nga 250 vende që kishte parlamenti. 67 deputetë I takuan opozitës së PD që kishte vetëm pak muaj që ishte themeluar. Më 22 mars 1992, Partia Demokratike fitoi 62.09 për qind të të gjitha votave në Kuvend ose 92 deputetë nga 140 që kishte kuvendi. Më 26 maj 1996, Partia Demokratike fitoi 55.53 për qind të të gjitha votave në Kuvend, ose 122 vende në parlamentin me 140 deputetë, kundrejt PS me 10 deputetë. Mbetja partitë e tjera. Në zgjedhjet e 29 qershorit 1997, Partia Socialiste fitoi 41.43 për qind të të gjitha votave në Kuvend që sëbashku me partitë aleate fituan 101 vende në parlamentin me 155 vende. Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, Partia Demokratike fitoi 44.1 për qind të votave ose 56 vende në parlamentin me 140 vende. Në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Partia Demokratike fitoi 40.18 për qind të votave ose bashkë me aleatet 70 vende në parlamentin me 140 vende. Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 PS fitoi 57.63 për qind të votave ose 66 mandate dhe bashkë me LSI 82 mandate në parlamentin me 140 vende. Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Socialiste fitoi 48.34 për qind të votave në mazhorancë ose 74 vende në parlament.

ZGJEDHJET NGA PASKONGRESI I LUSHNJES DERI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Zgjedhjet e para në historinë e shtetit shqiptar u mbajtën më 5 prill 1921, ndonëse parlamenti ka ekzistuar edhe më parë i dalë nga Kongresi i Lushnjes. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje ishte me një Dhomë që quhej Këshilli Kombëtar dhe funksionoi deri më 30 shtator 1923. Në këtë legjislaturë ishin dy kryetarë, Pandeli Evangjeli dhe Eshref Frashëri. Nga këto zgjedhje dolën 78 deputetë sipas asaj që ishte përcaktuar, por më ndryshmet e bëra numri I tyre shkoi në 95. Disa nga deputetë më të njohur ishin Ahmet Zogu, Fan Noli, Ali Këlcyra, Bahri Omari, Hasan Prishtina, Iljaz Vrioni, Kristo Kirka, Luigj Gurakuqi, Maliq Bushati, Mithat Frashëri, Mustafa Kruja, Ndre Mjeda, Qazim Koculi, Rexhep Mitrovica, Sejfi Vllamasi, Sulejman Delvina. Është intersant fakti që nga emrat që janë zgjedhur deputët mund të thuhet se ky është parlamenti më cilësor i të gjitha kohrave. Mjafton të vërejmë se nga 95 deputetë që u ulën në këtë legjislaturë,10 prej tyre u bënë kryeministra. Zgjedhjet e dyta u mbajtën më 27 dhjetor 1923 dhe parlamenti u qujt Kuvend Kushtetues. Ai funksionoi nga 21 janari 1924 deri më 2 qershor 1924. Kryetarë ishin Petro Poga dhe Eshref Frashëri. Kuvendi i dalë nga këto zgjedhje kishte 101 deputetë. Disa emrat më të njohur ishin: Ahmet Zogu, Ali Këlcyra, Aqif Elbasani, Avni Rustemi, Bahri Omari, Eqrem Vlora, Faik Konica, Fan Noli, Hil Mosi, Iljaz Vrioni, Kostaq Kotta, Jashar Erebara, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Qazim Koculi, Sejfi Vllamasi, Shefqet Vërlaci, Sulejman Delvina. Zgjedhjet e treta u mbajtën më 17 maj 1925. Kjo quhet eedhe legjislatura e parë e republikës së Shqipërisë dhe vijoi deri më 7 qershor 1928. Kuvendi ishte me dy dhoma, Dhoma e deputetëve dhe Senati. Kryetar i Dhomës së depuetëve ishte Kostaq Kotta dhe i senatit Pandeli Evangjeli. Dhoma e deputetëve kishte gjithsej me të gjitha ndryshimet 69 deputetë dhe senati 20 anëtarë. Deputetët më të spikatur ishin: Ceno Kryeziu, Fejzi Alizoti, Kristo Floqi, Maliq Bushati, Myfit Libohova, Rauf Fico. Senatorë të spikatur ishin: Ekrem Vlora, Sami Vrioni, Shefqet Vërlaci. Zgjedhjet e katërta u mbajtën më 17 gusht 1928 për atë që u quajt Asambleja Konstituente. Punimet u zhvilluan nga 25 gusht 1928 deri më 1 dhjetor 1928, ose më saktë deri më 11 maj 1932. Pas konstituimit të Mbretërisë, Asambleja u shndërrua në Parlament me një dhomë. Kishte 66 deputetë dhe më të spikatur ishin: Eshref Frashëri, Fejzi Alizoti, Kostaq Kotta, Maliq Bushati, Pandeli Evangjeli, Shefqet Vërlaci, Xhaferr Ypi. Zgjedhjet e 5-ta u zhvilluan më 17 nëntor 1932. Legjislatura vijoi nga 21 nëntor 1932 deri më 16 nëntor 1936. Kryetar i Parlamentit ishte Kostaq Kotta. Kishte 62 deputetë nga 58 që u zgjodhën bashkë me ndryshimet. Deputetë të spikatur ishin: Ferid Vokopola, Zoi Xoxa, Shefqet Vërlaci, Fejzi Alizoti, Kostaq Kotta, Maliq Bushati. Zgjedhet e 6-ta u mbajtën më 31 janar 1937. Kishte një Dhomë dhe 59 deputetë të zgjedhur. Kryetarë ishin Kostaq Kotta dhe Pandeli Evangjeli. Legjislatura vijoi nga 10 shkurti 1937 deri më 4 prill 1939. Zgjedhjet e 7-ta më u mbajtën më 1 tetor 1943 me 203 deputetë ose asamblista. Kjo legjislaturë i zhvilloi punimet nga 16 tetor 1943 deri më 10 nëntor 1943. Kryetar i Kuvendit ishte Lef Nosi, Idhomen Kosturi dhe Mihal Zallari. Deputetët më të spikatur ishin: Beqir Valteri, Bedri Pejani, Hasan Ceka, Ibrahim Biçaku, Rexhep Mitrovica, Vehbi Frashëri, Xhemal Naipi.

ZGEJDHJET GJATË KOMUNIZMIT

Zgjedhjet e 8-ta në histori ose të para në komunizëm u mbajtën më 2 dhjetor 1945 për Asamblenë Kushtetuese, e cila u quajt më vonë Kuvend Popullor. Legjislatura e parë nisi më 25 mars 1946 dhe përfundoi punimet më 21 janar 1950. Kryetar ishte Tuk Jakova. Kishte 101 deputetë. Më të spikaturit ishin: Abdyl Këllezi, Aleksandër Xhuvani, Beqir Balluku, Bilbil Klosi, Enver Hoxha, Fadil Paçrami, Gogo Nushi, Haki Stërmilli, Haxhi Lleshi, Kareman Ylli, Koçi Xoxe, Liri Belishova, Mehmet Shehu, Myslim Peza, Nexhmije Hoxha, Omer Nishani, Sejfulla Malëshova, Selaudin Toto, Shefqet Musaraj, Spiro Koleka, Skënder Luarasi, Spiro Moisiu, Zylyftar Veleshnja. Për herë të parë në histori e zgjedhjeve u zgjodhën deputete 6 gra dhe vajza. Zgjedhjet e 9-ta ose të dytat në komunizëm u mbajtën më 28 maj 1950. Legjislatura e Kuvendit Popullor vijoi nga 30 qershori 1950 deri më 14 prill 1954. Kryetarë ishin Teodor Heba dhe Mihal Prifti. Kishte 126 deputetë, mes tyre 17 gra dhe vajza. Më të spikatur ishin: Abdyl Këllezi, Adil Çarçani, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Haxhi Lleshi, Haki Stërmilli, Josif Pashko, Rrahman Parllaku, Nexhmje Hoxha, Omer Nishani, Vito Kapo, Kahreman Ylli. Zgjedhjet e 10-ta ose të tretat në komunizëm u mbajtën më 30 maj 1954. Kryetarë ishin Gogo Nushi dhe Rita Marko. Kishte 139 deputetë mes tyre 17 gra dhe vajza. Emrat më spikatur ishin: Abdyl Këllezi, Adil Çarçani, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Haxhi Lleshi, Haki Stërmilli, Josif Pashko, Rrahman Parllaku, Nexhmje Hoxha, Liri Belishova, Fiqrete Shehu, Vito Kapo, Kahreman Ylli. Zgjedhjet e 11-ta ose të katërtat në komunizëm u mbajtën më 1 qershor 1958. Kuvendi i zhvilloi punimet nga 21 qershori 1958 deri në 1962. Kishte 190 deputetë mes tyre 18 gra dhe vajza. Kryetar ishte Medar Shtylla dhe deputetët më të spikatur ishin: Abdyl Këllezi, Adil Çarçani, Beqir Balluku, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Haxhi Lleshi, Josif Pashko, Rrahman Parllaku, Nexhmje Hoxha, Liri Belishova, Fiqrete Shehu, Vito Kapo, Kahreman Ylli. Zgjedhjet e 12-ta ose të 5-tat në komunizëm u mbajtën më 3 qershor 1962. Kuvendi zhvilloi punimet më 14 korrik 1962 deri më 1966. Kuvendi kishte 218 deputetë mes tyre 25 gra dhe vajza. Kryetar ishin Medar Shtylla dhe Leftar Goga dhe deputetët më të spikatur ishin: Abdyl Këllezi, Adil Çarçani, Aleks Buda, Beqir Balluku, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Haxhi Lleshi, Josif Pashko, Rrahman Parllaku, Nexhmje Hoxha, Liri Belishova, Fiqrete Shehu, Vito Kapo, Kahreman Ylli. Zgjedhjet e 13-ta ose të 6-at në komunizëm u mbajtën më 10 korrik 1966. Legjislatura nisi më 10 shtator 1966 dhe vijoi deri në 1970. Kuvendi kishte 244 deputetë, mes tyre 40 gra dhe vajza. Kryetarë ishin Abdyl Këllezi dhe Behar Shtylla. Deputetë më spikatur ishin: Beqir Balluku, Dhimitër Shuteriqi, Enver Hoxha, Ethem Gjinushi, Fadil Paçrami, Haxhi Lleshi, Jorgjia Truja, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Nexhmije Hoxha, Fiqeret Shehu, Ramiz Alia, Rrahman Parllaku, Hysni Kapo, Vito Kapo. Zgjedhjet e 14-ta ose të 7-tat në komunizëm u mbajtën më 20 shtator 1970. Legjislatura nisi më 20 nëntor 1970 deri në 1974. Kryetarë ishin Fadil Paçrami dhe Iljaz Reka. Ishin 267 deputetë nga të cilët 71 gra. Deputetët më spikatur ishin: Beqir Balluku, Dhimitër Shuteriqi, Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Kristaq Rama, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Nexhmije Hoxha, Fiqrete Shehu, Ramiz Alia, Rrahman Parllaku, Hysni Kapo, Vito Kapo. Zgjedhjet e 15-ta ose të 8-tat në komunizëm u mbajtën më 6 tetor 1974. Legjislatura zhvilloi punimet nga 28 tetor 1974 deri në 1978. Kuvendi kishte 264 deputetë, mes tyre 88 gra dhe vajza. Kryetarë ishin Iljaz Reka dhe Ali Manaj. Deputetë më të spikatur ishin: Abdyl Këllezi, Dritëro Agolli, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Fiqrete Shehu, Nexhmije Hoxha, Kristaq Rama, Ismail Kadare, Petrit Dume, Hysni Kapo, Vito Kapo, Ramiz Alia. Zgjedhjet e 16-ta ose të 9-at në komunizëm u mbajtën më 12 nëntor 1978. Kuvendi i nisi punimet nga 25 dhjetor 1978 nderi në 1982. Kuvendi kishte 250 deputetë, mes tyre 80 gra dhe vajza. Kryetar ishte Pali Miska. Deputetët më të spikatur ishin: Adil Çarçani, Enver Hoxha, Gaqo Nesho, Mehmet Shehu, Fiqrete Shehu, Vito Kapo, Kristaq Rama, Manush Myftiu, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Reshat Arbana, Luftar Paja, Spiro Koleka, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha. Zgjedhjet e 17-ta ose të 10-at në komunizëm u mbajtën më 14 nëntor 1982. Kuvendi nisi punimet nga 22 nëntor 1982 nderi në 1987. Kuvendi kishte 250 deputetë, mes tyre 77 gra dhe vajza. Kryetar ishte Pali Miska. Deputetët më të spikatur ishin: Adil Çarçani, Enver Hoxha, Vito Kapo, Kristaq Rama, Manush Myftiu, Dritëro Agolli, Reshat Arbana, Luftar Paja, Spiro koleka, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha. Zgjedhjet e 18-ta ose të 11-at në komunizëm i mbajtën 1 shkurt 1987. Kuvendi nisi punimet nga 19 nëntor 1987 nderi në 1991. Kuvendi kishte 250 deputetë mes tyre 73 gra dhe vajza. Kryetar ishte Petro Dode. Deputetët më të spikatur ishin: Adil Çarçani, Vito Kapo, Kristaq Rama, Manush Myftiu, Dritëro Agolli, Reshat Arbana, Luftar Paja, Spiro Koleka, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha.

ZGJEDHJET E TRANZICIONIT

Zgjedhjet e 19-ta ose të parat pas rrëzimit të komunizmit u mbajën më 31 mars 1991. Kuvendi nisi punimet nga 15 prill 1991 nderi në 4 shkurt 1992. Kishte 250 deputetë, mes tyre 9 gra dhe vajza. Kryetar ishte Kastriot Islami. Deputetët më të spikatur ishin: Adil Çarçani, Fatos Nano, Dritëro Agolli, Sali Berisha, Ylli Bufi, Neritan Ceka, Gramos Pashko, Dhimitër Anagnosti. Zgjedhjet e 20-ta ose të 2-tat pas rrëzimit të komunizmit u mbajtën më 22 mars 1992. Kuvendi nisi punimet nga 4 prill 1992 dhe vijoi deri në 29 mars 1996. Kuvendi kishte 153 deputetë, mes tyre 9 gra dhe vajza. Kryetar ishte Pjetër Arbnori. Deputetët më të spikatur ishin: Agron Musaraj, Ali Spahia, Fatos Nano, Dritëro Agolli, Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, Neritan Ceka, Gramos Pashko, Dhimitër Anagnosti, Aleksandër Meksi, Ilir Meta, Pandeli Majko. Zgjedhjet e 21-ta ose të 3-tat pas rrëzimit të komunizmit u mbajtën më 26 maj 1996. Kuvendi njsi punimet nga 1 korrik 1996 deri në 15 maj1997. Këto cilësohen zgjedhjet më të këqia që janë zhvilluar pas rrëzimit të komunzimit. Braktisja e zgjedhjeve në mes të procesit të votimit nga PS, solli abuzime masive me votën nga përfaqësuesit e PD. Kuvendi kishte 140 deputetë, mes tyre 21 gra dhe vajza. Kryetar ishte Pjetër Arbnori. Deputetët më të spikatur ishin: Agron Musaraj, Ali Spahia, Sabri Godo, Aleksandër Meksi, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Tritan Shehu, Albert Brojka, Bashkim Kopliku. Zgjedhjet e 22-ta ose të 4-tat pas rrëzimit të komunizit u mbajtën më 29 qershor 1997. Kuvendi nisi punimet nga 23 korrik 1997 dhe vijoi deri në 17 maj 2001. Kuvendi kishte 163 depetetë bashkë me ndryshimet, mes tyre 11 gra dhe vajza. Kryetar ishte Skënder Gjinushi. Deputetët më të spikatur ishin: Rexhep Meidani, Sabri Godo, Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Kiço Blushi, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Pandeli Majko, Namik Dokle, Arben Imami, Sabit Brokaj, Limoz Dizdari. Zgjedhjet e 23-ta ose të 5-tat pas rrëzimit të komunizmt u mbajtën më 24 qershor 2001. Kuvendi njsi punimet nga 3 shtator 1997 dhe vijoi deri në shtator 2005. Kuvendi kishte 145 deputetë bashkë me ndryshimet, mes tyre 9 gra dhe vajza. Kryetar ishte Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi. Depuetët më të spikatur ishin: Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Makbule Çeço, Pandeli Majko, Pjetër Arbnori, Monika Kryemadhi, Ben Blushi, Skënder Gjinushi, Vath koreshi, Teodor Laço, Valentina Leskaj, Bamir Topi. Zgjedhjet e 24-ta ose të 6-tat pas rrëzimit të komunizmit u mbajtën më 3 korrik 2005. Kuvendi nisi punimet nga 3 shtator 2005 dhe vijoi deri në shtator 2009. Kuvendi kishte 145 deputetë bashkë me ndryshimet, mes tyre 9 gra dhe vajza. Jozefina Topalli u bë kryetarja e parë grua në krye të kuvendit. Deputetët më të spikatur ishin: Fatos Nano, Sali Berisha, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Pandeli Majko, Sokol Olldashi, Arta Dade, Lulzim Basha. Zgjedhjet e 25-ta ose të 7-tat të tranzicionit u mbajtën 28 qershor 2009. Kuvendi nisi punimet nga 3 shtator 2009 dhe vijoi deri në shtator 2013. Kuvendi kishte 140 deputetë, mes tyre 9 gra dhe vajza. Kryetare ishte Jozefina Topalli. Deputetët më të spikaturishin: Ben Blushi, Sokol Olldashi, Sali Berisha, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Lulzim Basha. Zgjedhjet e 26-ta ose të 8-tat pas rrëzimit të komunizëm u mbajtën më më 23 qershor 2013. Kuvendi nisi punimet nga shtatori 2013 deri në shtator 2017. Kuvendi kishte 140 deputetë, mes tyre 9 gra dhe vajza. Kryetar ishte Ilir Meta. Deputetët më të spikatur ishin: Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Jozefina Topalli, Astrit Patozi. Zgjedhjet e 27-ta ose të 9-tat pas rrëzimit të komunizmit u mbajtën më 25 qershor 2017. Kuvendi nisi punimet nga shtator 2017 dhe do të vijojë deri në shtator 2021. Kuvendi kishte 140 deputetë, mes tyre 9 gra dhe vajza. Me dorëzimin e mandateve të Partisë Demokratike kuvendi arriti deri në 122 deputetë. Kryetar ishte Gramos Ruçi. Deputetët më të spikatur ishin: Lulzim Basha, Sali Berisha, Edi Rama, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi, Nora Malaj.

(Tabela)

28 ZGJEDHJET E ZHVILLUARA NË 109 VJET SHTET SHQIPTAR

Zgjedhjet më 5 prill 1921. Këshilli Kombëtar kishte 78 deputetë. Me ndryshimet 95 deputetë. Kryetarë ishin Pandeli Evangjeli, Eshref Frashëri.
Zgjedhjet më 27 dhjetor 1923. Kuvendi Kushtetues kishte 101 deputetë. Kryetarë ishin Petro Poga, Eshref Frashëri.
Zgjedhjet më 17 maj 1925. Dhoma e Deputetëve kishte 57 deputetë. Me ndryshimet, 69 deputetë. Kryetar ishte Kostaq Kotta. Senatorë kishte 20 dhe kryetar ishte Pandeli Evangjeli.
Zgjehdjet më 17 gusht 1928. Asambleja Kushtetuese kishte 58 deputetë. Me ndryshimet 66 deputetë.
Zgjedhjet më 17 nëntor 1932. Parlamenti kishte 58 deputetë. Me ndryshimet 62 deputetë. Kryetar i parlamentit ishte Kostaq Kotta.
Zgjedhjet më 31 janar 1937. Parlamenti kishte 59 deputetë. Kryetarë ishin Kostaq Kotta dhe Pandeli Evangjeli
Zgjedhjet më 1 tetor 1943. Kuvendi Kombëtar kishte 203 deputetë. Kryetar ishte Lef Nosi.
Zgjedhjet më 2 dhjetor 1945. Asamblenë Kushtetuese, 82 deputetë. Mes tyre 6 gra. Me dnryshimet 101 deputetë. Kryetar ishte Tuk Jakova.
Zgjedhjet më 28 maj 1950. Kuvendi Popullor kishte 121 deputetë, me ndryshimet 126 deputetë. Mes tyre shin 17 gra. Kryetarë ishin Teodor Heba dhe Mihal Prifti.
Zgjedhjet më 30 maj 1954. Kuvendi Popullor kishte 134 deputetë, me ndryshimet 139 deputetë. Mes tyre 17 gra. Kryetarë ishin Gogo Nushi dhe Rita Marko.
Zgjedhjet më 1 qershor 1958. Kuvendi Popullor kishte 188 deputetë, me ndrysimet 190 deputetë. Mes tyre 18 gra. Kryetar ishte Medar Shtylla.
Zgjedhjet më 3 qershor 1962. Kuvendi Popullor kishte 214 deputetë, me ndryshimet 218. Kryetar ishte Medar Shtylla dhe Leftar Goga. Mes tyre kishte 25 gra.
Zgjedhjet më 10 korrik 1966. Kuvendi Popullor kishte 240 deputetë, me ndryshimet 244 deputetë. Kryetar ishin Abdyl Këllezi dhe Behar Shtylla. Mes tyre kishte 40 gra.
Zgjedhjet më 20 shtator 1970. Kuvendi Popullor kishte 264 deputetë. Me ndryshimet 267 deputetë, mes tyre 71 gra. Kryetarë ishin Fadil Paçrami dhe Iljaz Reka.
Zgjedhjet më 6 tetor 1974. Kuvendi Popullor kishte 250 deputetë. Me ndryshimet 264 deputetë, mes tyre 88 gra. Kryetarë ishin Iljaz Reka dhe Ali Manj.
Zgjedhjet më 12 nëntor 1978. Kuvendi Popullor kishte 250 deputetë, mes tyre 80 gra. Kryetar ishte Simon Stefani.
Zgjedhjet më 14 nëntor 1982. Kuvendi Popullor kishte 250 deputetë, mes tyre 77 gra. Kryetar ishte Pali Miska
Zgjedhjet më 1 shkurt 1987. Kuvendi Popullor, kishte 250 deputetë, mes tyre 73 gra. Kryetar ishte Petro Dode.
Zgjedhjet më 31 mars 1991. Kuvendi Popullor kishte 250 deputetë, mes tyre 9 gra. Kryetar ishte Katsriot Islami.
Zgjedhjet më 22 mars 1992. Kuvendi kishte 140 deputetë, mes tyre ishin 9 gra. Kryetar ishte Pjetër Arbnori.
Zgjedhjet më 26 maj 1996. Kuvendi kishte 140 deputetë, mes tyre 21 gra. Kryetar ishte Pjetër Arbnori.
Zgjedhjet më 29 qershor 1997. Kuvendi kishte 155 deputetë. Mes tyre 11 gra. Kryetar ishte Skënder Gjinushi.
Zgjedhjet më 24 qershor 2001. Kuvendi kishte 140 deputetë. Mes tyre 9 gra. Kryetarë ishin Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi.
Zgjedhjet më 3 korrik 2005. Kuvendi kishte 140 deputetë. Mes tyre kishte 9 gra. Kryetare ishte Jozefina Topalli.
Zgjedhjet më 28 qershor 2009. Kuvendi kishte 140 deputetë, mes tyre 23 gra. Kryetare ishte Jozefina Topalli.
Zgjedhjet më 23 qershor 2013 për Kuvendin, 140 deputetëm mes tyre 25 gra. Kryetar ishte Ilir Meta.
Zgjedhjet më 25 qershor 2017. Kuvendi ka 140 deputetë. Me ndryshimet e bëra ka 122 deputetë. Mes tyre 39 gra. Kryetar është Gramos Ruci.
Zgjedhjet më 25 prill 2021.

SHKARKO APP