Gjeorgji-Portugali 1-0, Kvaratskhelia zhbllokon lojën dhe shtang Ronaldon
Gjeorgjia dhe Portugalia ndeshen me njëra-tjetrën në Gelsenkirshen për të mbyllur Grupin F. Debutuesit e këtij Europiani kërkojnë të surprizojnë Ronaldon me shokë, të cilët me një fitore të mundshme do të arrijnë të kualifikohen për në fazën tjetër. Nga ana tjetër “A Seleção” janë kualifikuar dhe si vend i parë në grup dhe për këtë arsye, Roberto Martinez ka preferuar të bëjë rotacion në skuadër dhe Ronaldo në sulm.
23’- Tjetër tentativë e luzitanëve, këtë herë me Palhinha, por gjuajtja e mesfushorit ndalet nga portieri Mamarashvili.
21’- Portugalia i afrohet golit të barazimit me Antonio Silvën. Mbrojtësi i heq topin shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldo.
16’- Cristiano Ronaldo, lëshon një predhë nga goditja e dënimit. Grushton në goditje këndi portieri Mamarashvili.
10’- Pretendime për një faull në afërsi të zonës te Portugalia. Arbitri vazhdon lojën, proteston Ronaldo.
2’- Gooool Gjeorgjia 1-0! Zhbllokohet sfida, Kvaraskhelia, nuk fal i vetëm me portierin, duke shënuar, për t’i dhënë avantazhin gjeorgjianëve.
FORMACIONET ZYRTARE:
GJEORGJIA: Mamardashvili, Kakabadze, Gvelesiani, Kashia, Lochoshvili, Dvali, Keiteishvili, Kochorashvili, Chakvetadze, Mikautadze, Kvaratskhelia.
PORTUGALIA: Costa, Inacio, Silva, Pereira, Dalot, Neto, Palhinha, Neves, Felix, Conceicao, Ronaldo.