Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anila Kalleshi: Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të konsumojmë në stinën e pranverës

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi: Sidorela Lepuri

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kalimi nga stina e dimrit nga stinën e pranverës shoqërohet me një sërë ndryshimesh në trupin tonë. Jo vetëm kaq por kjo është edhe periudha në të cilën i kushtojmë edhe vëmendjen e duhur trupit tonë. Por çfarë ndodh me organizmin tonë në këtë periudhë? Cilat janë ushqimet bazë që duhet të konsumojmë? Po ato që nuk duhet?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 20 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Dietologia e njohur Anila Kalleshi, në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” i jep përgjigje të këtyre gjitha pyetjeve, si edhe shumë të tjera.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndër të tjera ajo flet edhe lidhur me obezitetin, pasojat komplekse të tij, pilulat e dobësimit, anoreksinë si edhe për dietat e përkryera…

Zonja Anila, jemi në stinën e pranverës. Ccfarë ndodh me organizmin tonë gjatë kësaj stine?

Stina e pranverës vjen menjëherë pas një dimri të gjatë, ku njerëzit kanë qëndruar më të mbyllur dhe kanë konsumuar orë të tëra të shtrirë para televizorit, duke konsumuar dhe ushqime mjaft të rënda dhe kalorike. Pikërisht kalimi nga një stinë shumë e ftohtë në stinën e pranverës shpeshherë shoqërohet me atë që njihet lodhja pranverore. Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke. Koha ideale e vitit për “spastrim të përgjithshëm të organizmit” është periudha pas dimrit, pra stina e pranverës.

Ushqimet bazë që duhet të konsumojmë në një ditë pranverë…

Ushqehuni me ushqime sa më natyrale dhe eliminoni ushqimet industriale. Ushqehuni me më shumë mish pule që është burim i triptofanit e aminoacideve. Ushqehuni katër herë më shumë me zarzavate e sallata sesa me mish, vezë, djathë, peshk ose karbohidrate si oriz, bukë, patate apo bishtaja. Në gatime, preferoni të shtoni sasinë të konsiderueshme të hudhrës e qepës. Zvogëloni sasinë e gjalpit, djathit e përdorni vajin e ullirit. Mundohuni të konsumoni mish të kuq jo më shumë se dy herë në javë dhe jo më shumë se 120 gramë për femra apo 175 gramë për meshkuj. Natyrisht t’i jepni përparësi konsumimit të peshkut.
Çdo ditë përpiquni që të konsumoni pesë porcione zarzavate të freskëta e të thata. Perimet dhe frutat janë të pasura me antioksidantë. Ato i duhen organizmit të mbrohet nga veprimi i radikaleve të lira, që organizmi ka me shumicë nga veprimi i shumë faktorëve.
Asnjë kategori ushqimore që balancon raportin ushqimor nuk duhet të eliminohet plotësisht. Për këtë zgjidhen proteina më të lehta për metabolizmin. Provoni të hani fruta të thata, në vend të tortave apo brumërave.
Konsumoni sa më shumë sallatë frutash në vend të akulloreve.

Po ato, të cilat nuk duhet të konsumojmë?

Të kufizohen brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me shumë yndyrë dhe pijet alkoolike.

Obeziteti është një problem për mjaft individë në shoqërinë tonë. Nga se shkaktohetkryesisht?

Dikush mund të mendojë se dhjamosja është trashëgimi, apo fryt i mjedisit. Trupi i njeriut vetvetiu depoziton kalori të tepërta që t’i shfrytëzojë në rast nevoje për të ardhmen. Një ndër shkaqet kryesore të dhjamosjes mbetet mënyra e jetesës. Zakonisht mbipesha shkaktohet nga marrja e më shumë kalorive, sesa trupi harxhon. Genet mund të krijojnë terrenin për mbipeshë ose dhjamosje, por në fund të fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga lëvizjet që kryen gjatë gjithë kohës individi, kur për një kohë të gjatë merren kalori të tepërta, bëhet një jetë sedentare, ose kombinohen të dyja bashkë. Kjo çon në dhjamosje. Trashëgimia gjenetike nuk do të thotë se medoemos individi duhet të jetë i dhjamosur. Ajo që përcakton përfundimisht peshën është përzgjedhja e ushqimit të pasur me vitaminat e duhura, zgjedhja e cilësisë së ushqimit si dhe aktiviteti fizik.

Faktorët që ndikojnë në obezitet pastaj janw tw ndryshme, duke nisur nga mosha, raca dhe vendi, gjendja ekonomiko-shoqërore, marrja më e madhe e energjisë nga ushqimet në krahasim me ata që kanë konsum më të madh, faktorët gjenetike, dëmtimet endocrine, etj..

Ka pasoja komplekse nëse nuk ndërhyhet në kohë?
Po sigurisht, duke filluar qw nga vështirësia në frymëmarje, gjendrat e djersës prodhojnë më shumë djersë, shpeshherë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjendje depresioni.

Kohët e fundit dëgjojmë shpesh për pilulat e dobësimit. Sa efikase dhe jo të dëmshme janë këto pilula?

Unë personalisht jam ekstremisht kundra pilulave çudibërëse.

Po ashtu sikurse ka nga ata që duan të humbasin peshë, ka edhe nga ata që duan të shtojnë. Ju, çfarë këshillash do t’i jepnit?

Sa më shumë fruta të thata…

Nga eksperienca juaj dhe puna në qendrën që ju drejtoni, njerëzit që drejtohen, ndodh të kenë një informacion të gabuar për dietat dhe shumë pak informacion për mënyrën e të ushqyerit dhe rëndësinë që ka?

Po është e vërtetë. Ka mjaft njerëz që pa patur idenë fare se çfarë përbërje trupore kanë, i nënshtrohen dietave ekstreme të cilat mund të shoqërohen me pasoja katastrofike për jetën.

Obeziteti dhe anoreksia duhen trajtuar si sëmundje?

Natyrisht, janë sëmundje me pasoja katastrofike.

Më shumë vrap, apo palestër?

Unë personalisht do të këshilloja ecje të shpejtë në ajër të pastër, pasi një person mbipeshë, mund të pësojë dëmtime të rënda në gju, në qoftë se do të bënte vrap.

A ekziston një ditë e përkryer?

Patjetër që ekziston një dietë e përkryer, është dieta e personalizuar dhe e mire-ekuilibruar e cila të ofron të gjithë mikronutrientët dhe makronutrientët e duhur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.