Ambasadorja e Holandës: Presim rezultate nga Vetingu në polici

Ambasadorja e Hollandës në Shqipëri Dewivan De Weerd e ftuar në emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj, flet për raporte politiko-ekonomike që janë mes 2 vendeve tona. Ambasadorja thotë se duhet të aplikohet një sistem transparent për prokurimet, ndërsa thekson se priten rezultate nga Vetingu në policinë e shtetit.

Dhe në lidhje me takimet që keni pasur në të shkuarën dhe që zhvilloni në punën tuaj të përditshme, cilët mendoni se janë sektorët, ku mund të kemi një bashkëpunim më të madh, le të themi në ekonomi.

Ambasadorja: Po. Për vitin në vijim, për shembull, po mendojmë të punojmë më shumë në sektorin e ujit. E dimë se ka disa kompani holandeze, të cilat janë të interesuara edhe në këtë fushë. Gjithashtu, ajo që mendojmë se është me interes dhe tek e cila jemi përqendruar dhe për të cilën do të vazhdojmë të bashkëpunojmë është përgjegjësia sociale, si një temë e përgjithshme, le të themi për bizneset. Ne kemi krijuar një shoqatë për gratë në biznes, dhe po bëjmë plane që të vijomë me përpjekjet tona këtu. Është gjithashtu interesant fakti se nëse i referoheni sipërmarrësve dhe sipërmarrësve të vegjël, ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është aksesi në financa. Kështu, kemi rastin e bankës holandeze Robobank, e cila po punon me FedInvest për dhënien e huave kryesisht, për sipërmarrësit e vegjël në bujqësi. Deri më tani ata kanë 50 000 anëtarë, nga të cilët një e katërta janë gra. Kështu, ne po mendojmë që të zhvillojmë më tej kompani në bujqësi.

 

Cilat janëpritshmëritendaj qeverise “Rama 2”; reforma politike, luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, e kështu me radhë?

Ambasadorja: Mendoj se ajo që është e me të vërtetë e rëndësishme për qeverinë por edhe për Kuvendin është zbatimi i reformës në drejtësi sa më shpejtë të jetë e mundur. Pra, me qëllimin për të pasur progres në reformat të cilat filluan vitin e kaluar, për të arritur në rezultate konkrete dhe të prekshme. Sigurisht, në administratën publike është bërë një riorganizim i madh, dhe unë mendoj, se rikthimi i këtyre agjencive në normalitet është një punë e konsiderueshme. Në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mendoj se është e rëndësishme të kalohet në të gjithë zinxhirin e drejtësisë dhe të arrihen rezultate të prekshme në të gjitha nivelet për këto dy terrene. Gjithashtu, edheprocesiaktualinisurngaMinistriXhafajpër Vetting-un nëPolicinë e Shtetitështëirëndësishëm. Shpresoj se do t’iarrijëpritshmëritë e lartapërndikim e sajnëluftënkundërkorrupsionit. Po kështu, ne lidhje me prokurimet publike, mendoj se kjo është një fushë e rëndësishme; një fushë ku ekziston probabiliteti për korrupsion. Pra, realizimi i procedurës më transparente të mundshme këtu,  është gjithashtu një problem i vërtetë.

 

Intervista e plotë:

 

Gazetari: Ambasadore, faleminderit që pranuat këtë intervistë për programin tim “Passport

Ambasadorja: Kënaqësia është e imja.

Gazetari: Fillimisht, prej sa kohësh jeni këtu?

Ambasadorja: Në fillimi të janarit u bënë, ekzaktësisht, tre vjet, që kur erdha këtu së bashku me familjen time.

Gazetari: A keni ndonjë qytet ose vend të preferuar këtu?

Ambasadorja: Po. Në fakt, është një pyetje e vështirë, sepse unë kam udhëtuar në shumë vende në Shqipëri dhe jam impresionuar me të vërtetë nga bukuria e vendit. Kështu që kam disa vende të preferuar, nëse nuk e keni problem. Më pëlqen me të vërtetë Gjirokastra dhe Berati, sepse ato kanë një trashëgimi kulturore të mrekullueshme. Më pëlqejnë shumë ikonat, por edhe arkitektura e shtëpive të mëdha dhe të vjetra. Por, unë jam gjithashtu edhe njëfanse e madhe e maleve dhe e parqeve kombëtarë. Kam qenë nëTheth dhe në Valbonë. Shumë të bukura! Dhe më pas, sigurisht për shëtitjet me biçikletë, sot, ne mund të zgjedhim Tiranën, por edhe Shkodrën. Kështu që, po. Më duhet të them, se kam shumë vende që më pëlqejnë këtu.

Gazetari: Por për detin, ose…

Po. Më pëlqen edhe deti, veçanërisht jugu, i cili është bërë kaq i bukur,aq sa kur u dërgoj fotografi mikeshave të mia, ato reagojnë: Uau, duam edhe ne të vijmë në Shqipëri.

Gazetari: Si i vlerësoni marrëdhëniet politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Holandës?

Ambasadorja: Mendoj se marrëdhëniet janë me të vërtetë të mira. Ne kemi marrëdhënie intensive. Ka pasur shumë vizitorë gjatë viteve dhe veçanërisht, nga aspekti ekonomik, më duhet të them se interesi nga kompanitë holandeze për Shqipërinëështë rritur gjatë tre viteve të fundit. Aktualisht, ne jemi investitori i dytë më i madh në vend; kemi të pranishme disa kompani të mëdha holandeze, dhe gjithashtu edhe vlera e tregtisë, e cila siç e dini është relativisht modeste, do tëthoja se është rritur shumë gjatë viteve të fundit.

Gazetari: Në cilët sektorë dëshirojnë të investojnë në Shqipëri kompanitë nga vendi juaj? Ku është interesi kryesor?

Ambasadorja: Po. Faktikisht, ka shumë interes në fushën e turizmit, nëtekstile, lëkurë, por edhe në ujë, energji, planifikim urban. Ka disa fusha, ku , për shembull, në planifikimin urban, ka arkitektë të ndryshëm holandez, të cilët punojnë këtu. Vitin e kaluar, ne zhvilluam dy misionet e para tregtare në Shqipëri. Njëri ishte në fushën e tekstileve dhe të lëkurës, dhe tjetri ishte në fushën e turizmit. Dhe që prej vitit të kaluar, kemi fluturime direkt nga Amsterdami në Tiranë. Pra, edhe kjo ka ndihmuar  shumë.

Gazetari: Dhe sipas mendimit tuaj, si është klima e të bërit biznes për kompanitë e huaja? Siç e dini, kemi pasur disa probleme në të shkuarën, por po punojmë që ta përmirësojmë atë.

Ambasadorja: Po. Kur flas me kompanitë holandeze, më thonë se kanë vënë re shumë përmirësime gjatë viteve të fundit. Por, sigurisht, ajo qëështë me të vërtetë e rëndësishme, nëse je kompani e huaj qëvjen në Shqipëri, ështëparashikueshmëria. Kështu, për shembull, rregullat, rregullat fiskale në vend duhet të jenë të parashikueshëm, sepse si kompani dëshirojmëtë na bëhet e mundur tëkemi një perspektivë afatgjatë. Kështu që mendoj se në këtë këndvështrim, është e rëndësishme të konsiderojmëedhe burokracinë, edhe transparencën. Ne jemi shumë të lumtur që tani keninjë ministre për sipërmarrësit. Kështu që kompanitë, të cilat kanë pasur probleme, kanë edhe një pikë të qartë reference, se ku mund të adresohen. Por ç’kaështë me të vërtetë e rëndësishmeështë fakti se kur keni një problem, mund të kesh akses edhe në drejtësi. Në këtë këndvështrim, për momentin, reforma në drejtësi dhe një gjyqësor me të vërtetë i pavarur janë shumëtë rëndësishëm.

Gazetari: Në lidhje me shifrat, nëse i keni ato, sa kompani nga Holanda janë të pranishme në Shqipëri ose në rajon?

Ambasadorja: Në Shqipëri ka më shumë se 100 kompani holandeze, të cilat janë kompani me aksionerë holandez. Për rajonin: Holanda ështëinvestitori i parë në Serbi dhe ne jemi investitori i parë në Maqedoni. Di se për momentin, në Maqedoni, për shembull, ka më shumë se 120 kompani holandeze.

Gazetari: Interesante! Dhe në lidhje me takimet që keni pasur në të shkuarën dhe që zhvilloni në punën tuaj të përditshme, cilët mendoni se janë sektorët, ku mund të kemi një bashkëpunim më të madh, le të themi në ekonomi.

Ambasadorja: Po. Për vitin në vijim, për shembull, po mendojmë të punojmë më shumë në sektorin e ujit. E dimë se ka disa kompani holandeze, të cilat janë të interesuara edhe në këtë fushë. Gjithashtu, ajo që mendojmë se është me interes dhe tek e cila jemi përqendruar dhe për të cilën do të vazhdojmë të bashkëpunojmëështë përgjegjësia sociale, si një temë e përgjithshme, le të themi për bizneset. Ne kemi krijuar një shoqatë për gratë në biznes, dhe po bëjmë plane që të vijomë me përpjekjet tona këtu. Është gjithashtu interesant fakti se nëse i referoheni sipërmarrësve dhe sipërmarrësve të vegjël, ajo qëështë me të vërtetë e rëndësishme ështëaksesi në financa. Kështu, kemi rastin e bankës holandeze Robobank, e cila po punon me FedInvest për dhënien e huave kryesisht, për sipërmarrësit e vegjël në bujqësi. Deri më tani ata kanë 50 000 anëtarë, nga të cilët një e katërta janë gra. Kështu, ne po mendojmë që të zhvillojmë më tej kompani në bujqësi.

Gazetari: Dhe cilat janë mallrat që dominojnë shkëmbimet tregtare midis vendeve tona?

Ambasadorja: Nga Shqipëria në Holandë, kryesisht janë metalet, tekstilet dhe veshjet. Nga Holanda në Shqipëri, kryesisht janë pajisjet e transportit dhe produktete hortikulturës.

Gazetari:Dhe a mendoni se ka një rritje të numrit të turistëve, një fushë tjetër shumë e rëndësishme për ekonominë tonë; veçanërisht në periudha të caktuara dhe tani që kemi një fluturim të drejtpërdrejtë, i cili është shumë i dobishëm? Cili është mendimi juaj?

Ambasadorja: Po, ka pasur një rritje. Vitin e kaluar, fluturimet e drejtpërdrejtë filluan, mendoj, në maj. Kemi konstatuar një rritje të turistëve holandez të cilët vijnë në Shqipëri, dhe të turistëve shqiptarë që shkojnë në Amsterdam. Dhe mendoj, se ka mundësi për ta rritur këtë gjë. Në gazetat holandeze shikoj reklama për Shqipërinë, dhe njerëzit janë të mendimit se është njëdestinacion shumë interesant. Kështu, që kam ndjesinë se këto shifra do të vijojnë të rriten më tej.

Gazetari: Dhe a mendoni se Shqipëria do të jetë më tërheqëse, le të themi, në turizëm, në turizmin malor apo atë bregdetar?

Ambasadorja: Faktikisht, holandezët pëlqejnëgjithçka. Si e dini, ne jemi një vend fushor. Kështu që malet janë me të vërtetë tërheqës, dhe fakti se ju keni kaq shumë mundësi për ecje malore dhe bujtina tradicionale, kjo është ajo çfarë holandezët pëlqejnë me të vërtetë. Ata pëlqejnë të jenë edhe në plazh. Kështuqë mendoj se ky është një nga asetet e këtij vendi: është fakti se ju mund të ofroni si malet edhe plazhin edhe trashëgiminë kulturore. Pra, në opinionin tim, le të themi se turistët nga Holanda, do ta përqafojnë të gjithë këtë. Ata kanë interes për të gjithë këtë.

Gazetari: Dhe gjithashtu një pyetje tjetër rreth turizmit: cilin lloj të modelit për turizëm duhet të ndjekë Shqipëria? Le të themi, me ndërtesa të mëdha apo tradicionale? Çfarë do të ishte më tërheqëse?

Ambasadorja: Mendoj se është e rëndësishme që të vlerësoni me të vërtetë parqet tuaj kombëtarë dhe natyrën tuaj. Kështu, në këtë aspekt, mendoj se turizmi i vogël i qëndrueshëm… referojuni për pak modelit agriturismo, në Itali, për shembull, ku mund të kombinohen produktet bujqësore të një cilësie të lartë me turizmin. Turistët pëlqejnë të blejnë edhe vaj ose marmelatën e këndshme të bërë në shtëpi, të kombinuar me, le të themi, shembuj tëagriturismotë këndshëm dhe të vegjël. Mendoj se kjo përshtatet edhe me karakterin shqiptar. Pra, nga këndvështrimi im, mendoj se ky do të ishte një fokusim me të vërtetë i mirë.

Reklama

Gazetari: Do të doja t’ju bëja një pyetje, e cila mendoj se është e rëndësishme. A është me të vërtetë një problem krimi i organizuar shqiptar nëHolandë?

Ambasadorja: Po, dhe kemi konstatuar se në Holandë, gjatë dy viteve të fundit, krimi i organizuar shqiptar po dyfishohet dhe kjo, sigurisht, që konsiderohet një tendencë shqetësuese. Kjo gjëështë në fushën e emigracionit ilegal (trafikimi i qenieve njerëzore) dhe në fushën e krimit të organizuar. Ne jemi në një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare. Po zhvillojmë bisedime në lidhje me bashkëpunimin e përbashkët në polici, në të ardhmen. Kështu pra, po merremi me tëpo e adresojmë atë dhe kjo ështëdicka që ka patjetër vëmendjen tonë.

Gazetari: Dhe njëçështje e rëndësishme në Shqipëri, veçanërisht në ditët e sotme, është reforma në drejtësi. U votua në parlament, por tani vjen pjesa më e rëndësishme, le të themi në lidhje me zbatimin. Cila mendoni se do të jetë sfida më e madhe gjatë këtyre ditëve?

Ambasadorja: Po, jam dakord me ju. Mendoj se Shqipëria po ndërmerr hapa tëmëdhenj në reformën  në drejtësi, por sigurisht, duhet kaluar në praktikë për të kuptuar rezultatet. Kështu, me zbatim do të thotë se këshillat duhet të ngrihen me të vërtetë: këshilli i lartë i prokurorisë dhe këshilli i lartë gjyqësor. Është shumë e rëndësishme të caktohet një prokuror i posaçëm për krimin e organizuar dhe ajo që do të nevojitet është, le të themi, një zinxhir i plotë hetimesh dhe më pas edhe dënimet në gjyqësor. Kështu, i gjithë zinxhiri i gjyqësorit duhet të përqendrohet më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si edhe për sa i përket “peshqve të mëdhenj”. Dhe mendoj, se tashmë duhen ndërmarrë hapa konkretë në këtë fushë dhe në të gjithë nivelet.

Gazetari: Çfarë mund të mësojë Shqipëria nga Holanda, veçanërisht përsa i përket reformës në drejtësi, duke qenë se ju keni një traditë të gjatë?

Ambasadorja: Po. Faktikisht, kjo është një nga fushat në të cilën ne bashkëpunojmë shumë; kemi ofruar trajnime për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Gjithashtu, ne jemi një nga partnerët në Misionin EURALIUS. Pra, kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë. Një nga rastet, i cili mund të jetë me interes, është shembulli i gjyqtarit të shtypit. Në Holandë, ne kemi një sistem, ku një nga gjyqtarët funksionon si gjyqtar dhe flet me shtypin, informon shtypin, dhe në fakt, një gjë e tillë do të prezantohet edhe në Shqipëri.

Gazetari: Dhe në lidhje me integrimin, a mendoni, a besoni se Shqipëria mund të hapë negociatat për integrimin në Bashkimin Europian? Si mendoni se është klima?

Ambasadorja: Patjetër që ky është një vendim, i cili do të kalojë në një sërë hapash, kështu qëështë e rëndësishme, që Shqipëria fillimisht të bëjë përmirësime konkrete në lidhje me pesë prioritetet: reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, për të cilën diskutuam, rezultate konkrete dhe të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si edhe progresi në fushën e të drejtave të njeriut. Siç e dini, Komisioni do të publikojë një raport dhe pas kësaj, 28 vendet anëtare do të vlerësojnë së bashku progresin në këtë fushë. Kështu, që shpresoj me të vërtetë që Shqipëria ta arrijë atë progres këtë pranverë. Në Holandë, ne kemi një politikë të cilën e quajmë “Strikt dhe i Drejtë”. Ne mendojmë se të gjitha këto kritere për të cilat kemi rënë dakord duhet tëpërmbushen me të vërtetë, por ne jemi edhe të drejtë në kuptimin se, ne përpiqemi të ndihmojmë kudo të jetë e mundur.

Gazetari: Pra, Holanda do ta mbështesë atë, apo do të prisni për disa rezultate që lidhen me reformën në drejtësi?

Ambasadorja: Siç e përmenda, po presim për rezultatet konkrete të zbatimit, të cilat do të vijnë më vonë gjatë këtij viti, dhe të gjitha shtetet anëtare së bashku do të bëjnë vlerësimin.

Cilat janëpritshmëritendaj qeverise “Rama 2”; reforma politike, luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, e kështu me radhë?

Ambasadorja: Mendoj se ajo qëështë e me të vërtetë e rëndësishme për qeverinë por edhe për Kuvendin është zbatimi i reformës në drejtësi sa më shpejtë të jetë e mundur. Pra, me qëllimin për të pasur progres në reformat të cilat filluan vitin e kaluar, për të arritur në rezultate konkrete dhe të prekshme. Sigurisht, në administratën publike është bërë një riorganizim i madh, dhe unë mendoj, se rikthimi i këtyre agjencive në normalitet ështënjë punë e konsiderueshme. Në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mendoj se është e rëndësishme të kalohet në të gjithë zinxhirin e drejtësisë dhe të arrihen rezultate të prekshme në të gjitha nivelet për këto dy terrene. Gjithashtu, edheprocesiaktualinisurngaMinistriXhafajpër Vetting-un nëPolicinë e Shtetitështëirëndësishëm. Shpresoj se do t’iarrijëpritshmëritë e lartapërndikim e sajnëluftënkundërkorrupsionit. Po kështu, ne lidhje me prokurimet publike, mendoj se kjo është një fushë e rëndësishme; një fushë ku ekziston probabiliteti për korrupsion. Pra, realizimi i procedurës më transparente të mundshme këtu,  është gjithashtu një problem i vërtetë.

Gazetari: Dhe si e konsideroni rolin e Shqipërisë në rajon?

Ambasadorja: Faktikisht, mendoj se është shumë interesant fakti, se qeveria shqiptare ka zhvilluar të gjitha këto takime me qeveritë në vendet fqinje. Shqipëria ka qenë shumë aktive në këtë këndvështrim, dhe mendoj se e meriton me të vërtetë një kompliment. Sigurisht që procesi i Berlinit është një proces ku mund të shihni shumë gjëra që mund të fitohen gjatë bashkëpunimit midis shteteve, për të qenë më përfshirës dhe për të pasur një bashkëpunim më intensiv me vendet fqinje. Kështu që mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur në këtë aspekt dhe shpresoj se ky intensifikim bashkëpunimi do të vazhdojë.

Gazetari: Qeveria juaj po financon shumë projekte në Shqipëri. A janë ata më të përqendruar në infrastrukturë apo në reformën në drejtësi?

Ambasadorja: Ne kemi një sërë programesh në fushën e shtetit të së drejtës dhe për të drejtat e njeriut. Siç e përmenda, ne jemi pjesë e misionit EURALIUS në gjyqësor, por ne kemi edhe një program tëveçantë, ku përpiqemi të përqendrohemi në mbështetjen e shoqërisë civile. Kështu, po mendohet për projekte të cilët synojnë publikimin e më shumë të dhënave dhe transparencë. Ne kemi ndihmuar në hartimin e ligjit për sinjalizuesit, dhe gjithashtu jemi të përqendruar në lirinë e fjalës. Mendoj se ka vend për përmirësime dhe po punojmë së bashku me institucionin e medias për raportin tregues për median. Kemi punuar shumë në fushën e të drejtave të grave – dhe siç e përmenda, gratë sipërmarrëse – dhe këta janë shembujt e projekteve për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu, po përpiqemi të ndihmojmë qeverinë të luftojëemigracionin e paligjshëm, me anë të një fushate të madhe informimi. Dhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik, gjatë vitit në vijim, do të realizojmë një studim nëhortikulturë dhe do të realizojmë edhe disa vizita në Holandë, në fushën e bujqësisë. Pra, ne do të vijojmë me punën tonë këtu.

Gazetari: Ju përmendet diçka në lidhje me “vizitat”. A mendoni se në të ardhmen do të kemi vizita të nivelit të lartë nga të dy vendet?

Ambasadorja: Mendoj se po. Gjithashtu, këtë pranverë, kam vënë re se janë planifikuar të realizohen disa vizita të nivelit të lartë. Pra, kam besimin se do të ruajmë ritmin e vitit të kaluar.

Gazetari: Dhe një pyetje të fundit në lidhje me kulturën, por jo vetëm. Sa bursa ofrohen për studentët shqiptarë? Kam dëgjuar se ju ofroni shumë bursa, por… ose a mund t’i themi diçka publikut , ndoshta për të mësuar se është një mundësi edhe në Holandë?

Ambasadorja: Po. Sigurisht. Mendoj se shumë studentë shqiptarë tashmëe kanë gjetur rrugën e tyre drejt universiteteve holandeze, diçka që, sigurisht, më pëlqen shumë. Çdo vit, në Holandë, studiojnë rreth njëqind studentë shqiptarë ose më shumë. Mendoj se rreth 40 prej tyre shkojnë me bursa të ndryshme. Dhe përveç kësaj, mendoj se ne ofrojmë rreth 30 trajnime profesionale në vit, në fushën e shtetit të së drejtës, siç edhe e diskutuam më herët. Pra, po. Ka shumë njerëz që janë të interesuar të studiojnë në Holandë. Më duhet të them se klima jonë nuk është aq e mirë si këtu, por unë me të vërtetë kam besimin se gjithsesi, studentëve u pëlqen të shkojnë atje.

Gazetari: Ambasadore, faleminderit për kohën tuaj. Ishte kënaqësi t’u kishim këtu.

Ambasadorja: Faleminderit!

SHKARKO APP