Gazetarja shqiptare nga Romë, flet për një plan rus për vrasjen e ministrit italian

Gazetarja Alba Kepi nga Roma ka folur në lidhje me një plan rus që ka si synim që të vrasë ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ajo tha se në Itali vëmendja është maksimale duke theksuar se ky nuk është i vetmi rast që lidhet me te trupat mercenare ruse, Wagner.

“Padyshim që vëmendja është maksimale, por duhet thënë se nuk është vetëm ky rast. Kemi që në shtator, që në nisje të fushatës, një vëmendje ndaj trupave mercenare Wagner. Rritja e një fluksi emigrantëve në mënyrë absurde, ishte sinjali se ndoshta influenca ruse që donte të stabilizonte fushatën në Itali.

Shumë herë janë akuzuar mercenarët e Wagner edhe dyshohet që kanë çuar në dorëheqjen, Mario Draghi. Rusisa nëpërmjet këtyre trupave po kërkon të ndërhyjë në aktualitetin italian.

Kujtoj vëmendjen maksimale që qeveria Meloni po i kushton jugut të Europës. Ajo çka ata mendojnë është Rusia po synon të ketë influencën e saj në Evropën Jugore”.

SHKARKO APP