Interi refuzon 35 milionë euro për Asllanin
Kristjan Asllani shihet si e ardhmja e Interit, prandaj klubi ka vendosur të mos pranojë asnjë ofertë që i vjen për Asllanin.
Mediat italiane raportojnë se Interi ka refuzuar 35 milionë euro të ofruara nga Fiorentina për mesfushorin shqiptar.
Sezoni që lamë pas tregoi se trajneri Simone Inzaghi ka besim të madh te Asllani pasi i dha shumë minuta lojë, duke qenë një zëvendësues i denjë i turkut Hakan Chalhanoglu.
Edhe për sezonin e ardhshëm Inzaghi ka vendosur që të mbështetet te Calhanoglu, besimi nuk mungon as për Asllanin.