Ambasadori i Izraelit: Për të tërhequr investitorët e huaj duhet transparencë dhe stabilitet
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, i ftuar në emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj flet për raportet mes 2 vendeve tona, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Duke u ndalur te situata më e fundit politike, Rodkin thotë se mos marrja pjesë e opozitës në proceset politike pra në parlamentin e vendit, ndikon në prishjen e imazhit të vendit. Ambasadori thotë se për të tërhequr investitorët e huaj duhet më shumë transparencë dhe stabilitet.
Intervista e plotë
Ambasador kënaqësi që ju kam përsëri në emisionin tim, ka kaluar pothuasje 1 vit nga intervista jonë e fundit, a kanë ndryshuar diçka në raportet mes Shqipërisë dhe Izraelit?
Në fakt raportet mes vendeve tona janë rritur edhe më shumë gjatë këtij viti. Ka patur shkëmbime në nivel qeveritar dhe ekonomike, por zhvillimi kryesor në këto raporte është fluturimi direct mes Tel Avivit dhe Tiranës, që ka sjellë më shumë turistë izraelit në Shqipëri. Ne gjatë vitit 2018 analizuam me vemendje numrin e turistëve izraelit që erdhën në Shqipëri dhe ishin I konsiderueshëm, por besoj se ky vit do të shënojë një numër record të shtetasve izraelit që vizitojnë bregdetin shqiptar, vendet historike apo duke eksloruar gjithë potencialin që Shqipëria mund ti ofrojë turistëve.
Ekonomia është një element shumë i rëndësishëm për një vend, por edhe në raportet mes vendeve tona, gjatë këtij viti a ka patur ndryshim, a ka patur rritje të shkembimeve tona tregtare, sin ë import edhe ne export?
Ka patur një rritje, por numrat janë ende të ulët. Megjithatë ka shumë potencial. Kam patur dhe kam kërkesa nga biznesmen izraelit, madje disa kanë ardhur dhe e kanë vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër mundësitë, oportunitetet për të investuar këtu në disa sektorë. Një sector psh që ka interes është bujqësia, sektori energjisë apo edhe shëndetësia dhe padyshim edhe sektori I turizmit. Pra ka shumë interes nga biznesmenët izraelit dhe besoj se ka shumë vend edhe për përmirësim në këtë aspect.
Ju thatë ka shumë hapësirë për përmirësim? Çfarë duhet të përmirësohet konkretisht me këtë aspekt?
Ekonomia është duke u rritur, kjo është gjë shumë pozitive për investitorët, por ajo që nevojitet shumë është transparenca. Sepse të jem I sinqertë më ju, kjo është gjëja e parë që një investor do të ketë në vend. Por përveç transparencës duhet dhe stabilitet. Sepse nëse ka nivel të mirë të transparencës dhe stabilitetit, ka shumë mundësi që të kemi zgjerim me investime izraleite këtu në Shqipëri, pasi në shumë vende të tjera të rajonit ka shumë të tilla. Përshembull, në Greqi, në Rumani, Bullgari, Serbi etj. Investitorët izraelit thonë se nëse ekzizton transperenca në rajon pse jo dhe në Shqipëri.
Ju përmendet pak rajonin, duke u ndalur në detaje, cilat janë fushat që kanë ngjallur interes të biznesmenëve izraelit në rajon?
Ka në disa sektorë, në turizëm por edhe në qëndra tregtare. Ka disa biznesmen izraelitë që kanë qëndra tregtare në rajon, por gjithashtu edhe në bujqësi. Këta janë sektorët kryesor.
Dua tju pyes pak edhe për situatën e fundit politike në Shqipëri, ku opozita ka lënë mandatet dhe ka protesta, si e shikoni këtë gjëndja?
Ne jemi duke e ndjekur me shumë vemendje situatën politike në vend, dhe besoj se kjo nuk ndikon pozitivisht në imazhin e Shqipërisë në vendet e rajonit, por edhe në sytë e miqve dhe aleatëve. Sepse ne besojmë se pjesëmarrja në proceset politike është e rëndësishme. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në këtë process si në koalicione qeverisës apo në opozitë. Dhe kur partitë politike vendosin të mos marrin pjesë në këto procese politike ato krijojnë një perceptim se Shqipëria është nje vend jo stabël, në aspektin politik.
Vitin e kaluar kryeministri juaj Beniamin Netanjahu, kishte parashikuar një vizitë në vendin tonë dhe e shtyu ose anulloj atë, mund ta sqarojmë për opinionin public çfarë ndodhi?
Po kryeministri Netanjahu kishte në program të vizitonte Shqipërinë, por ajo nuk u zhvillua. Nuk u anullua por u shty për më tej. Në Izrael jemi edhe në process zgjedhor dhe besoj se një vizitë e tillë e këtij niveli mund të zhvillohet pas këtyre zgjedhjeve. Mbaj mend që ishte gjithçka gati, por agjenda e 2 qeverive nuk ishin, dhe u vendos shtyrja për një datë tjetër.
Po përsa i përket të ardhmes, a ka plane për vizita të nivelit të lartë mes zyrtarëve të 2 vendeve tona?
Siç a thashë ne kemi hyrë në procesin zgjedhor dhe padyshim pas këtyre zgjedhjeve do të kemi një qeveri të re, me shumë gjasa figura të reja. Padyshim që në programet e dy qeverive tona janë edhe zhvillimi i vizitave të nivelit të lartë. Por besoj se kjo do të ndodh pas krijimit të koalicioneve qeverisëse në Izrael që do të kërkoj disa muaj kohë. Dhe pas kësaj do të kemi vizita.
Një çështje tjetër që dëshiroj të flasim, është ajo e shpalljes non grata të ish ambasadorit të Iranit dhe një diplomati tjetër në Tiranë, që tërhoqi vëmendjen e madhe jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj deri në Shtëpinë e Bardhë?
Po nga informacionet që unë kam lexuar, kuptova që Ambasadori dhe një diplomat tjetër I ambasadës së Iranit, ishin të përfshirë në aktivitete që nuk ishin diplomatike. Irani është shumë I përfshirë jo vetëm në rajonin e lindjes së mesme por edhe në shumë shtete të tjera në Europë dhe Botë, në aktivitete terroriste. Unë nuk I di detajet konkrete të këtij rasti, pse ata 2 diplomatë u shpallën non grata, por ndërsa Irani është duke ekspeortuar aktivitete terroriste në Botë, besoj se ishte I njëjti rast edhe këtu. Irani është një kërcënim për stabilitetin dhe paqen në Lindjen e Mesme por edhe në Europë. Ata janë aktivë në promovimin e terrorizmit, në shumë vende duke filluar nga Argjentina, Bullgaria dhe padyshim edhe në Lindjen e Mesme. Pra jam I bindur se Qeveria e Shqipërisë e mori vendimin e saj, bazuar në informacione të bazuara nga autoritete relevante dhe me prova, se ambasadori I Iranit këtu dhe një diplomat ishin të përfshirë në aktiitete jo diplomatike, dhe kjo është arsyeja pse janë larguar nga ky vend.
Ambasador, meqë u futëm në Lindjen e Mesme, dua të ndajmë më publikun shqiptar diçka për situatën aktuale në këtë rajon duket disi e qetë me sa kam ndjekur lajmet?
Fatkejsisht, Lindja e Mesme nuk është asnjëherë e qetë. Është duke u zhvilluar një luftë në Siri për të paktën 8 vitet e fundit tani. Pavarësisht se ka patur disa zhvillime me Shtetin Islamik (ISIS), që është mundur. Por gjithsesi aty ka disa lëvizje. Në Jemen, përshëmbull ka një luftë që është duke u zhvilluar prej disa vitesh pavarësisht se nuk dëgjojmë shumë për të. Pra ka shumë zona jo stabile në rajon. Por thënë këtë ne si Izrael kemi raporte shumë të mira dhe marrëveshje paqeje me shtetet tona fqinje si me Jordaninë dhe Egjiptin dhe jemi të hapur për bashkëpunim me shteve të tjera të moderuara në Lindjen e Mesme. Ka prespektiv për një të ardhme më të mirë, por prap në këtë rajon ka 2 luftëra që janë duke u zhvilluar në Siri dhe në Jemen, ku Irani është I përfshirë në të dyja këto vende.
Ambasador pothuasje çdo ekspert në diplomaci, bën këtë pyetje pse është kaq e vështirë të ketë paqe ne Lindjen e Mesme, e di që ska përgjigje të thjesh.
Nuk ka përgjigje të thjesht, sepse situate në disa vend po zgjat prej disa vitesh. Mendoj se një nga arsyet kryesore është mungesa e demokracisë në vendet arabe. Nëse do të kishte demorkaci dhe lidershipi I këtye vendev do ti përgjigjej kërkesave të popullit të tij, besoj se do ishte rruga më e mirë që rajoni të shkonte drejt paqes. Disa vite më parë pati një lëvizje që u quajt Pranvera Arabe, dhe ndryshoj jo pak, dhe u kthye në dimër ose vjeshtë, dhe disa shtete u bënë edhe më shumë jo stabël, pas pranverës Arabe. Kjo gjendje jo stabiliteti është ende ne Lindjen e Mesme, dhe nuk ndikon për paqen. Ne në Izrael, besojmë të paqja, por do e mbrojmë vendin dhe qytetarët tanë nga sulmet e mundshme të fqinjëve.
Shumë shtete, kanë ndryshuar ambasadat e tyre duke i shpërngulur nga Tel Avivi në Jeruzalem, po përsa i përket ambasadës Shqipëtare, çfarë prisni kur mund të ndryshojë?
Jeruzalemi është kryeqyteti i shtetit të Izraelit, aty ndodhen zyrat e kryeministrit, e shumë ministrive është parlmenti dhe gjykata supreme. Unë kur shkoj në Jeruzalem në Ministrinë e Jashtëme e cila gjithashtu është aty. Aty është kryeqyteti jonë që nga shpallja e pavarësisë në 1948, prandaj është natyrale që ambasadat e huaja të jenë në kryeqytet, siç është këtu në Shqipëri që ndodhen në Tiranë. Është e vërtetë dhe I jemi shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lëvizën ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem, dhe presim nga të gjithë miqve dhe aleatët tanë që të ndërmarrin të njëjtin hap. Aktualisht ambasada shqiptare është në Tel Aviv, dhe jam I bindur se kur shumë shtete të tjëra do të shpërngulin ambasadat e tyre në Jeruzalem, edhe Shqipëria do të ndjek të njëjtin hap. Ndërkohë ka disa shtete që janë në procesin e hapjes së zyrave të tyre në Jeruzalem, pavarësisht se kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv, dhe ky është një process që shtyn edhe më shumë shpërnguljen e ambasadave plotësisht në Jeruzalem.
Kemi një tjetër zhvillim nga Shtëpia e Bardhë, Presidentin Amerikan Donald Trump, ka vendosur të njohë lartësinë e Golan si pjesë të Izraelit. A mund të na sqaroni diçka për publikun shqiptar që nuk është njohur. Ndoshta ndonjë fakt historic?
Për ne do të thotë shumë. Është pjesë e rëndësishme për sigurinë tonë. Golan ndodhet në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit. Për pothuasje 20 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Izraelit në 1948 deri në luftën 6 ditore në 1967, Siria e ka kontrolluar këtë zonë dhe e ka përdorur për të sulmuar komunitetet izraelite, qytete apo fshatra. Ne e kemi marrë këtë rajon në 1967, dhe që nga ajo përiudhë jemi aty në këtë rajon shumë shumë strategjik për të mbrojtur pjesën tonë veriore. Pra vendimi I administratës së presidentin Amerikan Donald Trump për të njohur këtë pjesë si pjesë të Izraelit është më shumë rëndësi për ne. Veçanërisht në këto ditë kur Irani, po synon të destabilizojë këtë pjesë duke patur akses nga Siria dhe për ta përdorur këtë platform për të sulmuar në të ardhmen Izraelin. Pra në aspketin strategjik ky vendim I Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një rëndësi ekstreme për shtetin tonë.
Dëshiroj të rikthehem përsëri në raportet mes dy vendeve tona, në aspektin kulturor, çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen për të afruar popujt e dy vendeve tona?
Ne si ambasadë e Izraelit jemi duke bërë shumë në këtë aspect, kemi patur aktiviteti në qytetin e Korçes, Sarandës apo edhe zona të tjera të Shqipërisë. Jemi munduar të jemi present edhe në shumë festival kulturore këtu. Por jam I bindur se tani që kemi më shumë turistë që vijnë këtu po edhe shqiptar që vizitojnë izraelin, publiku do ta njohë akoma më mirë kulturën respective dhe do të kemi me shumë shkëmbime kulturore. Patjetër që është edhe çëshje buxheti, por besoj se ka shumë hapësire për të bërë më shumë edhe në këtë aspekt, për të patur shkëmbime kulturore.
Ambasador a kemi programe për të rinjtë, ndoshta bursa studimi, trajnime etj për të rinjtë shqiptar që duan të studiojnë në Izrael?
Ne kemi kemi programe trajnimi. Agjensia jonë e zhvillimit që quhet Mashav, është duke zhvilluar një numër të madhe programesh trajnimi në shumë fusha, në edukim, shendetësi dhe fusha të tjera. Në mënyrë që të krijohet ekspertiza dhe të krijohet njohuria e duhur për të interesuarit nga Shqipëria dhe vende të tjera. Ne I nxjerrim shpesh publikimet në faqen tonë të internetit dhe në atë të ministrisë së jashtëme me mundësitë e ndryshme të trajnimit në Izrael.
Ku është fokusi kryesor, kërkesa më e madhe?
Siç e thashë është më shumë në ndërtimin e kapaciteteve, në edukim, në trajnime për teknologji, në bujqësi, në turizëm, në fusha të ndryshme që Izraeli, kërkon të ndajë njohuritë më një vend mik siç është Shqipëria.
Dhe një pyetje të fundit, ju si shtet jeni shumë të mirë në krijimin e start upe, a mund të marrë diçka Shqipëria nga ju në këtë aspekt, që në ditët e sotme është shumë I rëndësishëm?
Ne si Izrael konsiderohemi edhe si shteti I Start upeve, ndoshta më shumë se 20% e ekonomisë tonë vjen nga sektori I hi tech. Kemi shumë për të ndarë me ju, në përiduha të ndryshme kemi sjell ekspertët tanë këtu për tu takuar me komunitetin e vogël por shume energjik të star upeve këtu në Shqipëri dhe dëshirojmë të bëjmë më shumë në këtë fushë në të ardhmen.
Ambasador ju falenderoj për kohën tuaj, ishte vërtet kënaqësi tju kisha në studio.
Faleminderit për ftesën.