FOTO/ Çfarë po ndodh në Prishtinë?

Situata është përshkallëzuar mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Kosovës, ku qindra protestues janë mbledhur për të kërkuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Me errësirën që ka përfshirë Prishtinën, protestuesit janë afruar drejt barrierave të vendosura nga Policia e Kosovës në hyrje të Kuvendit. Ata kanë kërkuar që deputetët të qëndrojnë brenda objektit dhe të mos largohen pa u hedhur në votim projektligji.

Përballë turmës, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë, duke vendosur edhe njësi speciale në pjesën e përparme të Kuvendit. Tensionet janë rritur edhe më tej pasi në drejtim të ndërtesës së Qeverisë janë hedhur fishekzjarre. Si kundërpërgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata vijon të mbetet e tensionuar në qendër të Prishtinës, ndërsa protestuesit vazhdojnë të kërkojnë votimin e projektligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?