Boçi: Në shtator nisin protestat popullore

Opozita do të nisë në shtator protesta popullore. Deputeti demokrat i Elbasanit Luçiano Boçi në një interviste për Tema TV thotë se të djathtët kanë shumë arsye të mbushin sheshet në tubime antiqeveritare.

“Protestat nuk kanë të bëjnë vetëm me aspektin zgjedhor, kanw  të bëjnë me varfërinë eksodin , gjendjen e rëndur të familjeve shqipatre me gjendjen e studentëve, që kanë premtur protesta kundër këtij ligji dhe kjo është pjesë dhe ekzistencës së një opozite dhe të dalëshë në protestë është gjëja me normale për një opozitë dhe nuk duhet të ketë gjykime…

Opozita reflekton kërkesën e shoqërisë të qytetarit dhe kërkesa ka ardhur në pikën maksimale të vlimit të revoltës.

Detyra e opozitës është ta drejtojë revoltën dhe jo ta lërë parciale të shpërnadarw nw shtresat e shoqërisë , por duhet ti motivojë ato dhe ti nxjerrë atyre edhe altirnativën e duhur për zgjidhjen e problemeve në fusha të ndryshme”, shprehet deputeti demokrat.

Anëtari i Komisionit parlamentar të medias rendit edhe aryset përse ligji për arsimin e lartë, i miratuar këtë javë vetëm nga mazhoranca, nuk do të sjellë ndryshimin e pritshëm, në cilësinë e arsimit në vend.

“Ligji është një shtrat krjetësisht i majtë sepse synon kontrollin e universiteve, të jetës akademike dhe studentore , ndërkohë që kërkon të implemetojë mekanizma të djathtë, siç është mënyra e financimit. Nwqoftwse flasim për kontrollin etatist ai shprehet në mëyrë vetikale dhe horizantale brenda ligjit, nwqoftwse e konsiderojmë veritkal , është kontrolli që vendoset përmes agjencive, agjencisë së finacimit të arsimit të lartë , agjencisë së kërkimit shkencor, agjencisë së cilësisë , që janë të tilla, që ndërtohen në strukturë dhe në mënyrën e ndërtimit të tyre me VKM , ose me vendim të ministrit ose urdhër të ministrit”, thotë Boçi.

Sipas tij,  ligjit i mungojnë shumë prej premtimeve të qeverise së majtë.

“Në programin e qeverisë ishte e shkruar e zeza në të bardhë që një nga objektivat e saj ishte rritja e pagës së pedagoqëve, gjë që është zhdukur nga qarkullimi dhe në ligjin e ri ajo shmanget krejtësisht si detyrim , pasi pagat i përcakton universiteti, por është bordi i administrimit që përcakton pagat për profesoratin e univeristetit.

Një pedagog për të botuar një artikull me faktor impakti paguan nga xhepi i tij 100-500-euro.

Por, atij i kërkohen 5-6 artikuj dhe është e pamundur të mbulohet financarisht , ai merr pjesë në konferenca ndërkomëtare dhe duhet të mbulohet me të gjitha shpenzimet e tij .

Pedagogu sot ka bërë dhe bën punë shkencore brenda dhe jashtë univeristetit dhe nuk paguhet , merr atë rrogë diskriminuese dhe shtyhet drejt një korrupsioni krejtësisht të prapanueshëm, që është një realitet dhe ka ndikur në atë pjesën e artikulimit dhe mungesën e cilësisë, që ne si shoqwri dhe politikë e kemi shqetësim.

Ligji mbështet në një filozofi sempliste sa më shumë para dhe cilësi më e mirë sepse është çështja e finacimit të univeriteteve, që do çojë edhe në rritje të cilësisë dhe është konsideruar që pjesa e buxhetimit që ka një student, sigurisht ky është realitet, është më ulëta jo vetëm në rajon.

Pothuajse renditemi në vendet me subvencionin më të ulët për studentët”, deklaron deputeti demokrat.

Për Bocin qeveria zgjodhi këtë periudhë për të miratuar ligjin për të shmangur protestat e menjëhershme, por ai shton se ligji do të shkojë në Kushtetuse.

SHKARKO APP