Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Australia ‘një mundësi që bie nga qielli’ për shqiptarët”

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mike Rann, ambasadori australian në Shqipëri, ishte në Tiranë për festimin e ditëve të Australisë. Njohës dhe studiues i çështjeve shqiptare, ai tregon për 'JAVA' përshtypjet nga vendi ynë

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 22 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Ambasador Rann, sa dhe si e njihni Shqiperine?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mund të jem një ndër të paktët Ambasadorë në Shqipëri, që ka kryer studimet universitare për politikën shqiptare në universitetin e Okland në Zelandën e Re, në vitin 1973. Pastaj më vonë, si deputet në Parlament, Ministër dhe me tej Kryeministër i Australisë së Jugut, kam patur rastin të takoj pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Australi. Për më shumë se 100 vjet, shqiptarët kanë kontribuar në ndërtimin e vendit tim. Ata njihen si punëtorë. Për shumë emigrantë shqiptarë dhe fëmijët e tyre, Australia ka përfaqësuar "një mundësi që vjen nga qielli". Pra, unë u gëzova shumë kur u emërova Ambasador në Shqipëri, përveç detyrave të tjera që kryej në Romë. Kjo është vizita ime e tretë në vendin tuaj të bukur dhe mikpritës dhe kam bindjen se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur.

Angazhimi juaj i gjate politik dhe akademik ne fushen e shkencave politike e sociale, na shtyn t'ju pyesim sesi e komentoni situaten qe kalojne sot vendet e mesdheut Verior? Si e vleresoni sitiuaten ne Greqi, Itali e Shqiperi per shembull?

Padyshim kriza globale financiare ka shkaktuar vështirësi edhe në këtë pjesë të Europës, si papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, si dhe nivel të lartë borxhi publik. Në Itali, qeveria e kryeministrit Renzi po bën përpjekje ta "shbllokojë Italinë" dhe të ulë fashën e kuqe dhe burokracinë që e ka mbajtur peng atë. Italia ka një Ferrari në garazh, por duhet t’i hapë derën e ta lerë të vrapojë.

Them se Shqipëria vitin e kaluar fitoi kupën, me marrjen statusit "vend kandidat" që është fillimi i procesit për të shkuar drejt anëtarësimit në BE. Ka shumë punë që duhen bërë dhe BE kërkon nga Shqipëria ta heqë qafe damkën e korrupsionit e të krimit të organizuar, që kanë penguar zhvillimin e saj. Shqipëria duhet që tani të merret seriozisht me reformën e sistemit gjyqësor e të shërbimit publik në tërësi. Kjo është thelbësore. Dhe shihet që janë hedhur hapa përpara, në drejtimin e duhur dhe krahas fushatës për anëtarësimin në BE, Shqipëria zhvillon bisedime me vende aziatike, si Kina e Singapori, për të marrë mbështetjen e tyre në zhvillimin e vendit. Lidhjet me Azinë kanë sjellë sukses në rastin e Australisë. Rreth 78 përqind  të eksporteve sot kanë destinacion Azinë, edhe pse ne jemi marrëdhënie më të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe Europën. Rritja ekonomike e Azisë mund t’i sherbejë edhe Shqipërisë.

Shqiptarët po ndeshen në media me disa mesazhe mjaft të forta, në gjuhën shqipe, që duken të financuara nga qeveria juaj, në lidhje me pengimin e emigracionit ilegal. A mund të na thoni diçka më tepër për këtë nismë?

Australia ka qenë historikisht shumë mikpritëse për emigrantët dhe refugjatët nga e gjithë bota. Por Australia mban qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve të paligjshëm, kur ata kapërcejnë caqet.

Cilat janë sot interesat e Australisë në këtë pjesë të botës?

Australia është vend me tregëti shumë të zhvilluar. Ne kemi patur 24 vjet radhazi rritje ekonomike të pandërprerë, madje pa asnjë tremujor negativ

Ne kemi një ekonomi të fortë, financa publike të shëndosha, papunësi të ulët, paga të larta, standard të lartë jetese, dhe katër nga qytetet tona renditen çdo vit ndër 10 qytetet e botës, ku jetohet më mirë. Jam shumë i interesuar që shoqëritë tona të njohin Shqipërinë dhe potencialet e saj. Dëshiroj që shoqëritë shqiptare të bëhen pjesë e historisë së suksesit ekonomik të Australisë dhe që shoqëritë australiane të përfshihen në zhvillimin e Shqipërisë. Ky rol sot quhet diplomaci ekonomike

Çfarë mund të bëhet për të forcuar më tej marrëdhëniet mes Australisë dhe Shqipërisë? Dje keni organizuar një pritje me rastin e ditës së Australisë, ku janë ftuar shumë shqiptarë që konsiderohen si miq të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të institucioneve vendase, të huaja e ndërkombëtare.

Emigrantët shqiptarë në Australi krijojnë një bazë reale për përtëritjen e miqësisë. Unë dëshëroj të shoh rritje të vëllimit të tregëtisë, këmbime tregtare, më shumë investime, më shumë lidhje në fushën e arsimit e të turizmit ndërmjet Australisë dhe Shqipërisë. Rreth 812,000 Australianë shkojnë në Itali çdo vit, ku shpenzojne mbi 1 miliardë euro në favor të ekonomisë italiane.  Shqipëria ka male mahnitëse dhe bregdet të bukur. Duhet të nxisim më shumë australianë që të vijnë ta vizitojne atë.  Dhe do ishte po aq e mrekullueshme  te shikonim me shume Shqiptare si vizitore, sipermarres, studente apo per te jetuar aty.  Dhe jemi vetem nje dite larg njeri tjetrit. Pra duhet pare si partneritet nga te dyja anet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.