Gjimshiti: Eksperiencë e madhe për ne, por bëmë gabime!

Kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Berat Gjimshiti pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës që solli fundin e rrugëtimit të kuqezinjve në Euro 2024 e cilësoi si një ekzperiencë fantastike.
”E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam.
Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje. Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirë. Treguam ndeshje të mira.
Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë. Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, deklaroi qendërmbrojtësi kuqezi.