FOTOT/ Piktorët shqiptarë emocionojnë Italinë në këto momente të vështira, mesazhi i veçantë përmes pamjeve të trishta

Piktori i njohur, Agron Polovina, së bashku me disa piktorë të tjerë kanë bërë një surprizë plot emocion përmes artit të tij të veçantë për Italinë, e cila po feston si kurrë më parë Pashkët, e gjunjëzuar nga koronavirusi.

Piktori Polovina i ka kushtuar Italisë një ekspozitë virtuale me foto të ndryshme nga vendi fqinj, përmes të cilave shihet situata e trishtë e boshatisjes nga njerëzit, për shkak të pandemisë.

Mesazhi i piktorit Polovina: 

EKSPOZITE VIRTUALE 3

“PLEIN AIR 2020

Kushtuar Italisë sonë të dashur që sot është në situate kaq të vështirë …

Në këtë kohë pandemie të COVID-19 që ka pushtuar planetin, solidariteti, kultura, kujdesi janë armët më të mira për tu përballuar.
Artistët e “PLEIN AIR ALBANIA” ju sjellim veprat e tyre të realizuar gjatë vizitave apo kolonive në Itali.

Me pjesëmarrjen e Agim Kadillarit, Agron Polovinës, Arsen Kurtit, Buron Kacelit, Nikolin Ivanajt, Pashk Pervathit, Sadik Kasës, Sefedin Stafës, Spiro Panaritit, Vangjo Vasilit dhe Xheneta Kadillarit.

P A S H K Ë T Ë G Ë Z U A R A !

SHKARKO APP