Kur Moikom Zeqo sillte në “Koha Jonë” si zbulim befasues, figurën mesjetare të muzikës, Gjergj Lapazaja
Në gazetën “Koha Jonë”, e enjte, 19 maj 1994, në faqen letrare, është botuar një shkrim me titull: “Gjergj Lapazaja, muzikant shqiptar i nivelit evropian në shekullin e XVI”, me autor Moikom Zeqo. Një zbulim tronditës, i jashtëzakonshëm për kulturën e historisë tonë kombëtare, shkruan Zeqo në këtë publikim, i cili është në aspektin e përgjithshëm zbulim i një personaliteti të rëndësishëm, jo vetëm të muzikës por i krejt traditës së hershme, e cila u lartësua me Jan Kukuzelin.
Shkrimi hedh dritë të qartë dhe të plotë, rreth njohjes së Gjergj Lapazaja, trajtim, i cili për hir të së vërtetës është përcjellë në online, por jo e plotë, siç Moikom Zeqo e ka trajtuar në “Koha Jonë”, sepse diçka nëse e mëson si të pjesshme, është më e papranueshme se sa të mos kesh dijeni fare mbi të. Dhe ky ritrajtim dhe rikonsiderim, duke e ballafaquar me materialin origjinal të shtjellimit të kësaj figure, tregon një predispozitë tonën, për të përjetësuar emrin dhe punën përkushtuese që ka bërë Moikom Zeqo, jo vetëm në zbulimin e këtyre figurave, por edhe në konsiderimin e tyre si befasi që pasurojnë historinë tonë të njohjes.
Se cili ishte Gjergj Lapazaja, një personazh i traditës muzikore shqiptare mesjetare, më mirë se ky shtjellim i Moikom Zeqos nuk do të mund ta bënte askush, veçse nëse kemi të bëjmë me një objeksion të dikujt për ta sjellë Gjergj Lapazaja, nga mesjeta në të sotmen e interesit tonë për muzikën dhe kontributit që shqiptarët kanë dhënë.
Albert Vataj
Gjergj Lapazaja, muzikant shqiptar i nivelit evropian në shekullin e XVI
(Një zbulim tronditës, i jashtëzakonshëm për kulturën e historisë tonë kombëtare)
Më 31 janar të vitit 1992 në Ankona të Italisë mora pjesë në një Konferencë Albanologjike Ndërkombëtare, ku u njoha dhe me studiuesin e madh muzikolog italian Domenico Morgante. Ky është autori i zbulimit të një muzikanti me origjinë të padyshimtë shqiptare, (si dhe të veprës së tij,) të quajtur Gjergj Lapazaja. Duke e falënderuar publikisht Domenicon përfitoj të jap një skicë, duke u mbështetur në të dhënat e tij për artistin tonë, emri të cilit meriton të bëhet një emër panteonik, i zhveshur përfundimisht nga anonimati i rëndë i kohërave, nga harresa dinake, absurde.
Në një libër të shkruar në Monopoli (krahina e Banit) me 12 dhjetor 1532 me titull «ANTIFONARIO në kolofonin e tij lexohet «Abbas Georgius Lapazaya, naži one epyrota scripsit hunc librum propia manu ad laudem et gloriam virginis Marie de la Madia et ad honorem huius Capitoli et cleri Manopolitani. M. D. XXXII, (mille quingenti triginta duo). Die vero XII (duodecimo) Mensis Decembris. Amen. Deo gratias»
Në përkthimin shqip: «Abati Gjergj Lapazaja, me kombësi shqiptare e shkroi këtë libër me dorën e vet për lavdi dhe lumturi të Virgjëreshës Maria së «Madias» dhe për nder të grupit dhe klerit monopolitan. M. D. XXXII, (në 1532). Ditë me të vërtetë XII (dymbëdhjetë) të muajit dhjetor Amen.
Faleminderit Zot!»
«Natione epyrota» kjo formulë do të thotë me kombë si shqiptare ç’ka është absolutisht e padiskutueshme. Kjo konfirmohet edhe nga burime të tjera.
Kështu studiuesi Kiakareli në librin e tij “De illustribus scriptoribus” (Mbi shkrimtarët më të ndritur) na jep një pasqyrë të plotë për abatin Gjergj, duke e përcaktuar si më poshtë “Grego rius Lapazzaia abbas, Mopolita- nus Apilus origine albanensis”, «Gjergj Lapazaja abat, monopolitanus e apulas, me origjinë shqiptare»).
Dëshmia e Kiokarelit bëhet bëhet edhe më e pakundërshtueshme edhe me zbulimin dhe njohjen e një libri të dytë të të Gjergj Lapazajës të quajtur «OPERA ARITHMETICA e GEOMETRIA» (ruhet edicioni i vitit 1569), ku vetë abati ynë përcaktohet me fjalët e mëposhtme me kombësi shqiptare e që rrjedh nga toka me virtyte të larta të Durrësit të përmendur».
Në fakt dokumentet e shekullit të XV dhe të XVI nuk na informojnë për periudhën ekzakte në të cilën kaloi Lapazaja nga toka shqiptare në tokën puljeze. Në kuptimin kulturor të përgjithshëm, kjo lidhet me rënien e Kostandinopojës në vitin 1453, si dhe me pushtimin e Durrësit nga osmanët më 1501.
Të dhëna të tjera: në një dorëshkrim të gjysmës së dytë të shekullit të XVIII, primicieri (prijësi i këngëtarëve) Zef Indeli, kronist i shkëlqyer i Monopolit, duke u mbështetur në një tjetër dorëshkrim vendas, i quajtur “Kronika”, redaktuar në 1705, “…shënon të parët e Gjergj Lapazajës kishin luftuar së bashku me të famshmin, luftëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, po sipas Indelit, del se ka shumë dokumente që vërtetojnë se familja Lapazaja kishte të drejtë të mburrej, ishte me origjinë fisnike, me pasuri të mëdha dhe e nderuar.
Pasuritë i pati edhe në Itali.
Kjo vërtetohet edhe nga fakti se zotëronte titullin e një kapele në kishën e vjetër të Monopolit të Shën Pjetrit, ku ndodhen edhe disa vepra arti, (të punuara në veçanti me subjekte shenjtërore) dhe zbukurime të tempullit të vogël, që lidhen me familjen shqiptare. Ai që i vuri themelet kësaj kapele qe pikërisht i jati i abatit Gjergj, emrin Danushio, që rrjedh krahina shqiptare Danush, (ndoshta Danja shënimi M.Z). po që kishte lindur në tokën e Durrësit të famshëm e kishte vdekur në 14 maj të vitit 1535, duke i lënë pasurinë trashëgim tre djemve të tij: abati Gjergj, Anton Kolës dhe Franceskut, të rreshtuar sipas moshave përkatëse.
Djali i dytë i quajtur Anton Kola në emrin e tij ruan formën trigjëmtyrëshe të emrave tipikë shqiptarë. Nëse kanë qenë fillimisht nga Danja, (dihet se Skënderbeu luftoi me venedikasit për këtë qytet) me siguri që familja Lapazaja do ketë ardhur në Durrës e do ketë pasur marrëdhënie me Pal Engjëllin, që ka luajtur rol kryesor në diplomacinë skënderbejane. Duke menduar se në vitin 1532 abati Gjergj duhet të ketë qenë në moshë të pjekur. Mund të mendohet se ka lindur në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të XV.
Le të flasim tani më konkretisht për librin “Antifomari”. Është një kodeks në pergamenë, i tëri i realizuar nga vetë Gjergj Lapazaja e i specifikuar e destinuar për Liturgjinë e Orëve. Përmban në veçanti “Këngët” (në përgjithësi trajtohen si Antifone), disa lutje për bekimin e psalmeve, për të Premten dhe të Shtunën e Madhe, përmban litanira për ritin Vespere e të Ngjiturit në Qiell, për Purifikimin (pastrimin) e shën Marisë, si dhe një meshë të gërshetuar me një lutje Zotit për shiun.
Sipas muzikologut Domenico Morgante, pjesa më e zgjedhur e librit është repertori i oficës dhe i meshës, që me strukturat e tyre kompozuese dhe tepër të përpunuara (me burim nga një trashëgimi muzikore shumë e lashtë), që mund të ekzekutoheshin vetëm nga ana e ndonjë artisti shumë të përgatitur dhe të aftë për këtë qëllim. Muzika e shënuar me kujdes nga Lapazaja ka rrënjë të thella në traditën judeokristiane.
Në të matrica judaike e kultit të krishterë jep në librin një dëshmi të një dy komponentë kryesorë: njëra orientale e tjetra perëndimore.
Kështu punimet muzikore të abatit tonë shqiptar, sidomos këngët monodie (monofone), kanë një hapësirë të madhe në “Antifonarin me ndryshime të dukshëm nga shebujt e konservuar e të pranuar, botërisht nga “Editio Vaticana”.
Kjo shmangie është pasuri e vërtetë dhe me rëndësi kulturën muzikore evropiane. Këto punime muzikore tregojnë lidhjen midis Veriut të Evropës dhe hapësirës mesdhetare dhe ballkanike. Origjina judaike e kuItit të krishterë ka në këtë rast një precedent kulturor dhe muzikor, në ndikimin në tipin helenistik, (të trashëguar format leksikore greke si Kyrie Eleison, që janë pranuar prej kohësh në liturgjinë latine).
Kjo ndërfutje shekullore e pjesëve melonïke të këngëve ebraike dhe kristianizmit perëndimor, që duket deri sot në muzikën gojore (koret) e traditës bizantine e postbizantine ka rëndësi krahasuese edhe në një rrafsh më universal.
Kjo trashëgimi ka ndikuar në muzikën arabe, bile dhe turke. Tradita bizantine në baziliane të bregut shqiptar dhe të Italisë Jugore, nuk është shuar dhe abati Lapazaja na ka dokumentuar elementët muzikorë që rrjedhin qartësisht nga repertori beneventian, ato prirje muzikore ndërkufitare e popujve, në hapësirat e të cilëve ka infiltruar muzika e popujve trasalpinë.
Këtu qëndron dhe prirja më e theksuar personale e muzikologut shqiptar, Gjergj Lapazaja, che libri i tij i krahasuar me “Edicionin e Vatikanit” është një dëshmi plotësuese e jashtëzakonshme dhe e paçmuar për për tërë histortinë muzikore në përgjithësi.
Lapazaja ruan më tepër traditën muzikore gojore se sa atë instrumentale. Në pikëpamje semiologjike të kodit muzikor të Lapazajës del se ai i jep rëndësi të posaçme shpjegimit me çelësa grafikë dhe vetëkuptohet akustikë të fjalëve që këndohen, të teksteve të përfshira në librin e tij origjinal dhe të rrallë. Këto çelësa bazohen në parimin e bashkimit të pashkëputshëm të neumave të vjetra të muzikës, për një lexim integral dhe të efektshëm të semiologjisë muzikore. Mund të thuhet me plot gojën se abati shqiptar Lapazaja me veprën në 1532 ndihmon muzikologjinë botërore për të paraqitur për herën e parë në historinë e studimeve të muzikës gregoriane një seri tezash të reja, për vlerat simbolike të numrave, për muzikën motodike të trashëgimisë mesjetare, për të saktësuar atë, që konsiderohet “vazhdimësi” në Mesjetë … përcaktuar në mnyrën gjeniale nga Burdach, pak a shumë se gjysëm shekulli më parë.
Me anë të libra të muzikologut tonë mund të arrihet në përfundime të papritura e origjinale: kështu si studiuesit e antikitetit klasik që kanë mundur të nuhasin me lehtësi me anë të parimit të analogjisë lidhjen e strukturës së të folurit njerëzor, me atë të strukturës së muzikës së vjetër të origjinës pitagorike, ashtu dhe studiuesit që do merren me “Antifanarin e Lapazajës, duke studiuar çelësat simbolik grafikë akustikë mund të bijën në gjurmët e një kodi, ose traktati të lashtë poetiko muzikor të shtjellimit zanafillor të kësaj tra- dite të ruajtur. Në antifonën “Ceperunt omnes” (“Filluan të gjithë”) p.sh. në fjalët super omnibus (“mbi çdo gjë”) Lapazaja ka shënuar simbolet grafike për përdorimin e notave më të larta “mbi të gjitha notat e tjera siç e tregon dhe vetë teksti. Kjo formulë i përgjigjet një fakti, kompozimit të shekullit XII nga kancelari i Universitetit të Parisit, Filipit, të një Patersancte për nder të papës Inoçenti i III. Konceptimi i trinitetit në konfiguracionin zanor të fjalës (tri nota për të njëjtën fjalë) jep një shumëllojshmëri të habitshme. Nda dhe Morgante e quan me admirim Antifonarin e Lapazajasnjë përmbledhje qytetërimi”.
Ajo që nuk ka parë për të krahasuar Morgante është se Lapazaja kishte para tij një kryemjeshtër të muzikës gojore (të koreve kishtare kostandinopojase), një artist gjenial, po me, origjinë nga Durrësi, Jan Kukuzelin e shekullit të XII. Edhe Kukuzeli me anë të shkrimit grafik muzikor, i mbiquajtur si shkrimi muzikor kukuzelik, krijoi një traditë të madhe në histori, që mbijetoi deri sot. Mbështetja në konceptin pitagorik të rrathëve muzikorë, zbërthimi i numrave dhe shenjave grafik dhe akustik e bënë Kukuzielin paraardhës vigan të Gjergj Lapazajës.
Opusi krijues i Gjergj Lapazajës është më i plotë se sa thjesht muzikologjia. Libri i tij për aritmetikën dhe gjeometrinë e nxjerr atë në relievin e njëriut tepër të kulturuar dhe enciklopedik, tipar ky i titanizmit të figurave të Rilindjes Furopiane.
Duhen bërë kërkime të veçanta në Monopoli, ku ka punuar dhe besojmë do ketë vdekur (ndeshta i ruhet monumenti morto) Gjergji ynë, abat, që ka praktikuar veç të tjerave dhe një kuit. lokal të shën Marisë e quajtur edhe “Madia”, kult i jashtëzakonshëm 1000-vjeçar në duamin e qendrës kishtare puljeze, ku shqiptari ynë i ndritur, cilësohej si kanonik i katedrales (pra bënte pjesë në udhëheqjen e saj, shëmi im M. Z.)
ΜOΙΚOM ZEQO