“Safin”, një perlë turistike në Orikum
U nisa drejt Orikumit. Një fundjavë ndryshe, mendova. Më një hezitim të vogël mora udhën përtej Vlorës drejt hotelit që më kishte adresuar një mik. Te rrethrrotullimi, pasi kalon Radhimën, ndalova për t’u siguruar se mos ngatërroja vendin e hotelit të shumë reklamuar në Tiranë.
-A është larg që këtu hoteli Safin?- pyes policin e trafikut
-Aa! Ec drejt, dhe do ta gjeni kollaj. Është hoteli dhe vendi më i bukur që është bërë vjet buzë detit në Orikum-tha polici, të cilit i zgjata një shishe uji, pasi temperatura shënonte 37.5 gradë.
Arritëm në hotel. Një mrekulli na u shfaq, buzë detit e ku ishte mes hotelit e detit edhe një port jahtesh. Turistët kishin ardhur e vinin edhe me jahte nga deti, ku ankoronin buzë hotelit.
Shkuam të recepsioni, dy vajza simpatike, njëra e quajtur Xhorxhina dhe tjetra Ada, na priten gjithë buzagaz e mirësjellje.

Në foto: Vajzat e recepsionit, Xhorxhina (majtas) dhe Ada
Morëm celesin e dhomës, kati dy, me pamje mahnitëse nga deti. Pas pak dolëm gjithë kërsheri për tu ambjetuar me hotelin, restorantin, pishinën dhe natyrisht te porti jahtëve.
Ishte darkë. Kryekamarieri xhentil, Edmond Gurori, na ofroi një tavolinë në qoshe.

Në foto: Kryekamarier Edmond Gurori
-Këtu ulet dhe shefi i madh!- foli dhe bëri shenjë kamarierit.
-Jam Igli Xhelo, jam në dispozicionin tuaj-na u drejtua dhe na dha menynë. Pas pak dy ndihmëskamariere, me sa duket nga Afrika, sollën servisin e parë.

Në foto: Kamarieri Igli Xhelo
– What country are you from, if you don’t mind me asking?- i pyeta jo pa kureshtje.
– I’m from Kenya, and my friend is from Ghana!- u përgjigj vajza nga Kenia, vajzë simpatike.
– Are you employed under a work contract, or are you working without a contract?- vazhdova insistimin tim ndonëse bashkëshortja me bënte me shenjë se çke pse i pyet.
– I have a regular employment contract and social security coverage- u përgjigjen të dyja. Më duhej të mos vazhdoja më pasi solla një ngrysje të bashkëshortes që u mora me afrikanet.

Në foto: Vajza nga Gana
Kjo ishte nata e parë në “Safin”.
Të nesërmen morëm udhën rreth hotelit, buzë detit dhe duke bërë foto te porti i jahtëve dhe u “dogjëm” në diell te plazhi i “Safin”.


Orikumi është një qytezë e vogël.
Orikumi është në rrethin e Vlorës , në jug të gjirit të Vlorës.
Por pak histori, shkurt: Qyteti antik ORIKU i themeluar nga EUBEASIT në shekullin Vl p.e.r në trojet e fiseve ilire te amanteve, mbi kodrën e njohur me emrin PALEOKASTER. Përmendet nga autorët antik të shekullit të V p.e.r si port i rëndesishem i adriatikut. U shfrytezua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedoneve, luajti një rol të rëndësishem në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r ,ë shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga nje tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl. Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “JERIKO”. Në shekullin e Vll pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit.
Pra Orikumi është një nga qytetet më të veçanta të bregdetit shqiptar, ku historia mijëravjeçare ndërthuret me bukurinë natyrore të Gjirit të Vlorës dhe detit Jon. I vendosur rreth 15 kilometra në jug të qytetit të Vlorës, ai shtrihet në hyrje të Gadishullit të Karaburunit dhe përbën një nga portat kryesore drejt Rivierës Shqiptare.
Historia e Orikumit nis më shumë se 2500 vjet më parë. Në afërsi të qytetit të sotëm ndodhen rrënojat e qytetit antik të Orikut, një nga qendrat më të rëndësishme të brigjeve ilire dhe më pas të botës romake. Falë pozitës së tij strategjike në hyrje të Gjirit të Vlorës, Oriku u shndërrua në një port të rëndësishëm tregtar dhe ushtarak. Në vitin 48 para erës sonë, Jul Cezari zbarkoi pikërisht në Orik gjatë luftës civile kundër Pompeut, duke e bërë qytetin pjesë të historisë së Perandorisë Romake.
Sot, Parku Arkeologjik i Orikut ruan një pjesë të kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme. Vizitorët mund të shohin muret rrethuese, rrugët antike, teatrin, ndërtesa publike dhe monumente të periudhave helenistike, romake e bizantine, të cilat dëshmojnë për rëndësinë që kjo qendër ka pasur ndër shekuj.
Përveç vlerave historike, Orikumi spikat për natyrën e tij të rrallë. Qyteti ndodhet mes detit dhe maleve, duke ofruar një panoramë të mrekullueshme ku bashkohen ujërat e kristalta, pyjet mesdhetare dhe relievi shkëmbor i Karaburunit. Klima e butë, plazhet e pastra dhe qetësia që karakterizon zonën e kanë kthyer Orikumin në një destinacion të preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj.
Nga Orikumi nisen çdo ditë ekskursione drejt Gadishullit të Karaburunit, Ishullit të Sazanit dhe Shpellës së Haxhi Aliut, tre prej atraksioneve më të njohura turistike të Shqipërisë. Gjithashtu, afërsia me Parkun Kombëtar të Llogarasë u jep vizitorëve mundësinë të kombinojnë turizmin bregdetar me atë malor brenda një dite.
Një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit luan edhe Marina e Orikumit, marina e parë moderne për jahte në Shqipëri. Ajo ka rritur ndjeshëm potencialin turistik të zonës dhe e ka bërë Orikumin një pikë të rëndësishme për lundrimin në Adriatik dhe Jon.
Ekonomia e qytetit mbështetet kryesisht në turizëm, peshkim, tregti dhe shërbime. Gjatë sezonit veror popullsia shumëfishohet për shkak të fluksit të madh të turistëve, ndërsa investimet në infrastrukturë, hoteleri dhe apartamente turistike kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e qytetit gjatë viteve të fundit.
Orikumi është një vend ku historia, natyra dhe deti bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Ai ofron jo vetëm pushime të qeta dhe peizazhe mbresëlënëse, por edhe mundësinë për të prekur nga afër një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë. Për këdo që viziton jugun e vendit, Orikumi mbetet një ndalesë e domosdoshme, ku e shkuara dhe e tashmja takohen në brigjet e një prej gjireve më të bukur të Mesdheut.

Pse ishte mrekulli për Orikumin investimi me “Safin”?
Investitori G.Ç. një biznesmen korrekt në punën e jetën e tij ishte menduar disa herë për të ndërtuar një hotel luksi mes një zone bregdetare të Orikumit, që ishte ende e varfër në investime serioze turistike.
Por e kishte nisur ndërtimin, ndonëse kishte pak mjedise turistike në atë zonë, natyrisht e kemi fjalën hotel dhe restorant me katër yje, ndonëse ajo që ishte në fakt te “Safin” e kishte me plot gojën emertimin me pesë yje.
Janë 130 dhoma, restorant, bar, pishinë, salla për mbledhje a konferenca, fitness,etj.
Mbi të gjitha G.Ç. i kishte dhënë prioritet cilësisë së shërbimit ndaj klientit. Edhe çmime të përballueshme. Gjatë tre ditëve që qëndruam në “Safin” ishte përplot; kishte nga Tirana, Kosova, Greqia, Italia dhe çifte nga Polonia e zonat nordike, etj.
Takuam dhe një grup turistësh që ishin afro 25 veta, grup, që kishin rezervuar në “Safin” nga Çekia. Ishin të zhurmësh, por sollën entuziazëm.
Një natë erdhën pesë jahte me të rinjë. Thamë se është porti i jahtëve buzë “Safin”. Ishin italianë, të rremujshëm por gjithë sharm, shumica ishin femra.
“Safin” ishte si një fanar aty në Orikum. Problemi nuk është te ketë vetëm një “Safin”, zhvillimi e konkurenca e do që shteti të jap leje sa me shumë investitorëve, që të mbushet me plotë “miniSafin” të tjerë, sepse rritet ekonomia e zonës, shtohet siguria, punësohen njerëz.
Biznesi VIP shton të ardhurat në buxhetin e shtetit, ul papunësinë, sjellë turistë, rrit emrin e Shqipërisë.
G.Ç. është një që e bëri punën e tij, i dha dritë zonës së Orikumit, por duhet që shteti të jetë me dashamirës me këta që investojnë miliona euro.
Shoqëria shqiptare nuk ka pse t’i shohë me armiqësi apo me zili biznesmenët më të mëdhenj të vendit vetëm për faktin se kanë krijuar pasuri të konsiderueshme. Ata investojnë miliona euro, sigurisht duke ndjekur interesat e tyre ekonomike dhe fitimin, por njëkohësisht kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Investimet e tyre sjellin të ardhura në buxhetin e shtetit përmes taksave e tatimeve, krijojnë vende të reja pune, nxisin zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe ndikojnë në rritjen e konsumit dhe të investimeve.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se biznesi duhet të jetë mbi ligjin apo të përfitojë privilegje të padrejta. Çdo sipërmarrës duhet të respektojë rregullat e konkurrencës së ndershme, të paguajë detyrimet fiskale dhe të ushtrojë aktivitetin e tij në përputhje me ligjin. Por kur një biznes zhvillohet në mënyrë të ligjshme dhe kontribuon në ekonomi, ai duhet të vlerësohet për rolin që luan në zhvillimin e vendit, jo të paragjykohet thjesht sepse ka arritur sukses financiar.
“Safin” është një perlë turistike, por dhe një fanar se si duhet të zhvillohet Orikumi.
E jo vetëm Orikumi!/S.P/

KOHA JONË SONDAZH

