Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Belgu kafexhi që flet shqip: Ç’më lidhi me shqiptarët në Bruksel

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 20:18
Belgu kafexhi që flet shqip: Ç’më lidhi me shqiptarët në Bruksel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përshëndetje, juve flisni shqip. Çfarë e bën një belg që të flasë gjuhën shqipe?

Përshëndetje! Unë kam shumë klientë shqiptarë në dyqanin tim të kafesë. Për të mos thënë që ata përbëjnë shumicën e klientëve. Me ta komunikoj herë pas here dhe kam mësuar shumë fjalë në gjuhën tuaj.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Sa vjet keni që punoni me klientelën shqiptare ?

Swiss Digital

Ohhh, janë bërë dhjetra vite tashmë. Ky dyqan është themeluar nga stërgjyshi im i quajtur Aurelien plot 125 vjet më parë. Ai ia trashëgoi të birit, gjyshit tim, d.m.th të quajtur Morris, dhe ky djalit të tij, babait tim Eduard, i cili është 88 vjeç dhe punon me mua këtu. Ose më saktë ai drejton dyqanin si dhe kryen të gjitha proceset e përpunimit të kafesë.

Shoh që në dyqanin tuaj keni dhjetëra lloj kafesh. Cila është e preferuara e shqiptarëve?

Shqiptarët preferojnë përzierjen e dy llojeve Moka e Arabica, nga e cila përfitohet ajo që e quajmë kafe turke. Kjo përzierje, këtu në Bruksel, është specialiteti ynë. Këtë prej dhjetra vitesh e bën babai im. Ai punon me makinat të cilat pjekin dhe përziejnë kafen në 200 gradë celsius.

D.m.th, nëse do vinte këtu një klient shqiptar, i cili nuk flet asgjë veç shqipes, do kuptohej më së miri me juve…

Po, po, unë mund të komunikoj me klientin rreth asaj ai çfarë dëshiron nga dyqani im, ndërkohë që di edhe numrat. P.sh, këto dy paketat e kafesë që mori kjo zonja, kushtojnë 7 euro e gjysmë.

Çfarë fjalësh përdor më tepër në shqip?

Përshëndetjet sigurisht. Pastaj pyetjet e thjeshta dhe numrat.

E keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë?

Jo. Kjo për faktin se e kemi si traditë të familjes që shkojmë në bregdetin e Spanjës me pushime. Por kam dëgjuar se në Shqipëri çmimet janë më të lira dhe shërbimi më i mirë. Përveç kësaj kam dëgjuar që mund të gjenden edhe shumë prodhime bio. E meqë jemi këtu: Mund të përdoren eurot në Shqipëri? Po në Kosovë?

Po, po, mund të përdorësh euro në Shqipëri ose t’i kthesh në lekë shqiptarë. Ndërsa në Kosovë euro është monedha zyrtare. Po planifikon të vizitosh Shqipërinë dhe Kosovën?

Po patjetër. Pse jo?! Unë e njoh lekun shqiptar. Kam disa kartëmonedha këtu.  M’i kanë dhënë klientët.

Prebreza: Dy dekada që blej kafen tek Van Dael

Dashur pa dashur, pjesë e këtij artikulli u bë edhe kosovarja Sheribane Prebreza, e cila u gjend rastësisht në dyqanin e kafesë në të njëjtën kohë me ne. Në fakt nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, në biznesin që më së shumti punon me klientelë shqiptare.

Zonjë, ju pohoni se jeni kliente e hershme këtu. A jeni e kënaqur me të?

Po shumë. Kafja është e mrekullueshme. Njëlloj sikur ajo që kemi përdorur gjithmonë në Kosovë.

Sa vite keni në Bruksel?

Kam 23 vjet që jetoj këtu.

Gjithmonë këtu e keni blerë kafenë ?

Po, këtu.

Flisni shqip me zotërinë ?

Përshëndetemi në shqip. Flasim edhe pak në shqip. Ai di shumë fjalë në shqip, për të na shërbyer në rregull. Dhe pastaj për lehtësi vazhdojmë në frëngjisht. /tesheshi.com/.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.