Ambasadorja kineze: Shqipëria është anëtare e familjes Europiane

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu shprehet entuziaste për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në një intervistë për “Albanian Daily News” Jiang Yu thotë se  infrastruktura, energjia, turizëmi dhe bujqësia janë fushat kryesore ku po bashkëpunohet.

1.Si e konsideron Kina proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe reformat kryesore në vazhdimësi për të arritur këtë qëllim?

ina gjithmonë mbështet vendosmërisht Integrimin Evropian, dëshiron të shohë një BE të bashkuar, të qëndrueshme, të hapur dhe të begatë. Shqipëria është anëtare e familjes Evropiane. Ne e respektojmë rrugën e zgjedhur nga vetë populli shqiptar, i mirëkuptojmë i mbështesim përpjekjet e bëra nga Shqipëria për anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për nxitjen e proçesit të saj të Integrimit Evropian, duke realizuar arritje të dukshme në reformat e fushave të ndryshme. Papërsosuritë e mbetura dhe problemet e shfaqura gjatë këtij procesi do të, dhe vetëm mund të zgjidhen hap-pas-hapi nëpërmjet reformave dhe zhvillimeve të mëtejshme. Do të jemi të gëzuar të shohim që Shqipëria të shënojë sa më parë një progres substancial gjatë rrugës së integrimit Evropian, gjë e cila për besimin tonë është e dobishme jo vetëm për zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë, por edhe për zhvillimin e përgjithshëm të Evropës.

  1. Shkëlqesia juaj, çfarë përpjekjesh janë bërë për të promovuar bashkëpunimin kino-shqiptar dhe cilat janë disa nga fushat e konsideruara me prioritet të lartë në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis dy vendeve?

Qeveria e re shqiptare ka prezantuar planin e zhvillimit ekonomik në infrastrukturë, energji, turizëm dhe bujqësi si 4 linja kryesore, të cilat janë gjithashtu fushat prioritare të bashkëpunimit pragmatik kino-shqiptar. Që nga ky vit, të dyja palët kanë koordinuar ngushtësisht me njëra-tjetrën nevojat e bashkëpunimit dhe të zhvillimit, duke nxitur progrese të reja në bashkëpunimin pragmatik. Për ta vënë në jetë konsensusin e rëndësishëm të udhëheqësve të dy vendeve tona, Takimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomiko-tregtar Kino-Shqiptar të ngritur në nivelin e ministrit, do të mbahet në Kinë në gjysmën e parë të qershorit të këtij viti. Të dyja palët do të përqendrohen në fusha si infrastruktura, tregtia, investimet, bujqësia e përpunim i produkteve bujqësore, zonat industriale, turizmi etj, duke diskutuar thellësisht mentalitetin e bashkëpunimit, klimën e bashkëpunimit, mekanizmin e bashkëpunimit, mënyrën dhe projektet e bashkëpunimit etj.

Duke shfrytëzuar rastin e vendimit të heqjes së vizave nga pala shqiptare për shtetasit kinezë gjatë këtij sezoni turistik, nëpërmjet krijimit të mekanizmit kontaktues ndër-institucional, asistencës së delegacionit shqiptar për promovimin e turizmit në Kinë, seminarit dypalësh të turizmit, nxitjes së komunikimit direkt dhe krijimit të marrëdhënieve të partneritetit midis homologëve turistike etj, po përpiqemi të tërheqim më shumë turistë kinezë në Shqipëri, duke u ofruar atyre eksperiencat më të mira turistike. Kohët e fundit kam parë disa herë turistë kinezë të shumtë në qendrën e Tiranës. Kam lexuar në internet gjithnjë e më shumë artikuj promovues turistik me përmbajtje të pasura dhe këndvështrim të veçantë. Vendi i Shqiponjës me pamje më stereoskopike dhe më me gjallërim po shfaqet para përdoruesve kinezë të internetit, pritet të vizitohet dhe ndihet nga turistët kinezë. Jam e bindur se bashkëpunimi kino-shqiptar në turizëm do të jetë gjithnjë e më i shkëlqyer.

Bashkëpunimi kino-shqiptar në bujqësi gëzon perspektivë të gjerë. Projekti i Qendrës së Makinerive Bujqësore është duke ecur shpejt, për të ngritur nivelin e mekanizimit të bujqësisë shqiptare. Të dyja palët po bisedojnë, duke u përgatitur për nënshkrimin e Protokollit të Inspektimit dhe të Karantinës, për t’i hapur rrugë eksportimit të produkteve cilësore bujqësore të Shqipërisë në tregun kinez. Gjithashtu, do të nxisim institucionet e arsimit të lartë dhe kompanitë bujqësore për studim e bisedim në Shqipëri, për të nxitur bashkëpunimin gjithëpërfshirës në prodhim, studim dhe kërkim shkencor në fushën bujqësore.

Infrastruktura e transportit dhe energjia janë gjithmonë fushat prioritare të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar kino-shqiptar. Pala kineze është e gatshme të mbështesë më shumë kompani kineze për të studiuar mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit me investime, është e gatshme që bashkë me palët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, të bisedojmë për bashkëpunimin me modelin “1+1+N” në projektet e konektivitetit rajonal, për të ngritur nivelin e konektivitetit mes Shqipërisë dhe vendeve të saj fqinje.

  1. Në çfarë mënyre kanë ndihmuar shkëmbimet në nivel partiak dhe të institucioneve ligjvënëse për promovimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës?

Vitet e fundit, shkëmbimet kino-shqiptare në nivele partiake dhe të institucioneve ligjvënëse janë intensifikuar, duke luajtur një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Në prill, delegacioni shumë-partiak i Kuvendit të Shqipërisë i përbërë nga deputetët e Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrimin, ka vizituar Kinën dhe ka shkëmbyer gjerësisht mendimet me Partinë Komuniste të Kinës (PKK) e Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, duke vizituar Zonën e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Tianjin-it. Është nxitur mirëkuptimi dhe janë zgjeruar konsensuset mes të dyja palëve. Një delegacion i PKK-së po planifikon të kthejë një vizitë në Shqipëri, i cili do të jetë delegacioni i parë i PKK-së në nivel të lartë në Shqipëri pas Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së. Jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje bashkë me Kuvendin e Shqipërisë dhe parti të ndryshme shqiptare, të angazhohemi aktivisht për krijimin e marrëdhënieve ndër-partiake të tipit të ri, të bashkohemi për forcimin e besimit reciprok politik dhe nxitjen e bashkëpunimit pragmatik, për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare.

  1. Zonja Ambasadore, u bënë 6 vjet tashmë që kur po zhvillohet nisma “Bashkëpunimin 16+1” e cila po jep frytet e saj për pjesëmarrësit në këtë nismë. A mund të thoni dy fjalë për rezultatet e saj dhe e dyta, cila është pjesa e Shqipërisë në të?

Nisma “Bashkëpunimi 16+1” ka kaluar në 6 vite që nga lindja, zhvillimi deri në pjekje, duke u bërë ditë-për-ditë pikë shkëlqyese të bashkëpunimit kino-evropian. Shuma e investimeve nga sipërmarrjet kineze në 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) është rritur nga 3 miliardë dollarë deri në 9 miliardë dollarë. Janë ndërtuar dhe operuar një serë projektesh infrastrukturore. Shkëmbimet dhe bashkëpunimet njerëzorë janë të pasura dhe të mrekullueshme. Vitet e fundit, duke kapur trenin e shpejtë të “Bashkëpunimit 16+1”, Kina dhe Shqipëria kanë realizuar frytet në marrëdhëniet dypalëshe, me marrëveshjet e nënshkruar në fushat e doganës, të energjisë së re, të burimit njerëzor etj., dhe me komunikimet e thella në fushat ekonomiko-tregtare, financiare, turistike, kulturore, arsimore etj..

Nisma “Bashkëpunimi 16+1” është platforma e bashkëpunimit që u krijua bashkërisht nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, është e hapur dhe transparente, është pjesa e rëndësishme përbërëse dhe shtesën e dobishme për marrëdhëniet kino-evropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Kinë disa ditë më parë, u shpreh se “‘Bashkëpunimi 16+1’ është një platformë e dobishme, e cila do të ndihmojë ndërtimin e infrastrukturës së vendeve të EQL-së. Përparësitë e vendeve të EQL-së dhe të Kinës plotësojnë njëra-tjetrën, gjë që është shtesa e dobishme për ndërtimin e brendshëm të BE-së, jo për çarjen e BE-së”. Besoj se kjo është përgjigja e mirë ndaj zërave të dyshimit ndaj “Bashkëpunimit 16+1”. Në periudhën tjetër, ne duhet të vazhdojmë të qëllojmë ndaj përfitimeve të përbashkët me interesat e ndërsjellta, të fokusohemi në fushat ekonomiko-tregtare, të konektivitetit, inovacionit, financës, dhe të shkëmbimeve njerëzore etj., për të çuar vazhdimisht më përpara “Bashkëpunimin 16+1”. Presim pjesëmarrjen aktive të palës shqiptare në bashkëpunim, duke dhënë kontribute më të mëdha për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të thellë të “Bashkëpunimit 16+1”.

  1. Shkëlqesia juaj, cilat janë qëllimet e aplikimit të platformës ‘Një Brez Një Rrugë’ në Ballkanit Perëndimor? Cila është përgjigja juaj lidhur me disa pretendime për të cilat bashkëpunimi i Kinës me këtë rajon niset nga qëllime gjeopolitike?

Kohët e fundit, ne kemi dëgjuar disa zëra, të cilat dyshojnë madje reklamojnë se bashkëpunimi i Kinës me rajonin e Ballkanit Perëndimor është nisur nga tentativa gjeopolitike. Historikisht Ballkani Perendimor ka vuajtur shumë nga luftërat dhe konfliktet, të shkaktuara me arsye që dihen nga të gjithë. Kina historikisht asnjëherë nuk është përfshirë në konfliktet midis vendeve të mëdha në këtë rajon.

Prirja kryesore e botës së sotme është drejt paqes, bashkëpunimit, hapjes, konektivitetit, reformës e inovacionit. Një shtet ose një komb duhet të përparohet në logjikën e përparimit të historisë, të zhvillohet në trendin e zhvillimit të kohës. E vëmë re me kënaqësi që Ballkani Perëndimor po realizon hap-pas-hapi stabilitetin, me rrymën kryesore të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin për përfitime të përbashkëta. Shpresojmë që rajoni të ecë vazhmisht drejt begatisë. Nisma ‘Një Brez Një Rrugë’, e cila i përmbahet parimit ‘Konsultim i përbashkët, ndërtim i përbashkët, ndarje e përbashkët e përfitimit’, është një nismë transparante që fokusohet në bashkëpunimin ekonomik. Bashkëpunimi pragmatik mes Kinës dhe Ballkanit Perendimor nën kornizën ‘Një Brez Një Rrugë’, ndihmon zvoglimin e diferencës midis anëtarëve të BE-së, zhvillimin e saj të ekuilibruar dhe proçesin e integrimit Evropian. Ne jemi të gatshëm që përmes bashkëpunimit miqësor, të realizojmë zhvillimin e përbashkët, të japim kontribut në stabilitetin afatgjatë, zhvillimin dhe begatinë e rajonit.

  1. Situata në Gadishullin Korean vazhdon të jetë një nga shqetësimet më të mëdha në botë. Çfarë mund të thoni mbi qëndrimin e Kinës dhe cilat janë pritshmëritë e vendit tuaj për të ardhmen?

Pala kineze me qëndrimin e saj konsekuent është për shtypjen e procesit të zgjidhjes politike të çështjes së Gadishullit Korean nga të gjithë palët përmes dialogut e konsultimeve, duke zgjidhur shqetësimet e palëve në mënyrë të ekuilibruar. Me prirje për dialog dhe lehtësim në Gadishullin Korean, e cila është përfituar me vështirësi, proçesi i zgjidhjes politike është duke u përballuar me mundësinë historike. Me rrethanat aktuale, shpresojmë që DPRK-ja dhe SHBA-ja të ushqejnë progresin pozitiv të arritur kohët e fundit, të mbeten të durueshëm, ti dërgojnë vullnetin e mirëfilltë njëri-tjetrit dhe të takohen me njëri-tjetrin në gjysmë të rrugës, të vazhdojnë të angazhohen për zgjidhjen e shqetësimeve të njëri-tjetrit përmes dialogut dhe negociatave dhe për të çuar përpara denuklearizimin e Gadishullit Korean.

 

  1. Shkëlqesia juaj, Kina ka bërë përparime impresionuese në uljen e varfërisë gjatë viteve të fundit. Cilat janë pritshmëritë për të ardhmen e vendit ‘shtëpi’ e 1,4 miliardë banorëve, motoja e të cilit është ‘të mos lëmë asnjë mbrapa’ për shfarosjen e varfërisë?

Kina si vendi më i madh në zhvillim në botë, ka realizuar arritje të shumta në luftën kundër varfërisë, të cilët janë njohur nga të gjithë. Me përpjekjet e vështira për 40 vjet, jetesa e popullit ka vajtur nga mungesa dhe varfëria në bollëk dhe mirëqenie, 700 million njerëz kanë dalë nga varfëria sipas standardeve të OKB-së. Kjo shifër zë 70% të popullatës së dalë nga varfëria ndër botë në të njejtën periudhë. Veçanërisht që gjatë 5 viteve të kaluara, Kina ka realizuar arritjen më të mirë në historinë e njerëzimit në luftën kundër varfërisë, duke reduktuar popullatën e varfër prej 68 millionësh, dhe ulur përqindjen e indeksit të varfërisë nga 10.2% në 3.1%, gjë e cila do të thotë në Kinë 1 njeri kapërcen linjën e varfërisë në çdo 2 sekonda. Qëllimi ynë është dalja totale nga varfëria në vitin 2020, duke mos lënë asnjë njeri mbrapa, për të realizuar fitoren e plotë në luftën kundër varfërisë. Qeveria kineze dhe ajo shqiptare po përballohen me misionin historik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies. Ne jemi të gatshme të ndajmë eksperiencën tona, të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin pragmatik, për t’u sjellë përfitime dy popujve tanë me fryte konkrete.

SHKARKO APP