Home Aktualitet Gazetari i nj...

Gazetari i njohur Artan Hoxha: SPAK-u ka një hetim ku përzihen si pozita, ashtu edhe opozita!

1242
0

Sonte gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar se Prokuroria e Posaçme ka nën hetim çështje që nuk janë bërë publike dhe që mund të trazojnë më shumë ujërat në politikë.

Në fakt ka disa ditë që burime nga SPAK flasin për një hetim po zhvillohet për personazhe të politikës, medias dhe biznesit, ku priten surpriza.

Në studion e “Log.” në ABC me Endri Xhafon, gazetari tha se çështja në fjalë ka të përfshirë personazhe si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita. Hoxha tha se ka depozituar në SPAK provat që kishte.  Madje, duke iu referuar sulmeve të fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK ditët e fundit, gazetari thotë se ka nuhatur diçka nga sondazhet që ka bërë.

“Në një situatë të tillë, di që SPAK ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike. Çështje që kanë brenda edhe këta të opozitës dhe maxhorancë. Në të njëjtën çështje janë brenda. Besoj se është shpejt., kam dorëzuar në SPAK materiale për këtë gjë. Kam pasur prova dhe  kam vënë në dispozicion. Atë që kisha e dorëzova. Dhe kjo më krijon bindje se SPAK nuk po mban anë. Nuk është sukses të arrestosh një politikan por ta dënosh. Këto arrestimet që bëhen sa për fushatë janë të gabuara. Dënimet janë të rëndësishme. Kjo është situata që ne ndodhemi. Kryeministri në ato sondazhet e veta ka nuhatur diçka”, tha ai.

Më tej, Hoxha thotë se deklaratat e kryeministrit se SPAK po godet vetëm në anën e tij janë për të tërhequr vëmendjen. Gazetari shton se ka ardhur momenti që kryeministri s’mund të justifikohet më me faktin se “përgjegjësia është personale”.

“Reagimi i kryeministrit tërhoqi vëmendje. Unë besoj se është lëvizje taktike për spostim vëmendje. Nga ana tjetër në gjithë këtë histori mesa duket ato sondazhet e brendshme, po i duket sikur veprimet që ka bërë SPAK i ka minuar pritshmëritë e publikut. Me dy ish ministra në burg, me ish deputetët në qeli sigurisht që ka ardhur momenti që nuk mund të justifikohet më me përgjegjësi personale. S’mundet të na tregojë më se nuk dinte gjë. Pse ti vete dhe zgjedh pikërisht këta?

Rama deri tani i ka dhënë vetes atributin sikur ai ishte babai i reformës në drejtësi, ai luftoi me korrupsionin. Nuk llogariti që do merrte edhe mandatin e tretë. Tani s’ke as kujt ti qahesh”- tha gazetari i njohur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit