Alma Hicka: Thelbi i ligjit të pronave nuk është rrëzuar nga gjykata

Avokatja e Shtetit, Alma Hicka flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave

Avokatja e Shtetit, Alma Hicka ka komentuar dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin e pronave. Edhe pse vendimi nuk është zbardhur ende, Avokatja e Shtetit sqaron se, cila pritet të jenë efektet e këtij vendim në gjithë procesin e kompensimit dhe kthimit të pronave. Në një intervistë për “Vizion Plus”, znj. Hicka flet për gjithë procedurën që ka ndjekur miratimi i këtij ligji.

 

Si do ta cilësonit vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin e ri të pronave që gjithsesi nuk është zbardhur ende, jemi ende në dilemat që varet si e ka interpretuar, prit të shohim si e ka justifikuar?

Për momentin vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i paqartë mbi atë që ka vendosur përfundimisht.

Që do të thotë edhe i pazbatueshëm?

Jo nuk do të thotë këtë, por do të thotë që ne nuk e dimë arsyet e vendimmarrjes. Kemi një dispozitiv të vendimit. Gjykata na ka thënë se ka shfuqizuar dy pika të nenit 6 të ligjit, por nuk ka thënë arsyet pse e ka bërë këtë e për rrjedhojë, nuk dimë se si kjo do të ndikojë në zbatimin e ligjit.

Qëndron pezull çështja deri në zbardhjen e vendimit?

Le të themi që paqartësia nuk është karakteristikë e ligjit. Pra, nëse ti do të kesh një ligj, nëse do zbatosh atë, ai duhet të jetë i qartë, në mënyrë që strukturat të dinë se çfarë po bëjnë.

Pra, gjykata ka thënë se ligji zbatohet, por këto dy pika, shfuqizohen?

Me siguri, Gjykata Kushtetuese nuk ka prekur formulën e kompensimit të ligjit të ri. Këtë e dimë dhe nuk e dimë dhe është mirë që ta përsërisim sepse disa thonë që e ka prekur.

Pronarët thonë që është rrëzuar thelbi i ligjit?

Në fakt, formula e kompensimit është thelbi i ligjit dhe formula e kompensimit duhet që të mos jetë prekur nga pikat mbi të cilat ka vendosur dorë Gjykata. Formula e kompensimit është në nenin 6 dhe në nenin 7 të ligjit. Dhe në nenin 7 duket dukshëm që Gjykata Kushtuese e ka refuzuar kërkesën e subjekteve të interesuara. Nuk e ka shfuqizuar nenin 7. Kështu që padiskutim formula e ligjit nuk është prekur dhe po të kemi në konsideratë që këtu flasim për një ligj, i cili njeh të drejtën për t’u kompensuar, për disa vendime që tashmë janë të formës së prerë dhe për disa vendime të tjera që pritet që të njihet e drejta e pronësisë dhe të kompensohet, atëherë thelbi i ligjit nuk ka rënë. Pse them që nuk ka rënë? Meqenëse kemi vetëm vendimmarrje kompensimi, ato të gjitha do të trajtohen me një formulë. Dhe në themi që thelbi i ligjit në fakt nuk ka rënë, për shkak të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, por sigurisht që, në arsyetimin e vetë, Gjykata Kushtetuese nxjerr disa arsye të tjera, siç mund të themi: Hajde të diskutojmë atë që dëgjojmë përditë! Ka një variant që ata që kundër shtojnë ligjin, thonë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimmarrja me kthimin e 100% të vlerës ashtu siç ka qenë me ligjin e vjetër. Le të supozojmë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë, që ka marrë një vendimin që kthimi të vazhdojë. Në radhë të parë, lidhur me këtë çështje, unë do të thosha që ky supozim është i gabuar sepse ligji i ri për kompensimin e pronës, nuk njeh më të drejtën e kthimit. Në të gjithë kuadrin ligjor që nga qëllimi i ligjit e deri në momentin se si zbatohet, ai i jep kompetenca Agjencisë të Trajtimit të Pronave dhe vetëm të kompensojë dhe pastaj nëse kompenson tek toka që ti ke pasur e merr aty apo e merr në një tokë shtet apo e merr kompensim financiar, këto janë tre çështje që rregullohen në mënyrë të posaçme.

Por nuk flet më për kthim ky ligj?

Nuk flet më për kthim dhe në qoftë se, Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj do ta arsyetonte që jo, ne nuk jemi dakord me njohjen e pronarëve për kthim, kjo do të kërkonte më pas ndryshime ligjore për ta adresuar këtë çështje. Prandaj themi që presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndryshime ligjore për t’i dhënë kompetencën agjencisë së trajtimit të pronave që pastaj të ketë mundësinë të marrë vendimin për kthimin. Ndryshimet ligjore në këtë moment që jemi, janë shumë të pafavorshme e jo vetëm për shtetin, por edhe për pronarët.

Do to thotë një zvarritje e procesit shumë më tej?

Unë dua t’u kujtoj diçka, që është bërë një punë e jashtëzakonshme në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, për të arritur në këtë ligj e në këtë rezultat. Punë me arkivimin, punë me sistemimin e vendimmarrjes, punë me analizën e të gjithë kuadrit ligjor, por edhe faktik për të arritur në këtë konkluzion. E gjithë kjo punë u transformua në një ligj, i cili u konsultua dhe që ka qenë gati që në muajin Prill të vitit të kaluar, u konsultua me ekspertë të Këshillit të Europës, kaloi në Komitetin e Ministrave si draftligj, u aprovua atje, e pastaj u miratua nga parlamenti, u aprovua më pas përsëri nga Komiteti i Ministrave.

Shkoi edhe në Venecia?

Dhe më pas shkoi në komisionin e Venecias dhe tani presim vendimmarrjen e Gjykatës së Strasburgut. Po themi që ky ligj ka kaluar si draftligj njëherë në komitetin e Ministrave dhe dy herë të tjera si ligj. Do të thotë një periudhë prej 1 viti e gjysmë vlerësim në Strasburg e që ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme për të proceduar. Kështu që ndryshime të mëtejshme ligjore janë të pafavorshme për procesin por nga ana tjetër ne besojmë që as që nuk është ajo që ka vendosur Gjykata Kushtuese, unë thash vetëm ta supozojmë kur është ajo që ka vendosur Gjykata Kushtetuese.  Ne besojmë që nuk është kjo ajo që ka vendosur Gjykata Kushtetuese sepse pikat e ligjit që prekin në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk i referohem formulës, nuk i referohem faktit që AKP-ja sot ka kompetencën vetëm që të japë vendime kompensimi, të cilat detyrimisht do të kalojnë në një formulë dhe për rrjedhojë nuk e cenon ligjin, sigurisht duhet ta lexojmë.

Ju e përmendët Strasburgun, që jeni këshilluar. Kam përshtypjen se pronarët shpresën nuk e kanë më tek ligji as tek Kushtetuesja jonë, pronarët e kanë shpresën tek Strasburgu. Ka një rrezik nëse si do të jetë vendimi i Kushtetutës, pronarët zgjidhjen do ta gjejnë në Gjykatën e Strasburgut dhe kjo gjykatë se do që të ketë qetë udhëzimi apo këshillimi i Venecias, që janë dy organe që një çati kanë Këshillin e Europës mbi kokë, por janë të pavarura nga njëra-tjetra. Ka gjasa që ligji i Strasburgut të dënojë e që fatura të bëhet shpërthyese?

Tani që ta marrim më pak me radhë e që të jemi më të qartë. Miratimi i këtij ligji ishte një përgjigje e Qeverisë Shqiptare, ndaj kërkesave ose ndaj vendimmarrjes së Gjykatës së Strasburgut. Pra u bë një ligj që të adresonte problematikën e ngritur në vendimin pilot ”Manushaqe Puto”. Prandaj gjatë gjithë kohës, ligji është konsultuar me ekspertët në Strasburg, që tu përputhte me kërkesat e kësaj gjykate. Është ashtu siç ju thatë, që Komisioni i Venecias dhe Gjykata, janë të dyja organe të Europës dhe sigurisht që marrin dhe japin me njëra-tjetrën, në kuptimin e opinioneve. Sigurisht që, Komisioni i Venecias kur ka shkruar mendimin për Gjykatën Kushtetuese, i është referuar vendimmarrjes së Gjykatës së Strasburgut lidhur me këtë çështje dhe ka parë praktikën e kësaj gjykate. Është në tekstin e mendimit dhe janë referencat tek vendimmarrja e Gjykatës së Strasburgut. Nga ana tjetër duhet të themi edhe këtë gjë që, nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte vendosur për kthimin, e prish balancën. Pse themi që e prish balancën, në skemën totale të kompensimit? Ligji i vjetër parashikonte që kthimi ishte 100 % dhe pretendonte që edhe kompensimi do të ishte 100%, pra fatura ishte e lartë. Ligji i ri parashikon 40 mijë dosje do të trajnohen me një faturë që është më e ulët se e para. Në të dyja rastet, aty ku thonë pronarët dhe aty ku thotë shteti, le ta marrim që këtë e merr shteti, pronarët trajtoheshin në mënyrë të barabartë. Më një skemë e një formulë që e cila ishte e barabartë në të dyja rastet.

E barabartë në çfarë kuptimi, që trajtohen sipas një skeme?

Po, sipas një skeme dhe me të njëjtën vlerë dhe më të njëjtën formulë. Tani nëse Gjykata Kushtuese e ka lënë në fuqi formulën e kompensimit, por ka prishur kthimin, kjo do të thotë që, ata që të trajtohen me kthim do të jenë më lart dhe ata që trajnohen me kompensim të jenë më poshtë.

Për hir të së vërtetës, ka një rrezik që të ketë bërë diçka të tillë Gjykata Kushtetuese, ka ketë komplikuar skemën në një mënyrë, sa për të vënë shkopinj në rrota, për të bërë të zbatueshme?

Në fakt unë them jo dhe unë jam në fakt shumë e çuditur që nuk dëgjoj shoqatave pronarëve që tani të flasin. Gjithmonë thuhet se ata kanë një interes të kundër me qeverinë por në këtë rast nuk është kështu dhe pse nuk është kështu? Ne nuk jemi një qeveri e pasur, nuk jemi shtet i pasur që të kemi mundësi të paguajmë. Le të themi edhe diçka të ndershme njëri-tjetrit dhe grupeve të interesit. A është e drejtë që dikush të trajtohet me një skemë më të lartë e ta marri pronën sot me këtë vlerë që ekziston dhe dikush tjetër që ka mbajtur letrat në xhep për 25 vite ta marrë me këtë formulë, e kjo është tmerrësisht e padrejtë. Prandaj po them që Qeveria i tha pronarëve që ne nuk kemi mundësi që ta paguajmë në vlerën e lartë, kështu që të gjithë ju, 40 mijë vendime, qoftë ju që do ta merrni fizikisht apo ju në para, do ta merrnin me këtë skemë.

Gjykata me këtë vendimin, me 2 nene të rrëzuara, rrezikon që të bëjë diçka të tillë?

Me dy nenet jo, por me arsyetimin po. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë që, nuk jam dakord dhe mendoj që atyre ju takon e drejta e kthimit, atëherë gjykata kushtetuese e rrëzon skemën.

Çfarë bën shteti në këtë mes?

Detyrimi që i lind shtetit në moment që shprehet gjykata Kushtetuese, është që ta adresojë legjislacionin sipas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Ajo që është frika jonë që kemi punuar tre vite me ligjin, është që këtë variant ne ja kemi paraqitur Gjykatës së Strasburgut në fillim, për arsye që në donim që të kishim sa më pak rezistencë nga grupet e interesit dhe ne e dinim që ata e donin kthimin. Ne ja paraqitën këtë variant dhe ekspertët që na insistonin, folën për trajtim të pabarabartë të pajustifikuar. Ata thanë si e justifikoni ju këtë trajtimin e pabarabartë. Sigurisht që, në qoftë Gjykata Kushtetuese do të flasë për këtë trajtim të pabarabartë, Gjykata do të japë dhe arsyet dhe sigurisht duhet ta justifikojë pse këto dy grupe duhet të trajtohen në mënyrë të ndryshme me njërin-tjetrin. Arsyet që do të parashtrojë Gjykata Kushtetuese, do të jetë baza për ndryshimin e legjislacionit.

Ju e çoni dot këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, apo ai është i zbatueshëm?

Shteti Shqiptar nuk mund të ndërmarri asnjë hap tjetër përtej Gjykatës Kushtetuese dhe ajo që është më e rëndë në këtë proces, është se sigurisht që ndryshimet ligjore kërkojnë kohë.

Po pronarët mund ta çojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Strasburg?

Pronarët e kanë çuar në Strasburg.

Vetëm vendimin e fundit?

Jo vetëm vendimin e fundit sepse ata nuk çojnë vendimin sepse apelojnë vendimin, por ata çojnë çështje dhe ato janë atje dhe Gjykata e Strasburgut, po vlerëson nëse ligji i vlerëson ato në nivel të brendshëm. Gjykata kërkon që ne ta ndërtojmë mekanizimin të brendshëm. Cila është pasojë imediate e kësaj? Edhe në qoftë se qeveria e adreson menjëherë situatën, unë jam gjithmonë duke supozuar që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kthimin. Edhe në qoftë se e adreson menjëherë qeveria dhe Parlamenti në legjislacion. Ky legjislacion sigurisht që ka një procedurë që kërkon kohë. Kjo do të thotë që dosjet që janë në gjykim sot në Gjykatën e Strasburgut, do të lëshohen menjëherë sepse Gjykata ka shumë kohë që po i mban atje, në pritje që ne ta miratojmë këtë ligj.

87 çështje janë gati për vendim sipas ish-pronarëve?

Po dhe ka një faturë prej 46.4 milionë euro të vlerësuara nga qeveria dhe me rreth 600 milionë euro pretendime të pronarëve. Të dyja janë shuma të jashtëzakonshme, sepse fatura prej 46.4 milionë euro që ne vlerësojmë që është minimumi që ne presim në vendimmarrje do të thotë baras me fondin e kompensimit për të gjithë pronarët.

Vetëm për këto 87 çështje, ku ndërkohë janë 400?

Pikërisht, por duhet të kemi dhe në konsideratë që këto çështje janë dhe me volum të madh. Nuk janë drejtuar ata që janë me 5 mijë metër katrorë për t’u kompensuar, por janë drejtuar Strasburgut ata që kishin me hektarë të tëra për të kompensuar. Pra po flasim për pronarë me vendime të mëdha, me shuma të mëdha. Është shumë e rëndë sepse nuk mund të veprohet më në kohë, për këto dosje ne nuk kemi se çfarë të bëjmë, pa adresuar legjislacionin sepse ne nuk mund t’i çojmë Gjykatës së Strasburgut një ligji, i cili është rrëzuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese. Prandaj unë them që më vjen shumë keq që nuk dëgjoj shoqatat e pronarëve, të cilët sot duhet të kishin treguar, por që të më falni që po përdor termin që janë shoqata sekserësh, por që janë grupe interesi që përfaqësojnë dhe mbrojnë në mënyrë të barabartë interesat e këtyre individëve.

SHKARKO APP