Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albin Kurti: Atë çka Rama ia tha Vuçiçit në Beograd, Mustafa dhe Thaçi nuk ia thonë dot Jabllanoviçit në Prishtinë

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu në largim i Lëvizjes Vetëvendosje, përsërit qendrimin se kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës s’duhet të ekzistojnë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ai ndërkohë thotë se Rama duhet të vazhdojë të mbajë të njëjtin qendrim ndaj Serbisë për Kosovën.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Deklaratat e tij janë bërë ne emisionin e Janush Bugajskit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bugajski: Shkarkimi i ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç së fundmi? A mund t’ia shpjegoni publikut shqiptar dhe atij amerikan se çfarë shtrihej pas kësaj? Përse u detyrua ai të jepte dorëheqjen? Dhe në tablonë e gjerë, a duhet të shërbejnë serbët në qeverinë e Kosovës?

Kurti: Padyshim që serbët duhet të shërbejnë në qeverinë e Kosovës. Por ata duhet ta pranojnë se Kosova është vend i pavarur. Kosova është republikë. Dhe ata duhet të tregojnë besnikëri ndaj shtetit të cilit do t’i shërbejnë.  Mandatin e kaluar ne kishim serbë në Parlamentin e Kosovës, të cilët përgjithësisht e njihnin pavarësinë dhe thoshin Kosova.  Madje kishim edhe një social-demokrat nga Graçanica, i cili ka thënë “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”. Disa syresh thoshin vetëm “Kushtetuta e Kosovës”. Por ai përdor edhe fjalën “Republikë”.  Por tani me Listën Serbe, e cila është fund e krye besnike ndaj Beogradit dhe jo ndaj Prishtinës, dhe e cila është krijuar nga Beogradi si një lloj formacioni çetnik, ata ndryshuan shumëçka në qëndrimin e serbëve në shtetin e Kosovës përkundrejt institucioneve dhe vetë shoqërisë.  Pra, ata janë mjaft të ndryshëm nga serbët e mandatit të mëparshëm në qasjet dhe qëndrimet e tyre.  Dhe kjo është tejet problematike për Kosovën, pasi ata praktikisht kanë fuqinë e vetos mbi shumë çështje. P.sh. fakti nëse Kosova do të ketë ushtri apo jo nuk mund të bëhet pa miratimin e Listës Serbe, e cila mban gjithnjë një linjë të hapur telefonike me Vuçiçin. Z. Jabllanoviç ka thënë diçka absolutisht të pavend. Ai i cilësoi “egërsira” nënat e personave të pagjetur të cilat po protestonin në Gjakovë, si dhe aktivistët e lëvizjes sonë. Njëkohësisht, ai tha se nuk ka patur krime dhe masakra serbe në Kosovë.

Bugajski: Pra, cili është hapi i radhës? A do të zëvendësohet ai nga Lista Serbe?

Kurti: Ai u shkarkua. Por, fatkeqësisht, Kryeministri Mustafa nuk guxoi të thoshte se e shkarkoi Jabllanoviçin. Tha se ai nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.

Është shumë e trishtë që atë çka kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia tha Vuçiçit në Beograd, Mustafa dhe Thaçi nuk ia thonë dot Jabllanoviçit në Prishtinë. Pra, pazari ka rënë tej mase.

Bugajski: Sërish për publikun në Shqipëri . Si e interpretoni vizitën historike të Kryeministrit Rama në Beograd? Si dhe faktin se Vuçiçi pritet të vijë në Tiranë këtë vit?

Kurti: Ajo që Rama tha në Beograd shtyu vizitën e Vuçiçit në Tiranë.  Me gjasë, Vuçiçi po mendonte shumë më herët që të vinte në Tiranë.   Por ajo që tha Rama s’ishte diçka e panjohur, qoftë dhe për Vuçiçin.  Fakti ishte se ai ia tha publikisht Vuçiçit në Beograd.  Dhe fakti që ne u bëmë aq entuziastë për atë deklaratë, tregon ndoshta se pritshmëritë tona për politikanët tanë janë mjaft të ulëta.

Sidoqoftë, ajo që ai tha ishte gjë e mirë dhe le të shpresojmë se ai do të vazhdojë në atë mënyrë.

Sepse, të vendosësh një standart është diçka, por ta ruash atë standart është diçka tjetër.

Bugajski: Si e shikoni zhvillimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës, që më herët ju i quajtët natyrore?A do të bëhet Shqipëria një tërheqje më tepër për Kosovën?Me fjalë të tjera, një bashkim potencial në të ardhmen, apo lidhje më të ngushta?

Kurti: Gjykoj se duhet të ketë bashkim. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është kufi shqiptar.

Është kufiri i Jugosllavisë dhe i Serbisë. Në krahun tjetër, është në interesin tonë ekominik dhe të sigurisë që të bashkohemi. Ne jemi një komb.  Kombi shqiptar nuk duhet të reduktohet në faktin e lidhjes së gjakut, por ne gjithashtu duhet ta vëmë theksin te ideja politike e bashkimit.  Dhe ne e njohim fort mirë thënien e Pashko Vasës se feja e shqiptarit është shqiptaria. Dhe ne dëshirojmë ta themi atë pa u trazuar fort.  Por, nëse e mendojmë disi më thellë, është interesante p.sh. se ka shumë shqiptarë me emrin Flamur. Ka shumë shqiptarë me emrin Bashkim.  A mund të imagjinoni dikë në një vend tjetër që i vë emrin fëmijës Flamur apo Bashkim. Është e pamundur. Por në mesin e shqiptarëve kjo është gjëja më e natyrshme.

Bugajski: A është bashkimi pjesë e programit të Vetëvendosjes?

Kurti: Po! Në pjesen e parë të programit tonë, ne e sqarojmë hollësisht këtë dhe themi se duhet të kemi të drejtën t’i bashkohemi Shqipërisë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.