FOTO/ Rama: Vijojnë punimet në shkollën simbol të qytetit të Beratit, “Babë Dudë Karbunara”

Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të premteje ka ndarë foto nga punimet që vijojnë në shkollën simbol të qytetit të Beratit, “Babë Dudë Karbunara”.
Kreu i qeverisë thotë edhe se shkolla e re do të jetë me 4 kate, palestër, auditor, bibliotekë, klasa, hapësira ndihmëse dhe laboratore në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4380 m2.
”Vijojnë punimet në shkollën simbol të qytetit të Beratit, “Babë Dudë Karbunara”, që tashmë po rilind me ambiente e kushte dinjitoze, për të pritur shumë shpejt nxënës e mësues të saj. Shkolla e re do të jetë me 4 kate, palestër, auditor, bibliotekë, klasa, hapësira ndihmëse dhe laboratore në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4380 m2, duke funksionuar edhe pas mësimit për aktivitete komunitare”,-shkruan Rama.