9- vjeçarja shqiptare që po shkëlqen në “France Got Talent”
Erza Muqolli është një fëmijë 9 vjeçar e cila arriti të hyjë në finale e madhe të “France Got Talent”, programit me format gjithëbotëror, që për Francën organizohet nga televizioni francez “M6”. E veçanta e Erza Muqollit ishte jo vetëm talenti dhe interpretimi i këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, por menyra e veçantë e vlerësimit të saj. Fakti që publiku I ftohtë francez i sallës nuk rreshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare, të krahasuar me Celin Dion etj këngëtar të formatit jo të zakontë. Mban mbi vete vetëm 9 vite jete, por edhe një talent të madh, do të ishin komentet sunduese mediatike dhe të specialistëve të fushës, që në komente të mëtejshme theksuan se Erza 9-vjeçare bëri për vete edhe jurinë e këtij eventi nga më presticiozët.
Mirëpo kush fshihet pas Erza Muqollit? Si ja ka dalë të jetë ngjitur në këtë nivel dhe a do t’ja dalë të fitojë trofeun në finale e madhe që pritet të mbahet ditën e martë, në orën 20:50’?
Shtypi.net arriti të krijoj lidhje me familjarët e Erza Muqollit, me të cilët realizoi bisedën e mëposhtme:
Përshëndetje familja Muqolli. Po ju flasim nga një gazetë shqiptare “shtypi.net”, quhemi. U ndjem krenar për vajzën tuaj, që tregoi se edhe Shqipëria ka të tillë talente. Do dëshironim t’ju bënim disa pyetje ?
Përshëndetje “shtypi.net” dhe gjithë juve që përkrahni të arriturat e vajzës sonë Erzës. I jemi mirënjohës të shqiptarëve, kudo që gjenden, për përkrahjen dhe mbështetjen që janë duke na bërë në çdo rrjet social. Kjo na bën që ta japim maximumin, që ta paraqesim në mënyrë sa më dinjitoze edhe popullin shqiptar, që dhe të tregojmë se jemi popull me plot vlera bujare dhe kulturore.
Jemi të interesuar të mësojmë si arriti Erza deri tek ky event presticion ?
Erza ka arrit deri këtu fal talentit që ka për këndimin, memorizimin e shpejt të gjitha notave dhe, sidomos për ngjyrat e zërit të saj. Është e veçant dhe çdo herë i këndon këngët në mënyrën e vet, dhe jo të kopjuara nga kengët origjinale.
Shtypi.net: Mesa jemi informuar, ditën e martë zhvillohet finalja e madhe, ku Erza renditet tek pesë konkurentët.Shpresoni që të jetë fituese ?
Sa i përket shpresave për fitore, mund të them ne jemi veç fitus. Kam parasysh sidomos paraqitjen që Erza bëri në gjysëmfinale, nga ku u shpërblye në kalimin në finale nga publiku, gjë që është shumë e madhe dhe shumë me vlerë. Mirëpo Erza është në përgatitje të këngës që do të këndoj në finale dhe shpresojmë që të jetë fituse, jo për çmimin që do i jepet, po sidomos e më shumë për paraqitjen e popullit tone, që t’ju tregojm se ne shqiptarët dim dhe mundemi me arrit me talentat dhe kulturën qe kemi.
Shtypi.net: Jeta juaj e tanishme është në Kosovë apo në Francë ?
Ne jetojmë në Francë. Kemi ardh këtu në vitin 1991 dhe krejt fëmijët janë të lindur në Francë, por shpesh shkojm në Kosovë dhe Shqipëri. E rëndësishme është që fëmijët tanë të mos harrojnë nga ku vijnë dhe mos ta harrojnë se jem shqipëtar.
Ne cilin qytet të Francës banoni ?
Ne jetojmë në Sarreguemines, është një qytet që ndodhet në Regjionin Lorrain.
Shtypi.net: Për çfarë arsimohet Erza ? Po kryen shkollë muzike ?
Jo, Erza shkon në shkollë normale, si krejt fëmijët, por shkon një herë në javë me ushtru piano, të vetmen gjë të veçantë që e bënë, se përndryshe është në shkollë normale.
Faleminderit ! Bashkohemi me ju duke dëshiruar vendin e parë për Erzën, në finalen e ditës së martë!
Intervistoi Elsid Imeraj