Arian Çani: Jemi nën protektoratin turk
Pezullimin e fluturimeve nga Albcontrol në Rinas qeveria e cilësoi si “grusht shteti”. Pas arrestimit të punonjësve situatën nën kontroll e kanë marrë specialistët turqë dhe siç u shpreh gazetari Arian Çani përmes emsionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV tashmë jemi nën protektoratin e qartë turk.
“Nuk ia vlen të mundohemi të gjejmë fijen në kashtë, Rama e ka të qartë modelin e tij është ajo erdoganiste. Nëse dikush deri dje thoshte jemi nën protektoratin e SHBA, tashmë kemi hyrë nën protektoratin e qartë turk”, tha Çani.
Pjesë nga diskutimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV:
Rakipi: Qeveria shpall grusht shteti, çmendoni ju për këtë?
Çani: Erdogani pas një letre që i dërguan admiralët u tha që duhet të gjejnë vrimë ku të futen dhe e cilësoi grusht shteti.
Erebara: Deklarata e admiralëve ishte një letër qytetare në mbrojtje të paqes botërore.
Çani: Nuk ia vlen të mundohemi të gjejmë fijen në kashtë, Rama e ka të qartë modelin e tij është ajo erdoganiste. Edhe mediat franceze e kanë quajtur Erdogani dhe vëllai i tij i vogël. Kulmi arrit pikërisht sot pas bllokimi kur merr në telefon sulltanin e madh dhe i thotë më duhen kontrollorë dhe ai ia ka sjellë mbrëmë natën. Nëse dikush deri dje thoshte jemi nën protektoratin e SHBA tashmë kemi hyrë nën protektoratin e qartë turk. Turqia shpëton kullën e Albcontrol. Shpëtoi Ramën.
Erebara: Nuk besoj se e ka shpëtuar.
Erebara: Si arritët të lidheshit me punonjësit e kompanisë, si është rrjedha e ngjarjes që ju vuri juve avokat të sindikatës, në Shqipëri nuk ka sindikata. Si qëlluat në këtë pozicion
Kthupi: Ka qenë njohje miqësore me disa prej kontrollorëve. Paga e 13 e kontrollorëve u kalua në ndihmë të prekurve nga tërmeti dhe kjo qe indicia e bashkëpunimit.
Erebara: Punonjësit kanë grupim formal sindikal?
Kthupi: Është e regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.
Çani: Turqit që erdhën sot kanë të drejtë të ushtrojnë detyrën e kontrollorit?
Kthupi: Vetëm në kushtet e licensimit nga autoriteti civil
Çani: Sa procedura duhen?
Kthupi: Në kohë normale ato duhej të trainoheshin për uljen dhe ngritjen e avionëve.