Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akuzat e Doshit, Shehi: Parlamenti është bërë si rajon policie

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fernada Cenko

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi e ka parë debatin e fundit në Partinë Socialiste vetëm si një sherr brenda tyre. Por duke qëndruar tek ky rast, ai thotë se “Parlamenti i Shqipërisë ka kohë që është kthyer në rajon policie”. Dhe sipas tij kjo situatë shfaqet në arenën politike si shkak i brumit të politikanëve. Debate i fundit që bëri të reagojë edhe Ambasada Amerikanë, Shehi i quajti si tema për të cilat duhet të merret policia, prokuroria dhe gjykata dhe jo më politika. Në lidhje me zgjedhjet që do të bëhen më 21 qershor, Shehi ka mbështetur kandidimin e Agron Dukës në Durrës, i cili është përfolur si kandidat i së djathtës në këtë qytet. Nga ana tjetër, ai shprehet se në këto zgjedhje duhen t’i kushtohet kujdes përzgjedhjes së kandidatëve. Ai ka dhe një mesazh për Partinë Demokratike, duke u shprehur se selisë blu i duhet të krasisë degët e thara.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Partia Socialiste ka përjashtuar deputetin e saj Tom Doshi për thyerje të etikës pas ngjarjeve të ditës së fundit në Parlament. Ishte zgjidhja e duhur?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë gjykoj se këto janë probleme të brendshme brenda Partisë Socialiste. Edhe nuk e quaj ndonjë hall të madh për politikën, as se ka fol Tom Doshi, as se Partia Socialiste e ka përjashtuar. Unë hall quaj për Shqipërinë, që nuk ka punë dhe çmimet janë të larta, që nuk po bëhen investime dhe që ekonomia është e dobët. Edhe një sërë problemesh të tjera që kemi thënë. Kjo punë që ndodhi pardje do zgjas nja tre ditë. Tre ditë ndodh çudia më e madhe,- thotë populli. 

Po fakti që Doshi thotë se është kërcënuar me jetë dhe për këtë akuzon Kreun e Kuvendit, se ka paguar njerëz për eliminim fizik të tij dhe deputetit të PD-së, Mëhill Fufi?

Mua këto më duken si film i verdhë. Edhe më vjen keq që Parlamenti në Shqipëri ka kohë që është bërë si Rajon Policie, ku vetëm thuhet që ky ka varë këtë, ai ka vrarë atë, këtu u shti me pushkë, parmbrëmë u vodh ajo, etj. Unë besoj se ky është një vend ku duhet të flasim për punët e shtetit, për ligjet… Njerëzit presin se çfarë do të bëjmë ne, në fakt parlamenti ka rrëshqitur në një situatë të rëndë, kjo është për shkak të brumit të parlamentarëve. Unë nuk di ndonjë Parlament tjetër të botës që të dëgjoj këto historira nga të dyja palët. Se kjo klimë ushqehet nga të dyja palët. Shpresoj që ky rast, me gjithë groteskun që ka brenda edhe pjesën e dhimbshme të shërbejë që të shndërrojë temë. Kjo është temë për policët, jo për deputetët.

Nëse vërtetë Doshi ka të drejtë, si e shikoni këtë fenomen në politikën shqiptare?

Unë po them, unë se quaj fenomen. Unë gjykoj se Parlamenti Shqiptar, për hir të shumë personazheve që ka brenda, ka një vit e ca që është mbarsur me të tilla tema dhe ka dalë jashtë funksionit logjik të këtij institucioni të lartë. Prandaj, e gjykoj që nga kjo e enjte dhe mbapa shpresoj që të kemi tema të tjera për të diskutuar. Ta thashë edhe më sipër, kjo nuk është temë për ne, është për policë, prokurorë dhe hetues.

Mos ndoshta kjo situatë në PS, e krijuar prej këtij deputeti, i cili përçau, i bën nder PD-së në zgjedhjet vendore?

Unë gjykoj që Partia Demokratike dhe e djathta e ka të ardhmen tek personazhet e ndershëm që do të zgjedhin në zgjedhjet vendore. Nuk shoh ndonjë shpresë unë, që kush rrëshqet brenda Partisë Socialiste, sherret e brendshme, konfliktet që kanë i bëjnë nder Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhet të shohë përpara, duhet ti presë vetë degët e thara që nuk prodhojnë kurrgjë edhe të eci përpara. Duhet të nxjerrë disa burra të fortë dhe të ndershëm në radhën e parë.

Deri tani, vetëm një kandidaturë ka dalë, dhe ajo nuk është zyrtare, Agron Duka për Durrësin. Por edhe kjo figurë është kontestuar nga disa zëra Brenda Partisë Demokratike. Ju si e shihni këtë kandidat?

Unë gjykoj që z. Duka është një personazh pozitiv. Mund t’ia arrij t’ia dalë. Unë realisht dua që të kandidojnë njerëz të ndershëm, por edhe ata që nuk kanë shumë mandate në këtë detyrë. E dyta të kandidojnë profesionistë të shtetit, që dinë të menaxhojnë punën në interes të zgjedhësve.

Edhe për ju është folur se jeni një kandidat i mundshëm për Tiranën. E keni marrë seriozisht ndonjë herë çështjen e kandidimit?

Unë nuk di gjë konkrete. Ditën që do të ketë diskutime serioze, do ti përgjigjem publikut.

Edhe nëse diçka e tillë ndodh, qëndrimi juaj do të jetë pozitiv apo negativ?

Kjo varet nga hapësirat që do të negociojmë. Unë jam një njëri që i kam shërbyer gjithë jetën shtetit, edhe kjo më jep nder para qytetarëve. Ky është avantazhi im, në krahasim me disa njerëz të tjerë që shtetin e kanë të përkohshëm, ndërsa ne jemi disa që shtetin e kemi të përjetshëm. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.