“Good Morning America” promovon Shqipërinë: Zbuloni perlën e fshehur dhe disa nga plazhet më mahnitëse në botë

Show televiziv “Good Morning America” i ka kushtuar një hapësirë promovimit të Shqipërisë, ku ka vlerësuar plazhet dhe bukuritë natyrore, si perla të pazbuluara.

“Zbuloni perlat e fshehura të Shqipërisë”, ka qenë reportazhi i kushtuar disa prej bukurive të vendit tonë.

Itinerari i shout televiziv amerikan nis me Ksamilin e më pas me Sarandën dhe disa site turistike si Butrinti e Syri i Kaltër. Më pas vijon më qytetin e Gjirokastrës, ku medias amerikane i ra në sy vlerat antike të qytetit të gurtë.

Gjithashtu vlerësohet maksimalisht ushqimi shqiptar, teksa një turist amerikan nga Florida shprehet: Siç mund ta shikosh edhe nga stomaku im, kam ngrënë shumë.

“Ju do të gjeni disa nga plazhet më mahnitëse në të gjithë botën… një perlë me të vërtetë e pazbuluar”, shprehet Good Morning America.

SHKARKO APP