Habilajt thirrje Gjykatës së Lartë: Na ktheni pasuritë

Anëtarët e fisit të Habilajve, të fajësuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, e kanë zhvendosur në Gjykatën e Lartë betejën me SPAK për të rimarrë pasuritë e konfiskuara.

Përmes një rekursi të dërguar në Gjykatën e Lartë, Moisie Florian Habilaj kërkojnë prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të qershorit 2022.

Ky vendim la në fuqi Shkallën e Parë për kalim në llogaritë shtetit të 9 pasurive të tyre dhe familjarëve, me një vlerë prej gati 80 milionë lekë të rinj në total.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasuritë që kërkojnë të rimarrin Habilajt janë 2 apartamente, një garazh 514 m2, një njësi tregtare, si edhe 5 automjete të markave të ndryshme, mes të cilave edhe Audi A8.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?