Berisha: Vizita e Ramës në Beograd, një vizitë e gjymtuar, por një hap përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve!

 

Berisha:  Së pari ju përgëzoj për korrigjimin e drejtë që bëtë. Kjo është e vërtetë që një kryeministër shqiptar shkel në Beograd, dhe dua të them se dy kryeministrat dizinfomuan opinionet pasi ky nuk është takimi parë midis dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Serbisë. Në vitin 1993 është zhvilluar në Tiranë një takim më i gjerë se ky, midis Aleksandër Meksit, kryeministër i Shqipërisë dhe kryeministrit të Serbisë dhe Malit të Zi në atë kohë Paniç. Po pse u vu ky korrelacion? Sepse Beogradi ka krijesë të vetën të majtën shqiptare dhe e trajton atë si t’ja dojë qefi dhe e lidhi me Enverin këtë, e fanepsi sepas 68 vjetësh ky është takimi i parë.  Më duhet të them se kjo është një vizitë e gjymtuar. Së pari ju më shtruat pyetjen nëse duhej bërë vizita. Duhet bërë vizita dhe vizita të nivelit të lartë.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë ka hapur dyert për një kapitull të ri midis shqiptarëve dhe serbëve dhe në këtë kontekst vizitat e nivelit të lartë dhe më të lartë janë plotësisht të mundshme, të pëlqyeshme dhe të inkurajuara. Por vizitë si kjo e Edi Ramës, që u shty 6 herë sepse neo – jugosllavët që e pregatitën këtë vizitë nuk kishin hallin e kreut të ekzekutivit shqiptar. Hallin e kishin tek Beogradi si epiqendër e parajsës së tyre botërore. Kjo është e vërteta.

Pse them që kjo vizitë është e gjymtuar? Ai shkoi si një këlysh i rrahur në Beograd. Së dyti, në aeroport, në dallim me protokollin e cdo kryeministri tjetër, flamuri shqiptar nuk u vendos në shtyllën që vendosen flamujt e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave që e vizitojnë këtë vend. Pra ishte një dackë që në pritje. Atë që i bënë Dukës në stadium duke fishkëllyer hymnin dhe duke bërtitur, atë i bëri protokolli më i lartë serb Ramës duke mos lejur që flamuri kombëtar i tij të valvitet në aeroportin e Beogradit. Cfarë ndodhi tjetër? Vizitën ja u mori sporti. Në fund të konferencës për shtyp Rama dhe Vuçiç përfunduan si të ishin Duka dhe kryetari i federatës serbe të futbollit.

Përsëri në konceptin e neo-jugosllavëve, të cilët paralajmëruan se Rama “pothuaj” do të kërkonte pavarësinëe Kosovës. Është e famshme shprehja “je apo s’je shtatzanë”. Kështuqë në këtë rast nuk ka “pothuaj”.  Kjo është një përulje e madhe. Dhe cfarë bëri Rama? Rama i bëri thirrje Spanjës dhe Greqisë, Rumanisë e Qipros nga Beogradi që të njohin Kosovën kurse Beogradit i tha se cdo preceptim të ri për Kosovën… një skandal kjo. Cfarë perceptimi? Ai duhet ti thoshte se është një realitet që duhet ta njohësh zotëri, të vjen mirë apo s’të vjen mirë ne të kërkojmë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që i tha se cdo perceprim i ri për Kosovën do të jetë i mirëpritur. Mjaftoi kaq që Vuçiç ta quante pesë herë provokator në zyrën e tij.

Foli për Preshevën. Shumë mirë! Por ama Rama nuk di një gjë. Që më shumë shqiptarë ka në Serbi se sa në Preshevë. Nuk shqipëroi një fjalë për liritë dhe të drejtat e tyre, nuk shqipëroi një fjalë për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Novi Pazar dhe në të gjitha zonat e tjera. Sigurisht Presheva përbën problemin më madhor të shqiptarëve në Serbi por nuk mund të injorohen. Pasi nëse në Preshevë janë 130 mijë, në mbarë Serbinë janë rreth 300 mijë shqiptarë dhe nuk mund të kapërcehen në këtë mënyrë. E gjitha kjo pra vjen si kuadër i pregatitjeve nga neo –jugosllavët, të cilët ishin më të interesuar për suksesin e Beogradit, për shkak të problemit shpirtëror pasi ata ndjejnë Beogradin si epiqendër toksore të tyre, dhe e nxorrën Ramën, nuk mund të them me këpucë të kuqe por përafërsisht me këpucë të kuqe. Flet kryeministri i vendit në podium sikur fliste me Stefan Fyen, 30 minuta për integrimin evropian, në një kohë kur Serbia është në një stad më të avancuar se Shqipëria përsa i përket integrimit evropian. Natyrishtkjo është një çështje themelore dhe unë jam plotësish dakort se kjo është një pikë e përbashkët, por nuk mund të mbash leksione aty, leksione integrimi. Folën për shkëmbimin e të rinjve, nuk u tha një fjalë për diplomat. Duhet të dinë shqiptarët, në Shqipëri dhe kudo, se Serbia është e detyruar dhe është zotuar solemnisht të njohë diplomat e shqiptarëve të Serbisë që banojnë në Serbi sidiploma valide dhe kykushtëzim është bërë kur qeveria shqiptare bllokoikryesimin e OSBE-së nga Zvicra dhe Serbia. Dhe ka qenë presidentja e Konfederatës së Zvicrës, ministrja e jashtme e asaj kohe, e cila ka dhënë garanci të plotë se Serbia do të njohi diplomat e studentëve shqiptar. Nuk u tha asnjë fjalë për këtë. U fol për turizmin dhe shumë mirë por nuk u fola asnjë fjalë për një cështje me interes shumë të madh për shqiptarët aty ku jetojnë.

Pyetje: Zoti Berisha sic thatë edhe ju kjo ishte një vizitë që duhej bërë, por keni drejtuar vendin për shumë vite pas rënies së diktaturës në Shqipëri. A e keni menduar ndonjëherë vizitën dhe pse nuk e keni bërë një vizitë? Psë nuk keni insistuar që edhe ju të shkelni në Beograd?

Berisha: E tërë politika ime ka qënë një dhe vetëm një; në funksion të Kosovës. Unë e kam patur shumë të përcaktuar. Do shkoja në Beograd po ti interesonte Kosovës dhe nuk do shkoja në Beograd nëse nuk do ti interesonte Kosovës por do të pranojë këtu se kjo vizitë kryhet në një kontekst krejtësisht tjetër kohor. Cili është konteksti? Këta pavarësisht nga qëndrimet e tyre evidente dhe publike, jo shumë të favorshme, por ky grup udhëheqësish në Serbi ka firmosur marrëveshjet me Kosovën dhe për këtë unë absolutisht kam vlerësimin më të madh dhe këto marrëveshje që janë firmosur në Bruksel kanë hapur mundësinë plotësisht të këtyre vizitave, kanë hapur mundësinë edhe të vizitave të tjera, kanë hapur mundësinë reale të bashkëpunimit, kanë hapur mundësinë dhe domosdoshmërinë që dy kombet tona, në shembullin e kombeve të qytetëruara të Evropës, të bëjnë cdo gjë për të kapërcyer të shkuarën.

Pyetje: Cfarë do sjellë kjo vizitë për rajonin e Ballkanit por edhe për dy vendet tona?

Berisha: Kjo vizitë mbeti në stadium. Ju thashe, ata, dy kryeministra, përfunduan sikur të ishin Duka dhe homologu i tij serb. E zhvlerësuan vizitën në shkallën mëmaksimale, ata mbetën në ndeshje. Tani i bie që të merret UEFA me të.

Pyetje: Marrëdhëniet midis dy vendeve tona me këtë vizitë shkuan para apo pas?

Berisha: Pavarësisht nga këto është një hap përpara. Unë në vlerësimin tim, pavarësisht nga tonet agresive të Vuçiç, se Rama provokoi e provokoi, ai është një qëndrim që buron nga shqiprti i tij ultranacionalist, në të cilin ekziston edhe shpirti pragmatik, se e theksoi ai pragmatizmin dhe besoj se vizita, mendoj unë, përbën një hap pa diskutim në zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Degradoi vizita. Ajo që është e dhimbshme është që degradoi sikur të ishte Duka me homologun e tij serb.

Vizita u nis e gjymtuar dhe për protokollin e saj, për aktin që Enver Hoxhen e priti Tito kurse Edi Ramën se priti Nikoliç. Kjo do të thotë se ata bënë një ulje në nivelet e pritjes së kreut të ekzekutivit shqiptar. Thashethemet e përhapura se kanë ranë dakort janë thjeshtë një mashtrim. Thashethemi se Rama nuk donte të takonte Nikoliçin janë super mashtrim, sepse Rama po të shprehte një gjë të tillë nuk shkelte në Beograd dot, te jemi realist, pra po të thoshte se sdo ta takoj. Përkundrazi ishte Nikoliç që njoftoi kohë më parë që unë nuk do pres kryeministrin shqiptar. Edhe kjo e cënon padiskutim vizitën. Ai është kreu i shtetit dhe nuk duhet të harrojmë që ata janë të një partie me kryeministrin. E cenon thellësisht dhe kjo. Po Rama thotë të shkoj pas Enver Hoxhes dhe kaq, vrapoi edhe pas Enver Hoxhes.

Do thoni ju nëse më mirë një vizitë e gjymtuar apo një hiç vizitë do ju thoja Jo, më mirë një vizitë e gjymtuar.

Intervistë e dhënë për televizionet News 24 dhe Agon Channel

SHKARKO APP