Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albanologu Mateo Mandala: Hapja e dosjeve do ndihmojë në njohjen e së kaluarës

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Studiesi arbëresh, profesor Mateo Mandala, titullar i Katedrës albanologjike të Universitetit të Palermos ka dhënë një intervistë për Radio Vatikani ku është shprehur pro hapjes së dosjeve në Shqipëri. Sipas tij hapja e tyre do do ndihmojë në njohjen e së kaluarës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ai ka folur edhe për vizitën e Papës në Shqipëriku theksoi se ajo  prania e besimtarë të feve të ndryshme shqiptare në sheshin “Nënë Tereza”,  la një përshtypje shumë pozitive në botën perëndimore.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Profesor Mandala, si e vlerësoni ju si studies nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve? Sa e ndihmon realitetin e të kaluarës dhe të sotëm?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë e vlerësoj shumë pozitivisht nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve sepse pavarsisht nga aspektet teknike që qeveria, sigurisht do të sigurojë në mënyrë më të hapur dhe transparente, do ndihmojë me njohjen e të kaluarës. Këtu kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut dhe në këtë fushë nuk duhet të mbetet asgjë pa u bërë dhe pa u njohur lidhur me historinë e periudhës së diktaturës. Është një nismë mjaft interesante që do mirëpritet edhe nga bota perëndimore, nga Europa, e cila është shprehur qartë kundër krimeve të regjimeve komuniste.

Ekziston mundësia që këto dosje të jenë prekura, të risistemuara nga vetë ata që i kanë përpiluar dhe nuk përmbajnë dokumentat e plotë apo që ndoshta edhe shtrembërojnë realitetin?

Ky rrezik ekziston. Nga ato që kam lexuar, sepse unë e kam njohur realitetin nëpërmjet gazetave, nëpërmjet emisioneve televizive dhe nëpërmjet rrëfimeve të miqve dhe kolegëve, ka rrezik që mund të kenë ndërhyrë dhe të jenë shtrembëruar, duke qenë se disa dosje janë botuar pak a shumë dhe janë shkëputur këtej e andej. Prandaj them se aspektet teknike dhe juridike që qeveria do të miratojë për të shmangur çdo rrezik për të manipuluar realitetin do jenë të dobishme. Por, gjithsesi, kjo punë duhet bërë sepse në qoftë se nuk matemi me të kaluarën, edhe kur e kaluara është e keqe si kjo për të cilën flasim, ne nuk do t’i shmangemi asaj, do të jetë njëfarë pengese për të ardhmen. Prandaj, megjithë manipulimet që mund të jenë bërë, ne duhet të njihemi me të kaluarën. Dosjet duhen të hapen dhe të bëhen të njohura. Me shumë kujdes duhet të veprojnë jo vetëm të interesuarit, por edhe ata që mund të hyjnë në kontakt me këto dosje, duke ditur që mund të kenë edhe materiale të manipuluara. Këtu duhet një qasje shkencore për të vlerësuar dosjet, një qasje e qetë, një qasje me gjakftohtësi dhe pa kërkuar hakmarrje, sepse këtu nuk ka vend për hakmarje, por për njohje, thjesht për njohje.

 E vërteta do ju bëjë të lire, thotë Ungjilli. Kjo e vërtetë që kërkohet nëpërmjet dosjeve mund të rrezikojë edhe të krijojë një përçarje të re mes qytetarëve?

Nuk jam në gjendje të them atë që do ndodhë, por besoj se jo. Populli shqiptar është treguar shumë i qetë nga kjo pikëpamje edhe pas rrëzimit të diktaturës. Në vitet ‘90, ‘91, ‘92 mund të kishim patur dhe një përçarje gjakatare, por kjo nuk ndodhi. Pse duhet të ndodhë tani? Sot problemi nuk është që të hakmerremi ndaj të kaluarës, por ta njohim të kaluarën për të cilën janë thënë shumë gjera. Edhe të persekutuarit e dinë pak a shumë se kush janë ata që i kanë persekutuar, por nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim e kundër tyre. Kështu që, sot do të lajmë borxhin që i kemi të kaluarës duke e njohur të kaluarën. Nuk besoj se do të ketë hakmarrje apo përçarje siç e thoni ju. Shpresoj së paku që kjo të mos ndodhë.

 Për ata të cilët kanë përgjegjësi për veprimet e ç'njerëzore që janë bërë në atë periudhë në aspektin institucional, nuk është bërë asgjë deri tani. Hapja e dosjeve krijon disa pikëpyetje që mbeten ende…

Pa diskutim! Nuk dua të futem në një debat të hollësishëm sepse kam një pozitë, e cila nuk më lejon ta bëj këtë. Por gjithsesi, për shembull duhet pastruar aspekti publik i shoqërisë shqiptare, në çdo pikëpamje, në universitete, në politikë sidomos, në çdo vend duhet të hidhet drita e së vërtetës. Kjo duhet bërë jo për të kërkuar hakmarrjen ndaj të kaluarës, ndaj personave që ishin të implikuar, por thejsht për të ditur se cili është realiteti i sotëm dhe si do të vazhdojë në të ardhmen. Unë mendoj kështu dhe e kam patur këtë qëndrim me Italinë postfashiste, me Gjermaninë postkomuniste, e kështu me rradhë. Pra, aty ku populli nuk lejohet të njihet dhe të ballafaqohet me të kaluarën, duke njohur edhe fajet që kanë bërë persona të ndryshëm, nuk mund të shkojmë drejt së ardhmes.

E gjitha kjo duke patur parasysh forcën e faljes…

Pikërisht, këtë doja të thosha. Ne kërkojmë të dimë fajet dhe të kemi fuqinë t’i falim ata që i kanë bërë këto faje.

Pra, duhet një orientim vëllazëror që të dijë të vërtetat, por edhe të ketë forcë dhe fuqi për të shtrirë dorën vëllazërore për të falur…

Vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri ka qënë një vizitë shumë mbresëlënëse, jo vetëm për faktin se ishin të pranishëm edhe besimtarë të feve të ndryshme shqiptare në sheshin “Nënë Tereza”, çka la një përshtypje shumë pozitive në botën perëndimore, por edhe që shqiptarët kanë respekt ndaj tjetrit dhe ky respekt i tejkalon edhe përmasat njerëzore. Fakti që ne jemi sot në gjendje të falim ata që na kanë dëmtuar, na çon në një nivel sipëror. Kjo është një gjendje që shqiptari sot ka dhe duhet ta mbajë me krenari.

Prof. Mateo Mandala, është titullar i Katedrës albanologjike në Universitetin e Palermos

Marrë nga Radio Vatikani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.