Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albatros Rexhaj: Sekreti i sukesit; unë nuk shes mend

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë” shkrimtari, Albatros Rexhaj: Libri im më i ri do të jetë manuali i filozofisë urbane

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nga Sidorela Lepuri

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 23 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Megjithëse një emër i ri në tregun e letrave shqipe, ai ka tërhequr vëmendjen e publikut. Shkrimtari, Albatros Rexhaj wshtw i pranishëm sa në Kosovë, po aq edhe në Shqipëri. Pak ditë më parë u vendos në Teatrin e Metropolit drama e tij “Në kërkim të daljes”, një prurje e re në skenën e teatrit të kryeqytetit. “Në kërkim të daljes” është vlerësuar si një dramë e absurdit modern, vazhdimësi e teatrit ekzistencialist por vetë shkrimtari Albatros Rexhaj na tregon se kjo dramë është pak nga të gjitha. “Për mua drama është politike, në kuptimin e protestës ndaj mënyrës se si politika ditore ndërhyn në jetët tona dhe na kufizon vazhdimisht. Në planin përtej politikës ditore është një klithje e imja e radhës kundër skemave dhe tabuve, me të cilat ne vazhdimisht ia ngushtojmë hapësirën vepruese vetes”,- rrëfen shkrimtari. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” autori flet për krijimtarinë e tij, botimet shqiptare, thelbin e suksesit të veprës së tij, si edhe jetën personale…

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pak ditë më parë u vendos në Teatrin e Metropolit drama juaj “Në kërkim të daljes”. Kjo dramë është vlerësuar si një dramë e absurdit modern, vazhdimësi e teatrit ekzistencial dhe një prurje e re në skenën teatrore në Tiranë. Ju vetë e keni cilësuar edhe si dramë politike. Çfarë në të vërtetë është “Në kërkim të daljes”?

Është të gjitha nga pak. Kur e kam shkruar (viti 2004) në mendje e kisha shoqërinë tonë tejet të politizuar, që vazhdimisht ishte në kërkim të një rrugëdaljeje për ngërçin e vazhdueshëm ku gjendet. Fatkeqësisht, edhe pas një dekade, shumë pak gjëra kanë ndryshuar dhe ne vazhdojmë të jemi në të njëjtën situatë. Për mua drama është politike, në kuptimin e protestës ndaj mënyrës se si politika ditore ndërhyn në jetët tona dhe na kufizon vazhdimisht. Në planin përtej politikës ditore është një klithje e imja e radhës kundër skemave dhe tabuve, me të cilat ne vazhdimisht ia ngushtojmë hapësirën vepruese vetes. Muret e padukshme, që i rrethojnë dhe i kërcënojnë personazhet e mia, janë të pranishme edhe në jetën tonë dhe fatkeqësisht këto mure vetëm sa po forcohen dhe po na ngulfasin gjithnjë e më shumë.

Cilat kanë qenë komentet prej publikut?

Publiku ishte i emocionuar dhe e ka ndier peshën e këtyre mureve të padukshme. Kishte edhe të atillë që edhe kanë qarë dhe janë ndier si pjesë e asaj që ndodhte në skenë. Më së shumti, më ka gëzuar fakti se publiku e ka pranuar shfaqjen, në funksionin burimor të teatrit: një mekanizëm i katarzës shpirtërore.

Filozofia Urbane, faqja juaj në rrjetin social Facebook është një nga faqet më të ndjekura për publikun shqiptar. Përse keni zgjedhur Facebook-un për të shprehur fillimisht idetë, botëkuptimin dhe ndjesitë tuaja?

Unë i takoj brezit të ri të shkrimtarëve dhe jam produkt i të gjitha trazirave dhe eksperimenteve që i bën ky brez. Facebook është arena virtuale, sheshi virtual, vendtakimi virtual quaje si të duash, ku të rinjtë sot kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Si pjesëtar i këtij brezi edhe unë ndihem komod në këtë kontekst virtual të realitetit tonë të ri. Në fillim, shumëkush e ka parë me dyshim këtë stil timin, disa e kanë quajtur edhe aventurë letrare, por të gjithë këtyre ua përkujtoj fjalët e nobelistit të fundit Modiano, i cili, gjatë pranimit të çmimit Nobel, thotë se nën ndikimin e rrjeteve sociale po lind një formë e re të shkruarit, rrjedhimisht një letërsi e re. Jam krenar që në botën shqiptare jam i pari që ka përqafuar këtë frymë të re.

Jeni pjesë e botës së letrave shqipe, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri. Si i vlerësoni botimet në të dy vendet?

Përderisa ekziston një gjuhë shqipe ekziston edhe një letërsi unike shqipe. Në aspektin e prodhimit vendor letrar nuk ka ndonjë dallim në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, por në fushën e përkthimeve dominon Tirana. Për mua kjo është e natyrshme, sepse Shqipëria ka dyfishin e banorëve të Kosovës, por po ashtu duhet cekur se kohëve të fundit ka një lëvizje kualitative edhe në Kosovë. Shtëpia botuese “Buzuku” në Prishtinë ka marrë të drejtën për botimin e veprave të Modianos dhe një numri tjetër të autorëve francez, që aktualisht po bëjnë nam në Francë.

Nga konstatimet tuaja, a ekzistojnë dallime midis lexuesit në Shqipëri dhe atë në Kosovë?

Jo. Dallimet janë shumë relative. Ne konsumojmë të njëjtat media dhe rrjedhimisht kemi edhe të njëjtat shije.

Në shkrimet tuaja trajtoni tematika intime si edhe të prekshme për këdo, si dashuria apo derivate e saj. Çfarë iu frymëzon?

Kur shkruaj për dashurinë më frymëzon një femër pasiononte, apo siç them unë “një femër me botë”, qoftë nga e kaluara apo e tashmja ime. Kur shkruaj për jetën tonë, atë që unë e quaj “kronikë e përditshmërisë sonë”, frymëzohem nga ajo që përjetoj çdo ditë rrugëve të Prishtinës dhe të Tiranës.

Na tregoni pak për jetën tuaj personale…

Është një “skandal” i llojit të vet, në kuptimin se nuk kam kohë për veten time. Nuk ka diçka të veçantë për të veçuar dhe nuk pretendoj të jem model për dikë në asnjë gjë. Për më tepër, më vjen të qesh kur njerëzit përpiqen të moralizojnë për çdo gjë. Unë nuk jam shenjtor dhe as që dua të jem shenjtor, sepse kam nevojë për dozën ditore të çmendurisë, intrigave dhe çdo lloj budallallëku dhe prapësie që shoqëria jonë është në gjendje të sajoj. Vetëm në këtë lëmsh merr jetë krijimtaria ime.

Veprat tuaja janë kthyer në bestseller. Si ndiheni për këtë? Kush është thelbi i suksesit tuaj?

Pyetja është shumë e gjatë, por përgjigja ime është shumë e shkurtër: Unë nuk shes mend!

Si është një ditë e Albatrosit?

Fatmirësisht jam i rrethuar me njerëz që e kuptojnë natyrën time dhe nëse nuk mund të më japin krahë, përpiqen që së paku të mos më pengojnë. Nuk jetoj nga shkrimet dhe kjo më torturon paksa sepse një pjesë të madhe të ditës e harxhoj duke fituar bukën e gojës. Ajo pak kohë e lirë që ngel është koha kur unë shkruaj.

Jeni duke shkruar diçka për momentin?

Po. Jam duke shkruar librin tim të radhës “Rebelohu”. Është një traktat i imi personal, një lloj manuali i filozofisë urbane, që jam përpjekur ta promovoj këto vite.

Një mesazh për të gjithë lexuesi tuaj?

Jetoni të lirë dhe përpiquni të mos vdisni të ri. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.