Armela, gruaja shqiptare e pronarit të Agon Channel

 

Ajo është një vajzë shqiptare që pakkush e njeh në publik. Megjithëse prej shumë kohësh ndan jetën e saj dhe dy djem, me pronarin e Agon Channel, Francesco Becchetti, ajo rrallë vjen në Tiranë. Në shqipëri ka qenë e njohur thjeshtë si një konkurente e Mis Albania, por që prej asaj kohe të trilleve rinore, Armela nuk ka shumë qejf të jetë në plan të parë. Asaj i pëlqen ta kalojë kohën me djemtë e Reno dhe Brando mes Romës dhe bregut të kaltër në Francë. Në një itervistë që e ka botuar Revista Class, Armela dhe bashkëjetuesi mi saj Becchetti kanë rrëfyer edhe historinë e njohjes së tyre në vitin 2008. “Në 2008-ën u njoha me Armelën dhe mbeta i mahnitur përveç bukurisë, edhe nga eleganca e saj. Fillova ta mikloja pa pushim” thotë Becchetti.  Ndërsa nëna e djemve të tij vazhdon historinë e njohjes së tyre:“Francesco, pas njëfarë kohe, më ftoi për një shëtitje me barkë dhe unë në fillim i thashë po, më pas i thashë se bëra shaka, ai u ndje keq dhe u mundova shumë për ta rregulluar këtë gjë, për të cilën akoma vazhdojmë të qeshim shumë”. Disa muaj më vonë e bëmë atë shëtitje me barkë dhe unë Poncan dhe Kaprin e atyre ditëve të mrekullueshme nuk do t'i harroj kurrë, sikurse nuk do të harroj kurrë atë makinë ku ishin lidhur tollumbace në formë zemre në Paris, mbrëmjen e Vitit të Ri që kaluam për herë të parë bashkë, kur shkuam nga restoranti për të vizituar Harkun”.

 

Nje foto e viteve me pare gjate njohjes se tyre ne 2008-en

 

Si ka ndikuar në marrëdhënien tuaj origjina nga dy vende të ndryshme? Familjet si e shohin?

 

Fakti që u përkasim vendeve të ndryshme për nga historia dhe kultura e ka bërë marrëdhënien tonë edhe më interesante, më zbavitëse, ka më shumë ballafaqim, më shumë argumente për të diskutuar. Familjet tona kanë qenë mbështetësit tanë më të mëdhenj.

 

Çfarë keni mësuar gjatë këtyre viteve bashkë, mbi kulturën e secilit?

 

Nga Francesco kam mësuar kulturën e sakrificës. Ai punon ditë e natë dhe, në fakt, ai përgjithësisht fle 3 orë në natë dhe rreth orës 3.30 ngrihet dhe fillon të punojë.

 

Ju keni një farë diference në moshë. Çfarë do të thotë kjo për secilin, si ndikon në marrëdhënien tuaj?

 

Të jesh në krah të një njeriu që të mbron me forcë nga gjithçka, por që në të njëjtën kohë ka një entuziazëm të papërmbajtshëm për sfidat e jetës, për mua është maksimumi. Francesco është guida ime, ndihem me shumë fat që jam pjesë e jetës së tij.

 

Keni organizuar dasmë? Nëse jo, e keni në plan?

 

Nuk jemi martuar zyrtarisht, por sigurisht që e kemi në plan. Do të jetë pikërisht momenti në të cilin ne do të konfirmojmë marrëdhënien tonë të veçantë. Ku dhe si, është top secret.

 

Na tregoni diçka për fëmijët, ku kanë lindur, çfarë shtetësie kanë, kush ua ka zgjedhur emrat dhe si e kanë ndryshuar jetën tuaj? Çfarë babai është Francesco?

 

Po, kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, Reno (emri i zgjedhur nga i ati) 4 vjeç e gjysmë dhe Brando (emri i zgjedhur nga e ëma), 1 vjeç e pak. Reno flet rrjedhshëm anglishten amerikane, pak kinezçe, pak italisht dhe shqip. Kur Francesco ndodhet në Tiranë, Reno thotë se duhet të shkojë tek i ati për mbledhjet e punës!

 

Armela, keni zgjedhur për momentin t’i përkushtoheni plotësisht rritjes së djemve apo jeni e angazhuar me diçka?

 

Unë jam e diplomuar në Shkencat e Komunikimit dhe merrem me fëmijët dhe me organizimin e shtëpisë, ku gjithçka duhet të jetë e përsosur, sepse Francesco është një perfeksionist. Unë mundohem ta ndjek sa më shumë Francesco-n në udhëtimet e tij.

 

Si është jeta e ndarë midis dy vendeve?

 

Kur jam larg Francesco-s, më duket kohë shumë e gjatë, kam fatin që në çdo moment mund ta arrij brenda një ore. Ne, sa më shumë të lëvizim, aq më shumë ndjehemi mirë.

 

A e keni menduar karrierën në televizion?

 

Më pëlqen shumë televizioni, kam realizuar edhe një program zbavitës "Free Pass". Por parapëlqej ta ndjek televizionin pas kuintave, jam në kontakt të vazhdueshëm me Drejtoreshën e Kanalit, Andeta Radi, për këshilla mbi pamjen dhe gjëra të tjera të përgjithshme.

 

Kush ju njeh nga afër, e di mirë që ju jeni gjithmonë, pavarësisht shtatzënive dhe lindjeve, në formë perfekte. Meritë e geneve apo e ndonjë regjimi të veçantë?

 

Ndër shumë gjëra të bukura të jetës time, kam edhe fatin e mirë të jem gjithnjë e dobët, prandaj nuk pata kurrfarë problemi për të veshur të njëjtat veshje edhe pas lindjes. Në shtëpinë tonë, sporti është i detyrueshëm, edhe Reno fare i vogël vraponte së bashku me ne me karrocën e tij. Me Brandon shtova 9 kg dhe pas dy muajve, fillova stërvitjen dhe notin. Megjithëse stërvitja më e bukur për mua është të luaj me djemtë e mi në park dhe në pishinë.

 

Cili është stili i preferuar i veshjes? Përsa i përket rutinës së bukurisë, cila është ajo gjë për të cilën nuk hiqni kurrë dorë?

 

Stili im është i ndryshëm, nuk më ka pëlqyer kurrë të jem një tip i zakonshëm. Më pëlqejnë shumë xhinset dhe nuk heq dorë kurrë nga takat e larta 12 cm. Më pëlqen të kujdesem për veten, por pa e tepruar.

 

Për shopping dilni bashkë?

 

Po, pazaret, blerjet i bëjmë bashkë për njëri-tjetrin.

 

Cilat janë aktivitetet që mbushin kohën tuaj të lirë?

 

Për shkak të angazhimeve të shumta të punës, na mbetet pak kohë e lirë dhe ajo pak që kemi, ua kushtojmë fëmijëve dhe sportit.

 

Kush është kuzhinieri i familjes? Ka Francesco një recetë të preferuar nga kuzhina shqiptare?

 

Kuzhina është shumë e rëndësishme për familjen tonë. Francesco gatuan vetëm të dielave në drekë dhe tamam si një mjeshtër, sikurse në të gjitha gjërat që bën. Unë preferoj të koordinoj punën e kuzhinierit tonë me atë të shërbimit. Gatimi shqiptar më i preferuar i Francesco-s është byreku.

 

Si është shqipja e Becchetti-t? Me çfarë fjalësh të ëmbla ju drejtohet?

 

Francesco thotë se nuk kupton shqip, por ai merr vesh gjithçka. I adhuroj fjalët e ëmbla që Francesco më thotë, por që janë personale, ekskluzive të miat.

 

 

SHKARKO APP