Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Adem Demaçi: Në Kosovë, më shumë luftuan për pushtet sesa për shtet

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 10:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, vitin 2014 e ka quajtur më të pasuksesshmin për shtetin e Kosovës. Ai tha në një intervistë se papjekurinë e shtetit të Kosovës e ka dëshmuar më së miri ngërçi politik. “Ky ka qenë viti më i pasuksesshëm për Kosovën. Dashtë Zoti e mos na u përsërit më! Më shumë u bë luftë për pushtet sesa për shtet. Ajo që përjetuam për këta gjashtë muajt paraprakë tregoi se nuk jemi pjekur ende. Kështu që, fatkeqësisht kjo tregon papjekurinë tonë. Prandaj, kjo duhet të jetë pika kryesore që duhet të na brengosë të gjithëve”, ka theksuar Demaçi në intervistën e dhënë për “Epoka e Re”. Për Demaçin, ngjarja më e keqe ka qenë lufta e turpshme që u bë për pushtet, kurse si ngjarjen më të mirë ka cilësuar arnimin e qeverisë së re.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Z. Demaçi, çfarë vlerësimi keni për vitin 2014?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Demaçi: Ky ka qenë viti më i pasuksesshëm për Kosovën. Dashtë Zoti e mos na u përsërit më! Ajo që përjetuam për këta gjashtë muajt paraprakë tregoi se nuk jemi pjekur ende. Më shumë u bë luftë për pushtet sesa për shtet. Më shumë bëhet luftë për interesa individuale, grupore e partiake sesa për interesin e kombit. Kështu që, fatkeqësisht kjo tregon papjekurinë tonë. Prandaj, kjo duhet të jetë pika kryesore që duhet të na brengosë të gjithëve.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jeni optimist se do të funksionojë ky koalicion qeverisës dhe Kosova do të ecë përpara

Demaçi: Nëse nuk ndodh diçka e papritur, besoj se po. Megjithatë, shqiptarëve nuk u dihet sepse janë të gatshëm të befasojnë si për të mirë ashtu edhe për të keq. Por, kjo qeveri nuk do të shkojë aq shpejt siç kanë dëshirë disa që u mbeti merak të vinin në pushtet në mënyrë të padrejtë dhe me dallavere. Këta që mundohen ta rrezojnë qeverinë, nuk kanë shanse ta destabilizojnë, ta vonojnë prapë Kosovën dhe të veprojnë në kundërshtim me interesat e saj. S’kanë shanse as nga jashtë e as nga brenda t’i arrijnë këto ambicie.

Është koha që Kosova ta zë trenin e fundit të forcimit, zhvillimit dhe integrimit?

Demaçi: Duke pasur parasysh përkrahjen e Gjermanisë mike, Amerikës dhe shteteve të tjera për ngritjen tonë ekonomike dhe të gjithëmbarshme, kam shpresë se do të kemi sukses deri-diku në zhvillimin tonë shumë të ngadaltë dhe të gabuar deri më tash. Dashtë Zoti i kalojmë disa të meta të mëdha që i kemi në fushën ekonomike dhe në fushën e ngritjes së kapaciteteve përpunuese të prodhimeve bujqësore që do të vinin pas një ngjallje në fushën e bujqësisë! Nëse Gjermania dhe Evropa do të angazhohen seriozisht për të na ndihmuar, atëherë do të duhej të kujdesshin se çfarë bëjmë ne me tokën tonë, çfarë mbjellim dhe korrim në mënyrë që të kemi sukses me shkëmbimet të cilat do t’i bëjmë me ushqimet tona ekologjike me makineritë e tyre që për neve janë të domosdoshme. Kurse puna e integrimit është një proces i gjatë dhe, si duket, nuk do të mund t’i kryejmë detyrat shtëpiake në mënyrë që të shpejtojmë dhe ta zëmë trenin siç po mendoni ju. Prandaj, mendoj se do të vonohemi.

Si ka qenë ky vit për kombin shqiptar në përgjithësi?

Demaçi: Nëse kemi parasysh hovin që bëri Shqipëria me fitoren e Edi Ramës dhe me përpjekjet e suksesshme të tij për t’i tejkaluar disa pengesa të mëdha si në administrim të brendshëm, në siguri, në luftë të krimit të organizuar si dhe gatishmëria e fundit për reforma në menaxhimin financiar të buxhetit, kam shpresë të madhe se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për Kosovën. Shqipëria arriti ta konsolidojë pushtetin relativisht shpejt, të krijojë miqësi dhe bashkëpunim me forca të mëdha të zhvilluara sikurse Gjermania në Evropë dhe Kina në lindjen e largët e cila mori përsipër ndërtimin e disa objekteve shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe për Kosovën. Një Shqipëri e përparuar, e zhvilluar dhe me ekonomi e industri të fortë, është një mbështetje e madhe për Kosovën. Prandaj, në aspektin kombëtar, duke pasur parasysh Shqipërinë, mund të them se nota mund të jetë kaluese, por sikur Kosova të bënte përparime, atëherë nota do të mund të ishte shumë e mirë. Tash mund të kënaqemi me një notë kaluese, duke shikuar globalisht kombin tonë.

Sipas optikës suaj, cila ka qenë ngjarja më e mirë dhe më e keqe që e ka karakterizuar këtë vit?

Demaçi: Mendoj se më e keqja ka qenë lufta e turpshme që u bë për pushtet, kurse më e mira falë edhe ndihmës dhe përkrahjes së miqve tanë ishte ky arnimi i qeverisë së re me mangësitë e veta, e cila para dhe mbi vete ka detyra të rënda kombëtare e ndërkombëtare. Kështu që, ne duhet të organizohemi më shpejt, të mos vonohemi dhe të sjellim në vende udhëheqëse njerëz të zotë, e jo sipas kritereve partiake e kritereve të tjera të cilat nuk janë të domosdoshme për përzgjedhjen e atyre që vendosen në pushtet. Mbetet të shihet se si do të veprohet, por ky fillim nuk më duket shumë i kënaqshëm, sepse prapë po të vazhdojnë inatet personale dhe lufta për pushtet, meqë ata që dështuan në ato projektet e veta sikur u mashtruan se nuk u dashtë të ndodhte ashtu siç ndodhi, por diçka tjetër. Kjo tregon se ajo papjekuri politike e kombëtare po na përcjell edhe më tutje.

Z. Demaçi, çfarë porosie keni për 2015-n?

Demaçi: Porosia ime për gjithë është që përpjekjet e tyre dhe lufta për pushtet të jenë legjitime. Të gjithë duhet ta kenë parasysh interesin e kombit në rend të parë sepse jemi në një situatë kur Serbia nuk ka hequr dorë nga hegjemonizmi i vet dhe nuk kemi mundësi tjetër përveçse me mjete paqësore dhe me zhvillim të brendshëm të faktorizohemi. Çdo qytetar i Kosovës duhet të mendojë së pari për interesin e kombit e pastaj të mendojë për interesin e vet sepse viti 2015 do të jetë dramatik dhe nuk do të jetë aspak i lehtë meqë na presin detyra shumë të mëdha dhe shumë të vështira. Mund të kalojmë pak më lehtë nëse punojmë për shtet dhe për komb, por nëse vazhdon avazi i luftës për pushtet, i sharjeve, i shpifjeve, i fshehjeve të krimeve dhe korrupsionit e dallavereve siç ka ndodh në vitet e kaluara, sidomos në këtë vit, atëherë nuk do t’i kemi punët mirë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 41 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 42 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 43 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 44 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.