Zonja e hekurt e Europës

Duke nisur që nga drejtimi i Europës dhe duke vazhduar me drejtimin e suksesshëm  të Gjermanisë larg recesionit, Angela Merkel qëndron akoma e fuqishme në zyrën e saj që prej gati dhjetë vitesh. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndryshuar politikën e Gjermanisë që nga momenti kur ajo fitoi zgjedhjet në 2005. Arritjet e saj jo vetëm në politikën Gjermane, por edhe në drejtimin e Europës, e kanë bërë atë femrën më të suksesshme në fushën e politikës dhe jo vetëm. Ja se cilat janë arsyet që Angela Merkel ka qëndruar në krye të politikanëve gjermanë dhe atyre botërore.

Forca vepruese e saj prej një zyrtareje të lartë

Aktualisht Merkel është në mandatin e saj të tretë. Gjermania nuk ka pasur asnjë lider tjetër kaq të fuqishëm sa Merkel, përveç Konrad Adenauer që ka qëndruar më shumë në fronin e Gjermanisë. Liderët Helmut Kohl dhe Helmut Schmidt iu afruan politikave të tyre të suksesshme, por asnjëherë në atë masë sa të sipërmendurit. Gjithsesi akoma nuk ka informacione të sakta nëse Merkel do të kandidojë për një mandat të katërt, pasi spekulimet thonë se nëse nuk do të ndiqen të njëjtat politika do të jetë e vështirë vendosja e dikujt tjetër dhe si rezultat nuk dihet çfarë impakti do të kenë politikat e reja.

Lidere e Europës dhe Euros

Nuk duhet shumë për të kuptuar se në çdo ngjarje të rëndësishme që ndodh në Europë, Merkel do të jetë aty për ti dhënë një zgjidhje. Shpesh herë ajo është vetëquajtur “Lidere e Europës” dhe për këtë padyshim kanë ndihmuar politikat e saj. Vihet re roli i saj kundrejt euros dhe si rrjedhojë  çështja e Greqisë. Çështja e shumëpërfolur e Greqisë, ka nxjerr një konkluzion, se realisht Eurozona mund të mbijetojë dhe pa Greqinë, e cila është zhytur në recesion. Presioni që Merkel është duke bërë në pjesën tjetër të Europës me të njëjtat politika, si dhe ndikimet e saj mbi tregun europian, duket se i kanë afruam mjaftë miq, pikërisht liderët lindor, duke shfaqur hapur një mision të përbashkët, daljen nga kriza. Merkel asnjëherë nuk do mund të quhej një lidere e zonja, nëse në shoqëri nuk do të ishin prodhuar kolapse ekonomike. Mesa duket, gjithçka ka qenë në krahë të saj për të shndërruar në atë që është sot. Shprehja e Merkel se: “Nëse Euro bie, atëherë Europa bie” shpreh qartë angazhimin e saj kundrejt Europës. Nëse për Konrad Adenauer, ish-lideri i Europës, çështja kryesore ishte Traktati i Romës, për Merkel duket se janë rezervuar më shumë çështje që duhen zgjidhur, si për shembull çështja e rënies së Euros apo kriza e Europës dhe Greqisë. Ndërsa për Helmut Kohl çështja më e rëndësishme ishte Integrimi i Gjermanisë në Europë.

Ekonomia

Duke e krahasuar me rastin e liderëve të tjerë europianë, të cilët kanë dështuar me përballjen e krizës, ose janë përpjekur mos të zhyten më shumë vendin në recesion, Merkel ka lulëzuar. Si rezultat Gjermania ka shkëlqyer, marr shkasë kjo nga avantazhet që i krijonin përfitimet e përqindjeve të obligacioneve. Sfida e radhës e Merkel qëndron te fuqia punëtore, pasi ajo që synon vet Merkel është një fuqi punëtore e diversifikuar marr shkasë dhe nga politikat e saj ekonomike.

Reforma e Energjisë

Pas shkatërrimit të Fukushima, Merkel i surprizoi të gjithë duke thënë se do të mbyllte 8 nga 17 reaktorët bërthamorë. E gjithë kjo shërbeu si një strategji e mirë, jo vetëm për të ngadalësuar ngrohjen globale por edhe për të vendosur një rend të ri botëror, përsa i përket fuqisë energjetike. Të tjerë e cilësuan këtë veprim të Merkel si një veprim tepër emocional duke marr shkasë nga rasti i Fukushima, si një mënyrë për të tërhequr rreth vetes investitorë të fuqishëm në fushën e energjetikës. Merkel hodhi pjesën më të madhe të peshës së saj mbi supet e Kryetari të Komisionit Europian Juncker, dhe në mënyrë diplomatike mundi ti jepte një goditje të rëndë përpjekjeve të kryeministrit Britanik David Cameron për të bllokuar ish-kryeministrin e Luxemburgut në politikat e reja Europiane. Më vonë Merkel arriti të kuptonte se realisht nuk e donte si një aleat Juncker dhe se realisht ai ishte një kandidat i dobët.

Kompensimi prindëror

Strategjia për të mbështetur çiftet me fëmijë mori jetë në vitin 2007, ajo është cilësuar si një strategji për të ndihmuar çiftet për të kaluar vështirësinë financiare duke sjellë dhe një ulje të lindshmërisë në Gjermani. Skema financiare u jep të drejtën prindërve të fitojnë rreth 67% të pagës së tyre, në momentin që një fëmijë ka ardhur në jetë. Merkel arriti të fitonte ndaj kundërshtarëve të saj, të cilët vlen të përmendet se ishin brenda koalicionit të saj, për të mbrojtur strategjinë e saj, e cila konsiderohej si një çmenduri nga aleatët e saj.

Paga Minimale në Gjermani

Një tjetër politikë e Merkel ka qenë dhe vendosja e një page minimale për çdo klasë punëtore, e cila llogaritet gati 8.50 euro për orë. Nga mbështetësit e saj, kjo është cilësuar si një politikë e cila do të thellonte akoma më shumë ndarjen e klasave sociale në shoqërinë Gjermane. Ajo gjithashtu ka ndjekur një politikë rritje pagash ndaj punonjësve që kanë punuar për një kohë të gjatë me paga të ulëta, në rastet kur kompanitë kanë pasur të nevojshme.

Politika e saj e jashtme dhe Rusia

Merkel ka bërë përpjekje maksimale për të pasur një politikë të jashtme  frytdhënëse, kjo mund të evidentohet qartë në përpjekjet e saj për të pasur një bashkëpunim me liderin rus Vladimir Putin. Fal njohurive të kulturës lindore që Merkel disponon, jo vetëm mund të flas rrjedhshëm rusisht, por standardet e saj mbi njohjen e kulturës lindore arrijnë majat, edhe pse ajo nuk është një fanse e politikave të Putin. Gjithsesi Merkel ka theksuar faktin se presioni i tepërt ndaj Rusisë nga ana e liderëve botërorë, nuk është aspak një lëvizje e zgjuar, pasi nuk do të sillte asnjë të mirë për Europën.

 

Suksesi në parti me një përqindje të lartë meshkujsh

Nuk mund të konsiderohet pozitiv dhe shumë fakti i të qenurit një protestante, pa fëmijë, në krye të Bashkimit më të madh Kristian-Demokrat. Një parti e dominuar më shumë nga meshkuj , rrënjët e së cilës vijnë nga Gjermania Perëndimore. Të gjitha këto e kanë bërë që të ndryshoj jo vetëm botëkuptimin e këtij grupimi, por edhe Gjermaninë në tërësi. Ajo është e suksesshme duke lënë shumë burra pas në jetën politike të Gjermanisë. Kjo është Angela Merkel.

“The Guardian”. Përgatiti: Viola Thoma

SHKARKO APP