BE, nuk po mban premtimin për Ballkanin

Hedving Morvai është Drejtore Ekzekutive e Fondit Europian për Ballkanin, dhe ka marrë çmimin “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal” për 2015. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal e jep këtë çmim për individë ose institucione që i konsideron se kanë dhënë kontributin më të madh për bashkëpunimin rajonal në Europën Juglindore.

Për një dekadë Fondi Europian për Ballkanin ka qenë një aktor i fortë në integrimin e rajonit në BE. Cilat janë rezulatet dhe arritjet më të mira për ju?

Përmes aktiviteteve të këtij programi që nga viti 2008, “Fondi Europian për Ballkanin” (FEB) së pari, ka vendosur kanale komunikimi me institucionce të larta dhe individë në nivele vendim-marrje, si dhe ka përfshirë “masën kritike” të analistëve dhe politikbëresve mes anetarëve, duke krijuar parakushtet për të ushtruar një ndikim në politikbërjen rajonale;  së dyti, një përzgjedhje e kujdesshme e partnereve ka bër të mundur rritjen e kapitalit social që mbetet i pashoq në rajon:

së treti natyra e tij hibride “Europiane-lokale” dhe paanshmëria, që është provuar prej vitesh, i kanë siguruar Fondit Europian për Ballkanin një aureolë besueshmërie për aftësinë që ka për të ndihmuar në ndërtimin e besimit midis aktorëve rajonale dhe europianë.

Gjatë këtyre viteve zhvilluam nisma që janë tashmë markë në rajon. Fondi Europian për Ballkanin zhvilloi dhe zbatoi programe që synuan ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe administrative të zyrtarëve të rinj nga Ballkani Perëndimor, mbështetëm nisma që bëjnë të mundur që të rinjtë e Ballkanit të përjetojne dhe mësojnë rreth Europës, mbeshtetëm projekte për zhvillimin e politikave në Ballkanin Perëndimor si dhe promovuam integrimin Europian dhe konsolidimin e demokracive në rajon.

 

– Cilat janë pengesat më të mëdha përsa i përket procesit të integrimit europian? Ku i duhet organizatës tuaj dhe aktorëve të tjerë që të dyfishojnë përpjekjet?

Për më shumë se një dekadë, pas samitit të Selanikut, ka mbetur akoma i papërmbushur premtimi për antarësim e Ballkanit Perendimor në BE. Sa më shumë të zvarritet ky proces, aq më shumë rrezikohet që elitat dhe qytetarët e rajonit ta konsiderojnë procesin të pashprese ose me pak ndikimin në jetën e tyre. Vendet e Ballkanit kanë detyrimin të rindertojnë institucionet paslufte, të ndërtojnë dhe konsolidojnë demokracinë, pra të bëhen antare “të mira” te BE-së.

Strategjia për zgjerimin e BE ia ka dalë ta mbajë këtë proces në vazhdim; megjithatë sprapsjet e strategjisë aktuale të BE-se janë gjithmonë e më shumë të dukshme. Çfarë shohim ëshëte kushtezimi në rritje gjaëte fazave të para anëtarësimit, i ndërlidhur me një vëmendje strategjike për çështje specifike politike, shpesh në kurriz të reformave strukturore dhe kushteve thelbësore të BE-së. Kjo tendencë e tërheqjes nga standardet dhe procedurat për të cilat është rënë ëme pare dakord në emër të prioriteteve të ndryshuara ka ulur shpejtësinë dhe forcën tërheqëse të procesit, duke minuar besueshmërinë e tij në rajon.

Vrulli pas ndryshimeve demokratike të vitit 2000 në rajon, tashmë ka ndaluar dhe situata aktuale mund të përshkruhet si konsolidim i demokracive të pakonsoliduara.

Për më tepër, me ndikimin në rritje të Rusisë, Turqisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në rajon, “europianizimi” për Ballkanin Perëndimor nuk është e vetmja kartë në tavolinë. Aktualisht ka shqetësime serioze të sigurisë për gjithë rajonin dhe së fundmi për vetë Bashkimin Europian.

Gjatë samitit të Bankës Botërore në Vienë, FEB paraqiti një studim që u vlerësua shumë mbi çështjet dypalëshe dhe zhvilluam dhe një talk show ku pjesëmarrës ishin Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Serbisë si dhe Sekretari i Përgjithshem i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një debat televiziv ky që u ndoq nga miliona shikues në Ballkan.

-Cilat janë planet tuaja për samitin e këtij vitit në Paris? Si do t’i përmbushni pritshmëritë e larta për Fondin Europian për Ballkanin?

FEB mbetet një nga aktorët kryesore të Forumit të Shoqërisë Civile të Procesit të Berlitnit. Kjo do të thotë që ne jemi të përfshirë në modelimin e axhendës qytetare të Samitit të Parisit dhe në ndermarrjen e aktiviteteve të cilat ndërtojnë një proces të vazhdueshëm midis samiteve dhe përtej. Përveç kësaj, ne vazhdojmë të punojmë në ndjekjen e progresit të bërë nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe edhe çështjet dypalëshe të diskutueshme në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë Austriake për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme. Ne shpresojmë se suksesi i debatit televiziv “Vicinities” do të përsëritet edhe në Paris në bashkëpunim me organizatën tonë partnere Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore.

 Fondi Europian për Ballkanin ka qenë pararoje e aktivizmit të Shoqerise Civile në Ballkan. Si është gjendja e shoqërisë civile në rajon? A është akoma “një armik shteti” apo është pranuar si pjeëse integrale e procesit për antarësim në BE?

Shoqëria civile në rajon është në një situatë sfiduese. Situata socio-politike dhe ekonomike,e ndërlidhur me tërheqjen e demokracisë, e çon sektorin civil në një pozicion të mundimshëm. Eshtë veçanërisht e vështirë për organizatat monitoruese dhe për ato që merren me çështjet e të drejtave të njeriut që të mos etiketohen si “armiku i shtetit”. Përveç kësaj, mungesa e mbështetjes financiare, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare, e bën pjesën e organizuar të shoqërisë civile të luftojë për nevojat baze. Prej shumë vitesh, vëmendja e donatorëve të mëdhenj nderkombëtar është përqëndruar tek rajonet e tjera dhe asnjëherë nuk janë vendosur burime të qëndrueshme lokale për shoqërinë civile. Shoqëria civile, si pjesë integrale e procesit të anëtarësimit po shfaqet gjithnjë e më shumë si një mantra sesa si një realitet i pranuar. Ata, të cilët ia dalin tce çojnë përpara përpjekjet e tyre, duke kaluar pengesa të mundimshme, i japin një mbështetje domethënëse këtij procesi. Kjo gjë rrallë njihet nga vendimarrësit. Kjo është arsyeja pse nisma të tilla si Forumi i Shoqërisë Civile të Procesit të Berlinit, janë të rëndësishme, edhe si përkrahje dhe si demonstrim aktual i mënyrave sesi organizatat e shoqërise civile mund të jenë partner i vlefshëm për qeveritë e tyre në shumë fusha të cilat shpesh nuk janë të lidhura me shoqerinë civile (madje edhe në energji apo infrastrukturë). Një shtet modern dhe i orientuar drejt Bashkimit Europian ka nevojë për një lidership demokratik, duke përfshirë një dialog të respektueshëm nga të gjithë aktorët e politikës dhe shoqërisë.

 -Si ndihesh kur shpallesh “ Kampion i Bashkëpunimit Rajonal? Çdo të thotë ky çmim personalisht për ju si dhe për të gjithe ekipin e Fondit Europian për Ballkanin?

Para së gjithash, do të thotë qe ne jemi të aftë të komunikojmë shqetësimet dhe rekomandimet tona në lidhje me bashkëpunimin rajonal nga pozita e një “Kampioni”. FEB e mban “të gjallë” bashkëpunimin rajonal në baza ditore dhe merr mendime nga një nivel i gjerë aktorësh nga i gjithë Ballkani. Ne besojmë në nevojën për një kulturë në rritje të bashkepunimit rajonal, çka do të thotë se ekziston nje sens i gjerë në shoqeri së bashkepunimi rajonal është mënyra drejt avancimit dhe zhvillimit në Europen Juglindore. Bashkëpunimi rajonal duhet të vitalizohet duke i dhënë jetë nismave të panumërta që lidhen me një mori aktorësh si bizneset, bashkitë, shoqatat civile, qytetarët etj. Fakti që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal e vlerësoi “Fondin Europian për Ballkanin” me këtë çmim tregon se është pranuar tashmë që nismat e shoqërisë civile sigurojnë mbështetje për bashkëpunimin rajonal. Këto perpjekje shpesh shtrihen përtej mandateve të qeverive aktuale dhe merren me çështje që janë të debatueshme nga pikpamja politike. Nismat rajonale të shoqërisë civile i afrojnë më shumë njerëzit dhe kulturat. Ata ndërtojnë besimin dhe ndihmojnë në prodhimin e vullnetit politik dhe mbështetjes publike për bashkëpunim rajonal.

SHKARKO APP