Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arjola Prenga: Jeta ime në Norvegji!

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervista / Volejbollistja e shquar shqiptare në një intervistë për “Koha Jonë” flet për karrierën dhe jetën e saj të re në një vend të largët, si Norvegjia

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nga Sidorela Lepuri

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 23 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Ka ende sot shumë nga ata, që kur u përmend volejbollin, me nostalgji kujtojnë Ela Tasen. Ka shumë nga ata që kujtojnë breza të tërë volejbollistesh, të cilat shkruan historinë e sporti shqiptar, ngjallën emocione dhe bënin krenarë shqiptarët me historinë që shkruanin në Europë . Po sot?! Çfarë nuk shkon me volejbollin, në vendin tonë? Ku është ekipi legjendar i Dinamos, ku janë ekipet e tjera? Pse nuk ka vëmendjen e duhur volejbolli në Shqipëri!? Vendi ynë, megjithatë, ka pasur, ka dhe do të ketë sportiste të përkushtuara, profesioniste, kampionë të vërtetë, të cilët, për gjendjen e mjeruar ku ndodhet sporti dhe Shqipëria, kanë vendosur ta ndërtojnë karrierë jashtë. Një ndër to është edhe volejbollistja  Arjola Prenga, një ndër sportistet më të mira shqiptare të momentit, e cila aktualisht luan në Norvegji dhe flet në një intervistë për  “Koha Jonë”, në lidhje me problemet e volejbollit shqiptar, jetën e saj personale si edhe karrierën që ka ndërtuar, jashtë vendit:

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Keni lindur në Mirditë, jeni rritur në Tiranë. Karriera juaj ka nisur në Shqipëri, dhe më tej në USA, Spanje,Francë e më pas në Norvegji. Si do ta cilësonit këtë trajektore të jetës suaj?

Që e vogël kam qenë natyrë që kurrë nuk kënaqesha me atë që arrija apo fitoja, kot nuk thotë edhe shprehja, që oreksi vjen duke ngrënë. Nuk e kisha specifikuar kurrë që qëllimi im është ky edhe pikë, por ama, isha e sigurtë që do arrija të luaja jashtë Shqipërisë. Kam qenë me shumë fat të nisja karrierën time tek ekipi i Dinamos, një ekip europian që në mentalitet edhe disiplinë, i cili nuk ka pasur asnjë ndryshim me ekipet e sotme. Në këtë mënyrë edhe unë u rrita me të tillë frymë dhe përshtatja me të gjitha ekipet/kampionatet që jam aktivizuar ka qenë shumë e lehtë për mua, pasi edukatën e të qënurit profesioniste e kisha fituar me kohë tek Dinamo. Por faktikisht ikja ime në USA ka qenë totalisht jashtë parashikimeve te mia, nuk e kisha menduar dhe as ëndërruar. Por falë këmbënguljes së trajnerit të Kent State University, Glen Conley mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë, që të nisja karrierën jashtë Shqipërisë, pikërisht në SHBA.

Je rritur në një familje sportistësh, dhe motra juaj e madhe ka lënë dhe vazhdon të lërë gjurmë në volejbollin ndërkombëtar. A ndani mendime me Amarildën mbi karrierën se cila prej jush ka pasur më tepër sukses në volejboll?

Unë jam rritur duke parë dhe duke dëgjuar vetëm sport. Në atë kohë xhaxhai im Besnik Prenga luante futboll me Dinamon e Zagrebit. Motra ime, Amarilda ishte në vitet e para të volejbollit, prindërit e mi kanë qenë sportistë dhe dëshira e tyre ishte që ne të treja, motrat, të merreshim me sport dhe të arrinim maksimumin. Unë jam motra më e lumtur në botë, pasi kam pas shembullin perfekt për të ndjekur, Amarildën. Isha gjithmonë shumë krenare për të, pasi e shikoja se sa shumë punonte dhe sa shumë dëshironte të arrinte majat. Sigurisht jam shumë e lumtur për arritjet e saj, dhe është personi i parë që unë diskutoj për ecurinë time, ekipet, kontratat, menaxherin, dhe ajo është gjithmonë e gatshme të më sugjerojë më të mirën e mundshme. Dhe faktikisht arritjet e mia tregojnë që ajo ka pasur shumë të drejtë në atë që më ka sugjeruar.

Në pjesën më të madhe të rasteve lëvizjet e shpeshta, sidomos nga një shtet në një tjetër shtet janë të vështira, për këdo. A ka qenë e vështirë përshtatja juaj në karrierë me ekipet që keni luajtur?

Fatmirësisht të gjithë në familjen time janë marrë dhe merren me sport, e kështu ato janë mbështetja ime kryesore. Për sa kohë e kam shumë të qartë qëllimin tim, kur aktivizohem me këdo ekip e kam shumë të lehtë përshtatjen. Më duhet të jem korrekte, punëtore dhe me disiplinë që të arrij të kem një sezon të qetë dhe pa komplikacione. Jam me fat që deri më sot gjërat më kanë ecur shumë mirë dhe pa vështirësi të pakalueshme.

Aktualisht ndodheni dhe luani në Norvegji. Cilat janë synimet tuaja me ekipin dhe ato personale në të ardhmen?

Ky është sezoni im i tretë me Stod Volley. Ndihem shumë mirë këtu dhe më pëlqen ky klub. Synimet e Stod Volley-t janë të gjitha kompeticionet e mundshme që marrim pjesë të sjellim kupën në shtëpi. Ndërsa ato personalet nuk kanë fund. Megjithatë unë kam dëshirë t’i ngjis shkallët një nga një, por me vrap (qesh). Kështu që  momentalisht synimi është “4th final në Challenge CUP”, Norwegian Cup”, “Norwegian Championship” dhe “Nordic League” , edhe pse këto të fundit janë trofe të fituara edhe në sezonet e kaluara.

A ju mungon Shqipëria dhe çfarë ju mungon më tepër?

Shqipëria nuk më mungon shumë, por familjarët, shoqëria edhe ushqimi po. Nuk më mungon jo se nuk e dua, që mos keqkuptohem, por këtu jam më e qetë dhe mund të ushtroj profesionin tim me kushtet maksimale pa u preokupuar për gjërat më elementare. Fatmirësisht Shqipërinë e shijoj gjatë gjithë verës, në periudhën më të bukur, mendoj.

Thuhet shpesh se lojtarët shqiptarë bëjnë karrierë më së shumti jashtë vendit të tyre. Nëse do të kishe qëndruar në Shqipëri, mendoni se do të kishit pasur të njëjtin sukses?

Fakti që sportistët shqiptarë arrijnë të aktivizohen jashtë Shqipërisë do të thotë që edhe në Shqipëri kishin sukses. Jashtë kushtet, rrethanat për të bërë sport janë shumë më të favorshme se në Shqipëri, dhe kjo sigurisht është një ndihmë shumë e madhe për një sportist që të mund të zhvillojë karrierë sa më shumë të jetë e mundur. Të paktën në volejboll unë di që shumë kolege të miat mund të luanin akoma edhe sot, të bënin karrierë në Shqipëri, por atje është e pamundur sepse nuk i kanë ato kushte që janë jashtë. Kështu që detyrohen ta mbyllin karrierën shumë më herët (dhe sigurisht për arsye të tyre nuk dëshirojnë të provojnë aktivizimin jashtë Shqipërisë). Si rrjedhojë mendoj që kjo është një ndër arsyet përse ne lojtarët shqiptarë bëjmë më shumë karrierë jashtë Shqipërisë. Po të isha akoma në Shqipëri? As që dua ta mendoj!

A mund të na flisni mbi jetën tuaj në Norvegji dhe rreth familjes suaj… Po për jetën personale?

Jeta ime në Norvegji sipas meje është shumë e bukur. Bëj atë që dua më së shumti, të luaj volejboll. Kushtet i kam optimale dhe klubi është shumë korrekt. Fatmirësisht këtu kam edhe motrën time të vogël Adelajdën, që luan me ekipin e dytë të Stod Volleyt. Sigurisht më mungon shumë familja ime por mundohemi të shfrytëzojmë festat, apo rastet kur unë kam ndeshje afër Shqipërisë, për ta takuar. Rasti i fundit ishte surpriza që me beri babi kur me erdhi në Slloveni për të më ndjekur në një ndeshje. Nuk mund ta përshkruaj dot lumturinë në atë moment, pasi më mungojnë shumë prindërit e mi në ecurinë time apo që t’i kem prezent në ndeshjet e mia. Jeta ime personale ka 10 vjet që quhet Sokol Kasmi dhe sigurisht Koli është tifozi im special.

Çfarë ju ka motivuar të jeni kaq produktive në sport si dhe e suksesshme? Pasi keni luajtur në vende të huaja si USA, Spanjë,Franca, dhe më pas Norvegjia. Ku e sheh veten në të ardhmen, dhe ku besoni se mund ta mbyllni karrierën?

Motivi im është familja ime, jam unë, është e ardhmja ime. Ata që njohin prindërit e mi do të më thoshin se sigurisht që Arjola do të ketë suksese, është vajza e Franit edhe e Vitores. Unë punoj çdo ditë, çdo seancë stërvitore në maksimumin tim. Suksesi nuk arrihet vetëm me një vit punë apo me një ditë regjim. Kam sakrifikuar shumë momente në jetë për t’iu dedikuar volejbollit dhe për të marrë më të mirën e mundshme për të vetmin fakt që familja ime të ndihet shumë krenare për mua. Gjithashtu edhe Arjola vetë do të jetë krenare për Arjolën. Momentalisht nuk mendoj për fundin e karrierës time, mund të largohem për një periudhë e të rikthehem përsëri, por  kam një mendim që këtu në Norvegji mbase e mbyll.

Midis sukseseve të shumta të arritura, cili prej tyre ka qenë më e veçanta në karrierën tuaj?

Duke qenë se kam lëvizur në shumë ekipe, në shumë shtete, tek të gjitha kam pasur suksese, dhe secila ka të veçantën e saj, në kohë të ndryshme por me vlerë të njëjtë. Kështu që nuk dua të veçoj asnjërën, por megjithatë uroj të ndodhi tani në Kupat e Europës më e veçanta.

Tashmë, larg Shqipërisë, në optikën tuaj si një profesioniste, si e shihni gjendjen aktuale të volejbollit shqiptar?

Faktikisht do të isha kurioze të dija nëse Volejbolli Shqiptar e ka idenë e ecurisë së sportistes së tyre Arjola Prenga?!

Dikur Ela Tase u kthye në një mit për tifozët shqiptarë dhe volejbolli ndiqej shumë në kohën e saj, në vendin tonë. Çfarë ka ndryshuar, përveç sistemit, dhe pse sportistet e volejbollit nuk janë më në qendër të vëmendjes?

Unë jam shumë e vogël për të folur për volejbollin e asaj kohe, edhe pse kam pasur fatin të shikoja tek Dinamo disa nga ndeshjet e atëhershme. Nuk dua t’i krahasoj, sepse janë kohë të ndryshme, atëherë luanin jashtë, kishin një palë atlete etj. Sot nuk di ku t’i fusim atletet dhe kushtet janë marramendëse. Sot vetëm këngëtarët edhe politikanët janë në qendër të vëmendjes.

Konsideroheni një sportiste e bukur, gjithnjë në formë, dhe mjaft e suksesshme në karrierë. Është kjo gjithçka keni dëshiruar në jetë?

Ajo që unë dëshiroj në jetë nuk ka lidhje me bukurinë apo me format, por të jem e shëndetshme. Sigurisht që i kushtoj vëmendje edhe paraqitjes, por jo aq sa të më marr kohën maksimale. Në karrierë sigurisht që dua të jem edhe më e suksesshme sesa jam. Për aq kohë sa do jem brenda kësaj fushe të bukur do të marr prej saj të gjithë të mirat e mundshme.

Keni ndonjë peng nga jeta juaj?

Fatmirësisht nuk kam asnjë peng.

Cili është momenti më i veçantë që ka mbetur gjatë në kujtesën tuaj në gjithë këto vite?

Ardhja në jetë e nipit tim Martin, që e kam si perëndi.

Po momenti të cilin nuk do të donit as ta kujtonit?

Janë momente në lojë kur bëj ndonjë gafë që më vjen t’ia fus vetes bam (qesh).

Norvegjia ndodhet shumë larg vendit tonë. A ju pengon kjo të vini shpesh në Shqipëri?

Si për ironi gjithmonë kam luajtur në shtete shumë larg Shqipërisë. Si në USA, ishulli Las Palmas de Gran Canaria në Spanjë, Francë, apo këtu në Norvegji. Por problemi qëndron tek linjat ajrore që ka Rinasi. Sikur të paktën dy herë në javë të kishte linjë Tiranë- Oslo do më kishin bërë shumë nder, sepse Shqipërinë e shikoj vetëm në fund të sezonit, ose ndonjëherë edhe për Krishtlindje.

Cilat janë angazhimet e tjera përveç volejbollit, të Arjolës?

Angazhimi im i vetëm në këto 8 muaj është profesioni im. Unë stërvitem 4 orë e gjysmë deri në 5 orë në ditë, dhe në fundjavë janë ndeshjet. Në verë pastaj ndryshon puna se angazhimi im është shopping edhe të nxihem sa më shumë. (Qesh)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.