FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani

Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani.

Gjyqtarja Lorena Çabe me kërkesë të prokurores Alma Felaj, i komunikoi të miturit në konflikt serioz me ligjin, masën e sigurisë arrest në burg.

Në prezencë të avokatit të autorit të dyshuar të vrasjes së Martin Canit, dhe një psikologu, përfaqësuesit e akuzës dhe togave të zeza mbërritën rreth orës 10:30 të të premtes në spitalin ku është i shtruar Mario Përlleshi, që gjithashtu mbeti i plagosur nga përleshja e të hënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca ishte planifikuar të zhvillohej të premten në orën 09:30 në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, por u pamundësua shoqërimi i të miturit, që ndodhej në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mjekëve, i riu ka kryer një operacion në pjesën e parakrahut pasi kishte prerë tendinat dhe për pasojë e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën në gjykatë.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për ngjarjen, referuar nenit 79 për “vrasje në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?