70 vjet CDU – Jochen Falter: Ende një parti popullore

Partia CDU mbush 70 vjeç. Ajo synon të ndryshojë pak, por të përmirësojë gjendjen e arritur dhe ajo ajo ka votues nga të gjitha shtresat shoqërore.

Zoti prof. Falter, ish-kancelari gjerman Helmut Kohl ka thënë në kohën që ishte aktiv në politikë vazhdimisht që partia duhet të të "jetë pranë popullit". A është ky një tipar i CDU-së?

-Po, CDU-ja është ende një parti popullore, pra me fjalë të tjera, ajo ka votues nga të gjitha shtresat shoqërore, edhe pse kjo parti thekson se ka karakter relativisht të fortë borgjez, ajo ka relativisht shumë votues nga radhët e punëtorëve. Kjo parti ka votuesit nga klasa e mesme dhe klasa e lartë. Ata janë votues që kanë në përgjithësi një mentalitet më tepër konservator dhe nuk janë më pak të prirur ndaj ndryshimeve shoqërore se sa votuesit e partive të majta.

CDU-ja ka qenë fillimisht Partia e Marksistëve të Zemrës së Jezusit. Kërkesat e saj të para ishin përqendrimi i kapitalit dhe inkurajimi i punëtorëve. Kaq e majtë sa ishte dikur CDU-ja, Partia Socialdemokrate, SPD, ka kohë që nuk është më. Si ndodhi kjo?

– Fakti që katolicizmi i majtë dominoi pas vitit 1945 për një kohë të shkurtër CDU-në, lidhej natyrisht me frymën e kohës, me disa interpretime të caktuara të nacional-socializmit, rajhut të tretë dhe humbjes totale të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Në atë kohë mendohej se kishte një aleancë relativisht të fortë ndërmjet kapitalit dhe fashizmit, gjë që më pas doli se nuk ishte plotësisht e saktë. Ministri i Ekonomisë Ludwig Erhard arriti të realizonte shumë shpejt idenë e tij të ekonomisë sociale të tregut. Kjo në fund të fundit ishte shumë më tërheqëse nga përfytyrimet e shfrenuara për ekonominë e planifikuar, që ishin të padëshiruara edhe nga shembulli i zonës së pushtuar nga sovjetikët dhe Bllokut Lindor.

Qoftë Adenaueri, Kohli apo Merkeli, gjithmonë kjo parti ka pasur kryetarë dominues, që kanë qenë apo janë edhe kancelarë. Tek të tre, CDU është konsideruar gjithmonë si shoqatë për zgjedhjen e kancelarit. A është ky një fenomen specifik i CDU-së?

– Ky është një fenomen specifik i CDU-së, pasi Partia Socialdemokrate SPD, si rivalja më popullore për një kohë të gjatë e CDU-së – sepse tani ajo nuk është mjaft e fortë – e ka perceptuar veten gjithnjë më shumë se sa CDU-ja si një parti programatike. Si një parti që e interpreton botën dhe do ta ndryshojë atë për të mirë. Ndryshe pra nga CDU-ja e cila është në thelb një parti konservatore me elemente liberale. CDU do më tepër që të ruajë dhe mbajë atë që konsiderohet e mirë. CDU thjesht nuk është aq fortë e orientuar ndaj programit sa SPD-ja, por synon në radhë të parë pozitat e pushtetit si mundësi për të realizuar dhe zbatuar ato që ajo mendon se janë të drejta për t'u zbatuar. Dhe kjo mund të bëhet më mirë një kancelar të fortë mund. Me fjalë të tjera, CDU-ja nuk ka qenë kurrë një parti me bazë demokratike, sikurse pretendon të jetë ndonjëherë SPD-ja.

A ka CDU-ja ende vizione? Me bashkimin e Gjermanisë dhe Evropën e bashkuar janë arritur qëllime të mëdha. Cilat mund të jenë perspektivat e tjera?

– Si perspektivë mbetet qeverisja e arsyeshme për ta drejtuar anijen e shtetit përmes baticave dhe zbaticave që ajo të mos mbetet në rërë. Për të shtuar mirëqënien ose të paktën për ta ruajtur atë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare. Për të arritur një gjendje me të cilën janë të kënaqur shumica dhe për të cilën ia vlen për të punuar. Dhe premtimi për ta ruajtur këtë gjendje dhe ndoshta pak ta përmirësuar disi. Dhe me këtë premtim për të tërhequr votues dhe për t'i mbajtur ata.

Angela Merkel mund të mbështetet tek partia e saj. Por a nuk do të mbetet partia vetëm, kur liderja e saj të largohet dikur nga kryesia?

– Ky është një nga problemet e mëdha përpara së cilave gjendet CDU-ja. Por para një situate të tillë ajo është gjendur tashmë disa herë. Edhe në kohën e Adenauerit dhe të Kohlit. Lisat e fortë nuk lënë të rriten në hijen e tyre pemë të vogla; ky është edhe një nga problemet e Angela Merkelit. Ajo e ka partinë fort nën kontroll dhe është aq dominante sa askund nuk duken konkurrentë, dhe për këtë arsye as edhe pasardhës të mundshëm. Kjo mund të jetë një pengesë. Nga ana tjetër: Kush kishte menduar, kur Helmut Kohli filloi gradualisht të dobësohej, që postin e tij do ta trashëgonte pikërisht Angela Merkel?

*Prof. Jürgen W. Falter është politolog në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainc.

DWelle

SHKARKO APP