Zheji: Ministrat e rinj, butona që shtyp kryeministri

Për drejtuesin e emisionit “360 gradë” Artur Zheji ministrat e rinj nuk janë gjë tjetër përveçse, këshilltarë apo sekretarë që kryeministri Rama i shtyp si butona.

Zheji: Këta janë pa një karrierë dhe pa një personalitet të fituar në betejat politike apo elektorale. Janë buton që shtyp kryeministri dhe që krijon ministra. P.sh një këshilltare të dytë e bëri ministre Kulture.  Këta ministra nuk do jenë gjë tjetër vetëm se këshilltarë apo sekretarë por që quhen ndryshe edhe ministra. Është vazhdimi i pushtetit të Ramës nëpër gjithë këto ministri. Pra personalitete më të zbehta që nuk kanë të kaluar politike. Janë njerëz që një pjesë e tyre në i pamë për herë të parë.  

Në një analizë që Zheji bëri me telefon për Ora News, u shpreh se ajo që Rama bëri në Asamble ishte një show dhe një mesazh për të thënë se unë jam mbi palët dhe këta janë fajtorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zheji: Ky ishte qëllimi, të befasonte, të bënte show dhe të dërgonte këtë mesazh: Unë jam mbi palët, mbi protestuesit dhe mbi ata të cilët sot edhe mund të qajnë, por që janë mëkatarët e kësaj gjendje. Pra mëkatarët të shkojnë në shpi, ose të punojnë në parti. Ndërkohë të rinj do vijnë që të bëjnë punën që unë them, sepse unë jam mjeshtri i madh. Unë jam i pafajshëm sepse informohen me vonesë ose keqinformohen nga ata që sapo u larguan. Kjo është pjesa e keqe e qeverisë, kjo është pjesa e dështuar e PS. Unë do vazhdoj të sjell pjesën më të mirë në krye dhe do kërkoj të marr dhe mandatin e 3,4,5 etj. Një teatër i madh, ku Rama në fund të Vitit të Ri nuk bëri Babagjyshin e Vitit të Ri, por hodhi nga ballkoni Babagjyshin e Vitit të Ri. La të shtangur ministrat e vet, me të cilët ka ndarë shumë gjëra. Kësaj radhe i tha dilni nga tryeza e madhe e llokmave të pushtetit, do vijnë të tjerë sepse PS do vazhdojë të fitojë. Ju u diskredituat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?