Akuzat e opozitës – Panariti: Fermerët nuk kultivojnë kanabis, do ulim TVSH

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka cilësuar të pavërteta akuzat e opozitës lidhur me faktin se fermerët në vend të perimeve po kultivojnë kanabis.

I ftuar në “Ora News”, Panariti tha se në fushat e Shqipërisë nuk mbillet kanabis.

Ai tha se ky është një aktivitet i paligjshëm që nuk i takon bujqësisë dhe i përqënduar kryesisht në zona të maskuara, kullosore apo pyjore.

Ndërkaq Ministri zbuloi se po diskutohen disa variante për përmirësimin e skemës aktuale të rimbursimit të TVSH-së, përfshirë edhe uljen e saj. “ Duhet të shkojmë pak a shumë në mesataren e rajonit, të aplikojmë atë TVSH që fqinjët tanë kanë.Tek 7-8 % dhe kjo është një ndihmë reale që ne i japim”- tha ministri Panariti.

Pjesë nga intervista

Sa qëndron një akuzë e tillë? Domate apo kanabis?

Panariti: Unë nuk shikoj absolutisht asnjë llogjikë, asnjë lidhje mes kanabisit dhe bujqësisë. Kanabisi, kultivimi i drogave nuk i takon bujqësisë, i takon një aktiviteti të paligjshëm që nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri por në shumë vende të tjera dhe është subjekt i organeve përkatëse të cilat merren me luftën kundër drogave dhe bimëve të paligjshme që përbëjnë dhe bazën e prodhimit dhe shpërndarjes së këtyre drogave.

Jeni në dijeni të këtyre akuzave?

Panariti: Jam në dijeni të këtyre akuzave por nuk shikoj asnjë lloj lidhje, në fushat e Shqipërisë nuk mbillet kanabis. Nëse ka mbjellje të kësaj kulture, kjo mbillet në terrene të maskuara, kryesisht në zona kullosore dhe pyjore dhe në ngastra të izoluara jashtë vëmendjes. Të thuash që bujqësia nuk kultivon domate, perime apo produkte të tjera është një e pavërtetë e madhe, lehtësisht e verifikueshme. Do kem rastin ta vërtetoj dhe përmes shifrave.

Ulje TVSH-së për fermerët

Rama ka pranuar që ka pasur një dështim të skemës së rimbursimit të TVSH për fermerët.

Panariti: Nuk ka qenë e tillë, ka pasur çrregullime në rimbursimin e TVSH që për hir të së vërtetës është goxha i konsiderueshëm. Por problemi që ka dalë me rimbursimin eTVSH është se edhe kur ndodh, nuk ndodh atëherë kur duhet pasi pikat e grumbullimit kanë nevojë për likuiditet. Bëjnë në mënyrë konstante pagesat e fermerëve, në momentin që i dorëzon do para në mënyrë konstante dhe nuk mund të presë që rimbursimin e TVSH t’ia bësh në fund të vitit. Ky ka qenë shqetësimi. Ka një variant që ka dalë nga pikat e grumbullimit që thotë pse t’i hysh rimbursimit të TVSH, ma hiq TVSH dhe jemi në rregull.Normalisht ta bëjmë kompetitive me vendet e rajonit.Kemi politika fiskale që janë subjekt i monitorimit të FMN.Këto veprime drastike duhet të bëhen në diskutim edhe me organizmat financiarë.Ka disa variante që do të synojnë përmirësimin e skemës aktuale të rimbursimit të TVSH. Sigurisht që edhe ulja.Duhet të shkojmë pak a shumë në mesataren e rajonit, të aplikojmë atë TVSH që fqinjët tanë kanë.Tek 7-8 % dhe kjo është një ndihmë reale që ne i japim. Kjo është ajo që kërkohej nga fermerët dhe grumbulluesit. Por ajo që unë insistoj shqetësim sistematik është pagimi me cash në momentin e dorëzimit jo përmes bankave.Është lënë një nivel rreth 32 mijë lekë të reja që lejohen transaksione me cash, terësisht i papërfillshëm dhe i pamjaftueshëm. Jam i sigurtë që qeveria do ta ndërmarrë këtë hap për ta çuar pagesën me para në dorë në momentin e dorëzimit përkundrejt faturave tatimore sipas të gjitha rregullave në masën 1 milion lekë të vjetra ose dhe më shumë.Maqedonia e ka 1400 euro, Italia e ka 3 mijë euro dhe po e çon në 5 mijë euro. Fermerët kërkojnë vetëm një gjë: Na lejoni të shesim në pikat e grumbullimit. Mendoj që do të kemi mirëkuptimin e Qeverisë për ta ndërmarrë këtë shumë shpejt.

Brenda vitit, në Lushnje bursë për prodhimet bujqësore

Panariti: Në Shqipëri mungon bursa, mungon bursa e prodhimeve bujqësore. Është një sfidë që mbetet e hapur. Kontradita më e madhe që kemi në pikat e grumbullimit ëhstë që fermeri do ta lidhë kontratën me grumbulluesin ta lidhë mundësisht që kur e mbjell farën në tokë, kurse grumbulluesi nuk e ka këtë interes dhe do që kontratën mundësisht ta lidhë në momentin e fundit.Këto i rregullon bursa. Personalisht do të marr një iniciativë për ta filluar shumë shpejt këtë, në disa zona pilot.Do mundohemi brenda këtij viti dhe kemi gjetur dhe vendin ku ta bëjmë në Lushnje.Skema do të funksionojë kështu, tipikisht në një ditë pune të gjithë dorëzuesit herët në mëngjes dorëzojnë prodhimet e tyre.Në këtë moment organizohet një ankand ditor dhe përcaktohet çmimi ditor i shitjes së domates. Ky çmim përcakton atë që quhet fiksing për atë ditë. Del edhe nëpërmjet mediave që çmimi fjala vjen në datën 26 shtator i domates në tregun e Lushnjes është 80 lekë. Ditën e nesërme mund të ketë çmim tjetër. Por ama me 26 shtator duhet ta dinë të gjithë që çmimi i blerjes me shumicë në pikat e grumbullimit në Lushnje është 80 lekë, spekulantët frenohen dhe nuk ka manovra. Them që shumë shpejt do të bëhet dhe e kam sfidë personale.Fermerët ma kanë kërkuar.

Çmimet

Panariti: Çmimi i artikujve bujqësore në Shqipëri është ndjeshëm më ulët në krahasim me çmimet e artikujve bujqësorë në të gjitha vendet e rajonit.Por siç thashë, bujqësia është një sistem i hapur. Ne eksportojmë dhe është eksporti ai që në një farë mënyre përcakton edhe çmimin. Kuptohet që feremrët janë të intreresuar ta shesin produktin e tyre më shtrenjtë. Edhe ne jemi të interesuar që të ardhurat e fermerëve të rriten. Kjo reflektohet edhe në çmimet më të larta të produkteve. Por nga fakti që bujqësia shqiptare futi në ekonominë kombëtare, në ekonominë individale dhe ekonominë e fermerëve rreth 50 milion dollarë më shumë se një vit më parë i detyrohet dhe fatit që ne jo vetëm eksportojmë por eksportojmë dhe me çmime të favorshme.Kjo në një farë mënyre impakton edhe çmimet në tregjet e brendshme. Megjithatë oferta e produkteve bujqësore më tregjet e vendit ka qenë jashtëzakonisht e bollshme dhe mbetet e bollshme. Ju keni filmuar aty në tregje 130 lekë kg e domateve, sigurisht po ta blesh tek sheshi “Avni Rrustemi” tek pjesa elitare e konsumatorëve shkon aq. Unë bëj vetë pazarin, jam vetë blerës i drejtëpërdrejtë sepse dua të jetoj në mënyrë të përditshme me çmimet dhe ofertën.Ju garantoj që nuk është ky realiteti.Çmimi për periudha jashtë sezonit nuk është ai në pikën e prodhimit. Mund ta verifikoni shumë mirë.

Raportet import-eksport

Panariti: Në rast se domatja jonë kërkohet nga tregje elitare dhe paguhet shtrenjtë atje, sigurisht që nuk ka forcë që ta pengojë atë për të qëndruar në tregun e brendshëm.Ne kemi situata të tilla, eksportojmë vaj ulliri ekstra të virgjër në tregun zvicerian me 17 franga zvicerane litrin.Ta pengojmë atë vaj që shkon në Zvicër? Jo sepse siguron të ardhura për grumbulluesin, prodhesin dhe rrit të ardhurat për ekonominë kombëtare. Njëkohësisht ne importojmë vaj ulliri me 2.5 euro nga Spanja.Nuk mund të zbatoj politika proteksioniste.Gështenja shqiptare 100% eksportohet në Itali. Eksportojmë në tregjet italiane gështenjë dhe e shesim shumë shtrenjtë dhe kjo i kontribuon të gjithë fermerëve që merren me grumbullimin e saj. Por ne importojmë gështenjë nga Maqedonia.Në bilanc të fundit ne duhet të kuptojmë se kush del më me fitim. Ka këto disbalanca por në thelb duhet ti mëshojmë asaj që mbetet në ekonominë kombëtare.Kemi rritje spektakolare të eksporteve, ndërkohë që kemi ulje në nivelin 8% të importeve. Bilanci negativ kur unë mora këtë detyrë ka qenë 1/6, tani është 1/3.5. Trendi i bujqësisë është pozitiv dhe bilanci pozitiv.

Siguria ushqimore dhe AKU

Funksıonon AKU, vetëm sot ka vendosur 2 milion lekë gjoba nëpër biznese. Nuk është pjesë e një aksioni por pjesë e një lëvizje sistematike nëpër tregje.Situata e sigurisë ushqimore nuk ka qenë më e mirë se më përpara, çështja e garancive absolute në këtë botë.. vetëm, një gjë është garanci absolute, vdekja. Vdekja nga ushqimet nuk ka ndodhur dhe nuk për të ndodhur.Duhet të punojmë me ndërgjegjësimin e konsumatorit, një konsumator që shikon se shitet peshk me govata nuk duhet ta blejë.Ka institucione por është shumë më komplekse.

SHKARKO APP