Ada Demiraj, kandidate e LSI në Tiranë: Të votosh nuk është vetëm një e drejtë, por detyrim për vendin
Ada Demiraj, kandidate e LSI në Tiranë, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë dhe të reja në Domje.
Demiraj shprehet se pjesëmarrja në votime e të rinjve nuk është vetëm një e drejtë, por duhet të jetë dhe një detyrim për vendin.
“Ky takim i zhvilluar sot ne Domje Tirane do mbetet shume gjate ne memorien time, jo vetem nga pjesmarrja e ketij grupi te rinj e te rejash dhe deshira e tyre por tu angazhuar por nga diskutimet e shumta,ndarja e pikepamjeve tona, shkembimi i mendimeve mjaft cilesore me njeri tjetrin mbi menyren se si mund te kontribuojme ne permiresimin e kushteve te jeteses, uljen e varferise, mundesi reale punesimi, shendetesi e arsim cilesor etj.Te gjithe sebashku dakortesuam qe Te Votosh nuk eshte thjesht nje e Drejte por nje Detyrim#Lsi/Shtepia Juaj 🌹🌹”,- deklaron Demiraj.