Blendi Gonxhe: Kush ka bërë kolaudimin e mjetit në 2020 do ta ribëjë në 2022
Fundi i koncesionit të kolaudimit të makinave ishte fokusiemisionit “60 Minuta” këtë të premte nga gazetari Arbër Hitaj në RTV SCAN. Të ftuar ishin: Blendi Gonxhe drejtor iDPSHTRR dhe eksperti i ekonomisë Klodian Muço.Gonxhe u ndal në detaje teknike duke shpjeguar që kolaudimi i makinavepersonale tashmë do të bëhet një herë në 2 vite, ndërsakategoritë e tjera do të bëhen 1 herë në vit. Gjithashtu z.Gonxhetheksoi se qytetarët që e kanë bërë kolaudimin në 2020 do tëshkojnë për ta ribërë në vitin 2022. Në lidhje me ndikimet që do të ketë fundi i këtij koncesioni z.Gonxhe tha se parashikohet tëndikojë tek shpenzimet, ku qytetarët do të kursejnë rreth 3 milionë euro. Sipas ekspertit të ekonomisë, z.Muço, fundi ikoncesionit të kolaudimit është një lajm pozitiv pasi qytetarët do të kenë më pak shpenzime.
Blendi Gonxhe:
Një individi i përfundon kolaudimi në janar. Si do tëfunksionojë? Do të jetë e njëjta skemë?
Ne menduam që ta bëjmë kohën e vlefshmërisë së çertifikatës dyvjet nga një dhe po ashtu kemi diskutuar këto ditë që të jetë e vlefshme për të gjitha koaludimet e bëra në vitin 2020. Kjo do tëthotë që çdo përdorues mjeti që ka bërë kolaudimin korrektbrenda datës në vitin 2020 pa penalitete, në kuptimin që nuk e ka lënë pa bërë kolaudimin në vitin 2020. Pra, ka paguar taksat e automjetit dhe ka kryer kolaudimin pavarësisht se e ka bërë nëjanar, shkurt, mars apo dhjetor do të vijë në vitin 2022. Kjoështë e rëndesishme dhe besoj se është një e mirë për të gjithëata që kanë një automjet. Në rradhë të parë kjo iu jep dorë tëgjithë atyre që kanë më pak kohë dhe mundësi për të qëndruarnë rradhë. Megjithatë ka dhe një shqetësim që lidhet me njëpjesë të opinionit e cila thotë që mos abuzohet me këto dy vjetdhe makinat mos janë të dëmtuara etj. Për këtë arsye ne do tështojmë kontrollin rrugor. Nuk duhet të trembet njeri, kykontroll do të jetë i informatizuar. Do të jetë Task Forca e Transportit Rrugor për mjetet mbi 3.5 ton që është me mjete tëspecializuara dhe Policia Rrugore, të cilat do të jenë më tëvëmendshme në vitin 2021 për shkak të këtij lirimi që ne pobëjmë.
Po përsa i përket taksave? A do të paguhen apo do të ketënjë shtyrje të kolaudimit bashkë me taksat?
Taksat siç e dini kanë një afat, deri në 365 ditë. Keni kohë 365 ditë, nga data kur e keni paguar. Nwse e keni paguar në nëntor, juve duhet brenda nëntorit të vitit 2021 të paguani taksat tuajavjetore që janë të vitit 2021. Për këtë ne do të sofistikojmëshërbimin online. Njerëzit taksat do t’i paguajnë vit pas vitindërsa kolaudimi është një herë në dy vjet. Për mjetet e reja nukdo të ketë kolaudim tre vitet e para sepse e konsiderojmë tëtepërt. Janë mjete në gjendje perfekte, nuk ka çfarë tëkolaudojmë në këto mjete, ato kontrollohen në kontroll fizik kurmarrin targat ditën e parë dhe pastaj aty bëhet i gjithë kontrolli iplotë i automjetit. Koncesionari ose shitësi i makinës me 0 km është garanti me një faturë që e ka shitur këtë makinë apomakinë e zhdoganuar sërisht me një faturë, që kjo makinë me 0 km mund të dalë në rrugë.
Cilat janë ristë e tjera për automjetet e transportit tënxënësve apo taksitë?
Për të gjithë mjetet e tjera që kanë pasur detyrim të bëjnëkolaudim çdo 6 muaj edhe këtë duke parë statistikat, duke parëqë këto janë mjete në përgjithësi të licencuara dhe duke parë qëkëto janë mjete që kontrollohen duar pas duarsh, janë mëshoferë, janë mjete që në përgjithësi përdoren nga subjekte, janëmjete që janë shumë herë më të përgjegjshme se mjetetindividuale në rrugë. E gjejmë që është e tepërt politika e kolaudimit çdo 6 muaj. Natyrisht këto mjete duhet të jenë më tëkujdeshme pasi kontrollet rrugore dhe masat për këto mjete do tëjenë më të ashpra, e ka vetë kodi këtë gjë. Ka gjoba më të rëndapër këto mjete. Por, taksitë, autoshkollat, mjetet e transportit tëmallrave nuk do të vijnë më çdo 6 muaj. Për mjetet që kanë bërëkoludimin në vitin 2020, do të llogarisin jo 6 mujorin por 12 mujorin. Pra, kolaudimi do të jetë 1 vjeçar. Ne parashikojmë qënumri i makinave për vitin e ardhshëm do të jetë natyrisht më iulur, do të jenë mjetet që do të jenë për herë të parë, mjetet qëjanë me km por që do të kolaudohen për herë të parë, do jenëmjetet taksi dhe transport të udhëtarëve apo mallrave, autoshkollat. Pastaj, do të ketë mjete që duan të bëjnë kolaudimvullnetar, kjo do të jetë e hapur. Ka firma që duan që për kriteree tyre kontraktuale të kolaudohen çdo vit. Ato do të kenë njëçmim të diferencuar. Do të kemi një listë dinamike për këtoraste. Natyrisht që do të jetë e mundur të bëhet dhe kolaudim me dëshirë pasi ka njerëz që duan ta kolaudojnë mjetin pas njëverfikimi apo para një shitjeje.
Sa parashikohet që të ndikojë tek të ardhurat e qytetarëve?
Nuk i kam të gjitha në total pasi është e pamundur të llogaritetbazuar mbi numra që akoma nuk na janë paraqitur të strukturuarme kategori të sakta. Por, kategorisë së mjeteve të reja u bieedhe më pak se gjysmë për gjysmë pasi nuk do të vinë fare trevjet. Ndërsa kategorisë së mjeteve të përdorura iu bie gjysmë përgjysmë. Pastaj po t’iu shtosh edhe elementë të tjera siç janëkarburanti, koha, angarinë, atë që ti lë në ditën tëndë të punës, pasi ka raste të shkon gjithë dita për kolaudim si në momentefluksi, siç është dhjetori në këto momente që flasim, fitimi direkti qytetarëve është i madh. Mendohet që janë disa milionë euro, afërsisht tre milionë euro në vit të cilat do t’i kthehen xhepavetë qytetarëve dhe subjekteve duke ua kursyer këtë shifër nëkohë. E thash si rezervë këtë shifër pasi ne do të jemi më tëashpër në kontroll. Do të thotë që do të ketë goxha kthime, nukdo të kalohet kolaudimi lehtë siç mendojmë ne se kalohet sot. Pra, do jetë një situatë që në kthim i kushton, në rast së ktheheshdo të duhet ta riparosh makinën dhe të vish përsëri dhe do tëketë atë tarifën e kthimit. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm qëautomjeti duhet të jetë sipas kritereve ligjore që do të bëhentransparente në website-n tonë që mjeti të jetë në gjendje tëpranueshme për kriteret e lejuara për qarkullim në rrugë nëmënyrë që të kalojë koaludimi. Do të ketë një sistem të rimonitorimi i cili do të lidhet me sistemin tonë tashmë tëimplementuar i cili do të jetë me targë, figurë dhe i digjitalizuarsi kontroll.
Klodian Muço:
Si e vlerësoni vendimin për kalimin e procesit të kolaudimitnë duart e shtetit?
Ky është një lajm shumë pozitiv edhe pse erdhi me pak vonesë, me gati një vit e gjysmë vonesë, pasi kontarta e këtij koncesionika mbaruar përpara një viti e gjysmë. Ky është një lajm shumëpozitiv për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë rreth 600 mijëmakina që shkonin t’i bënin kontrolle teknike çdo vit. Aktualisht do shpenzojnë më pak dhe do të ketë më pak rradhësepse kryeministri premtoi që do të reduktohet edhe periudhapër të shkuar për kolaudimin e makinës sidomos për makinat e reja dhe taksi. Kështu që është një lajm shumë pozitiv, më nëfund Shqipëria filloi të reflektojë përsa i përket koncesioneve.