Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet në Mal të Zi, Artan Fuga: Shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar. Sikur vota e tyre të merrte kuptimin e një “plumbi” në ballë

Forum E hënë, 31 Gusht 2020 11:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Artan Fuga

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Çfarë na ka pickuar elektoralisht?
Shënim
Ja edhe zgjedhjet përfunduan në Mal të Zi. Pavarësisht se cila forcë do ta krijojë qeverinë, një gjë është e qartë! Atje shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar dhe nuk e shndërruan fushatën elektorale, as votën e lirë dhe të fshehtë, në rast ndarjesh, përçarjesh dhe histerish nacionaliste dhe kombëtare!
Kam pasur rastin të intervistoj dhe anketoj thellë shqiptarë atje dhe e di sesa të mençur dhe të emancipuar janë në shumë drejtime! Kam simpati të veçantë! Lëre se çfarë niveli jetese kanë!!!
Imagjino se çfarë gabimi do të kishin bërë sikur vota e tyre të merrte kuptimin e një vote – “plumb në ballë” ndaj komshiut të tyre malazez, serb, kroat, turk, rom, apo boshnjak!
Ata e dinë miliona herë më mirë sesa ne shqiptarët “mëmë” se si votohet, për kë votohet, qytetarisht, demokratikisht, kombëtarisht! Pse budallenj janë?
Por po e le këtë mënjanë se histori e gjatë.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Një pyetje kam për veten dhe nuk i jap dot zgjidhje: Si nuk dëgjojmë te fqinjët ballkanikë histori si tona, me blerje dhe shitje votash, me komisionerë – hajdutë a policë votash, si nuk dëgjojmë sherre për kod zgjedhor dhe ndryshime kushtetute në sekondën e fundit për qëllime elektorale, si nuk dëgjojmë kërkesa për anulime zgjedhjesh e ku e di unë tmerre si këto?
Sigurisht në botimin tim “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare” kam marrë analizë si është përvetësuar pushteti nga politika duke iu rrëmbyer qytetarit.
Mirëpo pas kësaj mbetet një pyetje në planin antropologjik që e mendoj, e studioj, dhe nuk e zgjidh dot: Përse ne kemi hyrë në këtë ndotje të demokracisë saqë as votat nuk dimë realisht t’i numërojmë dhe të tjerët jo?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pse të tjerët jo? Pse ky kob, kjo murtajë, ky qelbësirëllëk te ne dhe jo te të tjerët? Lëreni mos u nxitoni të më jepni përgjigje si ato që më japin në pijetoren e fshatit tim, apo si ato që dëgjoj çdo ditë kur njerëz të ndryshëm nga padija, të shkretët, ia fusin kot!

Ca thonë: shqiptarë hesapi!!! Po mirë po këta shqiptarët e Malit të Zi nuk janë shqiptarë!!!
Ca thonë: Ballkan hesapi!!! Po mirë po këta grekët nuk janë ballkanas këta???
Ca thonë: E mo, pesëqind vjet osmanllëk!!! Po mirë mo mirë, po këta rumunët, bullgarët, kosovarët, maqedonasit, këta nuk iu ka kaluar turku i vjetër përsipër këtyre?
Ca thonë: E po diktatura e dikurshme! Po mirë po diktatura duhej të na bënte ta mbanin të shndritshme demokracinë, ata spanjollët, portugezët, italianët nuk patën diktatura të gjata ata?
Ca thonë, po ja që jemi shumicë shqiptare, myslimane (a thua se feja është kundër demokracisë!!!), po mirë po këta boshnjakët, kosovarët, këta shqiptarët në Ulqin, në Prishtinë, në Dibër të Madhe, a gjetiu, këta nuk janë shumicë shqiptare me fe në shumicë myslimane si traditë dhe gjendje reale?
Ca thonë lufta për pushtet!!! Po pse mo nuk ka luftë për pushtet në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, a në Serbi??? Ku ka pushtet, ka luftë për pushtet që nga Cingiz Kani e Perandoresha Ki deri te bashkia e Kavajës, Urës Vajgurore e Poliçan?
Mister i madh!

Çfarë na ka pickuar, kafshuar, helmuar, prishur “dasmën”?
Se të them që jemi budallenj, nuk e them dot! Se kur shkojmë e jetojmë jashtë bëhemi njerëz!

Mos është pyetje pa përgjigje???
Mos vallë si në shkencat edhe tjera, mendja shpjegon si ndodh, por jo pse ndodh?
Se ja thuhet se trupat tërhiqen, ta zemë eksperimentohet që bien në gjendje të lirë mbi Tokë, zbulohet edhe formula që mat këtë rënie, por askush nuk ka shpjeguar dot se përse trupat tërhiqen, pse, ca thonë se ka forca elektromagnetike, po pse ka forca elektromagnetike? Pse nuk themi njësoj, sikurse neopragmatizmi amerikan ka zbuluar me aq inteligjencë, se trupat tërhiqen nga dashuria për njeri tjetrin? Pse nuk them sepse trupat qiellorë nuk e njohin distancimin social, pra nuk kanë as Covid19, as malarie, as kolerë!!!
Po jemi bërë turpi i Evropës me këtë histori! Edhe turpin e hamë me bukë, po pyetja misterioze mbetet: Kush po na e fut?

Etiketat e lidhura

artan fuga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 10 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 14 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 16 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 25 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.