Ylli Rakipi rikthehet me ”Të Paekspozuarit” në Vizion Plus
Emisioni “Të Paekspozuarit” rikthehet në ekranin e Vizion Plus, duke sjellë në prime time një nga formatet më të njohura të debatit politik në vend.
Nën drejtimin e gazetarit Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit” do të vijojë të ketë në qendër aktualitetin politik, zhvillimet më të rëndësishme në vend, aferat korruptive, përplasjen e ideve dhe debatet e drejtpërdrejta që e kanë karakterizuar ndër vite.
Në studio do të jenë disa prej analistëve më të njohur në tregun mediatik shqiptar, të cilët do të komentojnë dhe analizojnë ngjarjet kryesore politike, sociale dhe ekonomike, përmes këndvështrimeve të ndryshme dhe diskutimeve pa filtra.
Emisioni do të transmetohet në Vizion Plus, duke nisur nga data 8 tetor dhe duke vijuar transmetimin çdo të martë dhe të enjte, në orën 20:45.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4770

