Rama: Këneta do ta përdorë SPAK-un si mjet për luftën e tyre politike

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish komentuesve ditën e sotme në rubrikën “Sy m’sy”.

Rama iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se ta quash opozitën kënetë është fyese.

“Këneta nuk është fjalë fyese, është një fakt dhe realitet, një dukuri natyrore gjeografike gjeologjike si të doni ju, që shfaqet në formën e ujit të ndenjur ku rriten shumë lloj speciesh dhe ku për hir të vërtetës, u bie pak më qaf atyre specieve. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë. Kjo nuk është fare fjalë fyese. Gjuha shqipe është shumë e pasur për mua, është dashuri e madhe dhe e përdor në të gjitha thellësitë kuptimin e saj. Fyerja është t’i thuash tjetrit gjëra që nuk i ka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka gjë më të madhe se t’i thuash tjetrit kriminel, drogaxhi, hajdut etj.
Për korrupsionin ka analizat, gjëra të para, të shkruara, të bëra, nuk jemi të parët në këtë fazë, të tjerët i kanë kaluar para nesh, prandaj janë aty ku janë e ne po shkojmë aty ku ata janë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këneta do spërkasë me llumin e vet gjithçka, këdo dhe vazhdimisht për ta përdorur llogoren antikorrupsion, SPAK si mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit dhe përmes një shantazhi permanent. Kjo është njëra anë e medaljes dhe është ajo që shohim”-u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?