Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agnesa Vuthaj, “Rrofshin armiqtë, pa ata s’do isha kjo që jam…”!

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi: Albina Gjergji. 

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Përveçse e bukur dhe e zgjuar, ish Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, tashmë edhe një biznesmene e suksesshme, ka shumë lajme të reja e të mira për t’u dhënë dashamirësve të saj. Së shpejti ajo do të marrë pjesë në, “Fashion For Europe”, një ngjarje e madhe mode që këtë vit organizohet në Vjenë të Austrisë më 18 maj.Por çfarë është “Fashion For Europe” në vetvete? I konceptuar nga organizatorët e huaj si një para-prezantim me krijime dizajnerësh, ky event vjen në kuadër të Eurovisionit, i cili këtë vit mbahet në Austri. E pikërisht në Vjenë të Austrisë vendet pjesëmarrëse të Eurovisionit do të prezantojnë nëpërmjet modës kulturën dhe krijimet e vendeve që përfaqësojnë. Kështu, në mesin e shumë krijuesve të njohur europianë do të jetë edhe firma, “Agnesa Vuthaj”. Mjaft e kënaqur jo vetëm për pjesëmarrjen, Vuthaj shprehet për gazetën “Koha Jonë”, se një tjetër kënaqësi edhe më e madhe është fakti që do të ndjekë live gjithë Festivalin dhe sidomos zërin brilant të përfaqësueses sonë, Elhaida Dani, për të cilën sigurisht bën edhe tifo. Si erdhi ky event tek ish Miss Kosova dhe ish Miss Shqipëria, çfarë synon me pjesëmarrjen e saj në “Fashion For Europe”, çfarë krijimesh do të prezantojë, si dhe shumë detaje të tjera rreth jetës private, Vuthaj na i zbulon në rrëfimin e mëposhtëm. 

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 21 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Tashmë edhe biznesmene e suksesshme, Agnesa Vuthaj së shpejti do të merrni pjesë në ngjarjen “Fashion For Europe” që organizohet këtë vit në Vienë të Austrisë. Si erdhi tek ju kjo pjesëmarrje dhe na e përshkruani në vija të përgjithshme përmbajtjen e eventit?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jam ftuar për pjesëmarrje nga kompania që organizon këtë event. Duke pasur parasysh rëndësinë e eventit, pjesëmarrjen e dizajnëreve të suksesshëm nga shtetet e tjera, eksperiencën internacionale të kompanisë që organizon dhe padyshim që është një event që mbahet në kuadër të Eurosong, e kam konsideruar si një rast ideal për të prezantuar koleksionin tim.

“Fashion For Europe”, një organizim prestigjioz i modës ky, i cili mbahet si para-prezantim në kuadër të Eurovisionit. Në këtë ngjarje të madhe muzikore, pra Eurosong, Shqipëria – përfshirë dhe gjysmën tjetër të saj, Kosovën – përfaqësohet me këngëtaren Elhaida Dani. E keni dëgjuar këngën e saj? Si ju duket dhe a mendoni se do të vlerësohet objektivisht nga juria?

E kam dëgjuar këngën përfaqësuese të Shqipërisë. Jam adhuruese e Elhaida Danit dhe kënga më ka pëlqyer shumë. Besoj se Shqipëria do të ketë një sukses të madh këtë vit. Jam e lumtur që do të jem e pranishme në Vjenë edhe për të përkrahur dhe për të përjetuar nga afër emocionet e prezantimit të Shqipërisë në Eurosong këtë vit.

Ju vetë çfarë synoni nga pjesëmarrja në “Fashion For Europe”?

Meqë marka “Agnesa Vuthaj” është fokusuar më shumë në treg ndërkombëtar, është një mundësi e mirë për të shpalosur koleksionin tim në një skenë me dizajnerë të dëshmuar ndërkombëtarisht, të cilët përfaqësojnë vendin e tyre në këtë event, para mediave ndërkombëtare dhe mes të ftuarve të fushës së artit dhe biznesit. Këtë pjesëmarrje e konsideroj si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të vizionit që kam për biznesin tim.

Mes shumë emrave të njohur disenjatorëve evropianë gjendet edhe marka juaj, “Agnesa Vuthaj”. Ç’ndjesi ju jep fakti që emri juaj radhitet mes markave të tjera prestigjioze?

Fillimisht jam ndjerë shumë e gëzuar që më kanë përzgjedhur për të qenë përfaqësuese e Shqipërisë në këtë ngjarje. Sigurisht jam edhe krenare që përkushtimi im po shpërblehet dhe që produktet e markës “Agnesa Vuthaj” vlerësohen për të qenë pjesë e një ngjarjeje kuluturore kaq të rëndësishme, krahas dizajnerëve të tjerë evropianë.

Krijimet që do të prezantoni në këtë event, na flisni pak për to?

Do të prezantoj fustane mbrëmjeje, të cilat janë pune dore, të punuara me gurë nga Japonia dhe që kërkojnë deri në 52 ditë kohë për t’u realizuar. Pastaj këpucët dhe çantat e koleksionit të fundit. Ndërssa këpucët janë elegante dhe përshtaten me fustanet, koleksioni i çantave këtë herë paraqet një storie, ku secila çantë përmes pikturimit me dorë në lëkurë prezanton një storie mes reales dhe iluzionit.

Dikur “Miss Kosova” dhe “Miss Albania”, Agnesa Vuthaj, prej pak kohësh ju keni hapur edhe një boutique në qendër të Prishtinës, që mban emrin tuaj. Sa kohë kishit që e mendonit hapjen e një biznesi privat?

Kisha kohë që punoja në projekte të ndyshme dhe gjithmonë kisha dëshirën të krijoja diçka timen, që gjithë kohën, idetë dhe përkushtimin tim ta investoj në një biznes timin. Ideja e një butiku erdhi nga përvoja ime në fushën e modës dhe nga pasioni për të krijuar një markë shqiptare, që të prodhohej me cilësinë e lartë që ofron Italia dhe të bëhej e njohur edhe në tregun ndërkombëtar. Butiku në Prishtinë krahas produkteve “Agnesa Vuthaj” ofron edhe marka të tjera italiane.

Ju e vizitoni shpesh Parisin. Kjo lidhet më shumë me punën tuaj, apo sepse ky qytet për nga romanticiteti mbetet më i bukuri në botë edhe për ju?

Para pak ditësh kam vizituar Parisin për herë të parë, ishte një udhëtim i mrekullueshëm dhe Parisi më ka magjepsur. Për mua udhëtimet gjithmonë janë të ndërlidhura mes punës dhe pushimit.

Jo vetëm e bukur dhe e talentuar, por edhe e ndjeshme. Agnesa, herë pas here ju shohim që bëheni pjesë e fushatave të ndryshme sensibilizuese. E fundit ka qenë ajo “Me fëmijët dhe nënat e qytetit më të helmuar në Evropë! Ajër për Kosovën”. Në fakt, a kanë ndikim këto pjesëmarrje në përmirësimin e vendit, sipas jush?

Unë mundohem gjithmonë të jap kontributin tim aty ku më kërkohet për të ndihmuar, duke shpresuar që zëri im të ketë efekt për ndryshim, si dhe të organizoj e përkrah edhe evente bamirësie për të ngritur fonde që të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Unë besoj qe secila ndihmë, sado e vogël ka ndikim, jo vetëm e personazheve publikë, por e të gjithëve.

Ju ka ndodhur shpesh të dëgjoni lajme të pavërteta për veten, si ndjeheni kur i dëgjoni dhe si reagoni?

Nuk më ka ndodhur shpesh të degjoj lajme të pavërteta, por kur ndodh varet nga lajmi, ka raste që nuk më bëjnë shumë përshtypje, ka të tilla që më bëjnë për të qeshur, por ka edhe raste që më bëjnë të ndjehem keq, kur vërej që lajme të tilla janë shkruar me një qëllim të caktuar, për të më dëmtuar imazhin, apo thjeshtë për të më lënduar.

Sa të besueshëm janë portalet, apo ëebsitet e lajmeve sipas jush?

Mendoj që nuk është shumë e vështirë të bësh dallimin mes një lajmi të vërtetë dhe atij të pavërtetë.

Po kur shkruajnë mirë për ju, ju bën përshtypje?

Po, ndjehem mirë kur shoh një lajm të mirë për veten.

Në jetë njeriu dëshiron të rrethohet ngahera me njerëz që e duan dhe vlerësojnë, pra me miq. Ka miq të vërtetë në plotkuptimin e fjalës Agnesa, sa ju mbështesin dhe sa ndikim kanë ato në vendimmarrjet e tua?

Po, kam miq të vërtetë dhe e konsideroj veten me fat që i kam takuar dhe që arrijmë të mbajmë një miqësi të mirëfilltë. Është mrekulli të kesh miq të tillë, që përveçse të vlerësojnë edhe të këshillojnë në raste të nevojshme dhe për mua mendimi i tyre ka rëndësi dhe e marr në konsideratë në vendimet e mia.

Po armiq a ka Agnesa dhe si reagon nëse ndodh të përballeni me ta?

Armiqtë janë pjesë e karrierës do të thoja. Unë i shoh me pozitivitet, sepse më shtyjnë të punoj akoma më shumë. Kur më rastis t’i takoj i përshëndes me shumë mirësjellje.

Familja, sa ju mbeshtet ne iniciativat tuaja?

Familja më ka përkrahur gjithmonë në çdo projekt a sfidë timen.

Sa e lidhur jeni me Shqipërinë dhe pse?

Për Shqipërinë kam një dashuri të madhe. Përveç punës dhe sukseseve që kam përjetuar në Shqipëri ndër vite, ndjenja që kam sa herë jam aty më mbush më shumë.

Udhëtimet, ç’vend zënë në jetën tënde?

Udhëtimet janë shumë të rëndësishme për mua, mendoj që jam një shpirt i lirë që duhet të udhëtoj gjithmonë. Nuk mund të rri shumë kohë në një vend, duhet patjetër që gjithmonë të jem në lëvizje dhe udhëtimet për mua kanë efektin e ngritjes së energjisë dhe frymëzimit.

Me gjithë këto angazhime profesionale, a ju mbetet ndopak kohë e lirë për veten dhe si e kaloni atë?

Puna ime është pasioni im, prandaj edhe kur jam duke punuar nuk ndjej nevojë për shkëputje a pushim. Më shumë më mërzit koha kur nuk bëj asgjë, sesa kur jam e angazhuar. Edhe kur jam në pushime, gjithmonë merrem edhe me ndonjë punë. Më pëlqen ky stil jete, punë pa orar dhe pushim pa orar.

Motoja që udhëheq punën dhe jetën tënde Agnesa?

“Edhe nëse je duke shkuar nëpër ferr, mos ndalo”!

Fol vetëm atëherë kur ajo çfarë ke për të thënë është më e vlefshme se heshtja, thotë një shprehje. Mendoni se kjo bisedë ishte më e vlefshme se heshtja?

Patjetër që po. Besoj se u thanë gjëra që ia vlen të lexohen.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 10 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.