Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:12 Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze Bashkimi Evropian do të vendosë muajin e ardhshëm kufizime mbi numrin e makinave hibride kineze që mund të importohen në bllok pa u përballur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brokaj: Libri i Servetit, fyes dhe i mbytur në marksizëm

Intervista E enjte, 29 Prill 2021 10:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Themeluesi i Partisë Socialiste, Sabit Brokaj, në një intervistë për “Panoramën” e ka quajtur fyes ditarin politik të Servet Pëllumbit. Profesor Brokaj e ka quajtur Pëllumbin si të kompleksuar, sepse nuk pranonte konceptin demokratik, pasi të gjithë i thoshin se ishte marksist. “Mua libri i Servetit më duket i mbytur në marksizëm nga fillimi deri në fund”, thotë Brokaj. Më tej ai ka rrëfyer negociatat se si iu ofrua posti i sekretarit të Përgjithshëm nga Fatos Nano, me anë të letrave të cilat ia dorëzonte Rexhina Nano. Dhe mënyrën se si ai rekomandoi që këtë post ta merrte Rexhep Meidani.

***

Në PS gjatë kohës së mocionit të Nanos është thënë që ka qenë një grup nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, të etur për karrierë politike dhe karrige. Si ka qenë kjo përballje?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është qesharake totalisht. Është e vërtetë se Kastrioti ishte arrivist dhe unë kam lëshuar dhe një kritikë publikisht në shtyp, para disa muajsh, por unë nuk e quaj arrivist Meidanin, sepse e ka marrë Xhina, unë, dhe mezi e bindëm për sekretar të Përgjithshëm. Madje, e manipuloi Dritëroi mbledhjen që të zgjidhej Meidani sekretar i Përgjithshëm. Kush ishte në komplotin e shkencave, Besnik Bare, Ethem Ruka?! Nga ana tjetër, unë nuk e kuptoj pse duhet të jesh kaq pezhorativ me karrieristët, sepse ata janë nxitje për të ecur përpara. Ai mund të të prishë punën në ekip, por kjo është aftësi e drejtuesit që ta manaxhojë, që ta vë në parmendë që ta lërojë arën. Në fakt, në libër bëhet një ndarje, pjesa e shkencëtarëve që vinin nga shkencat ekzakte e që kishin studiuar në Perëndim dhe pjesa e partiakëve, aparatçinjve, në kuptimin e keq, siç thuhej dikur. Por nuk ishte realisht kështu. Kishte kundërshti, kishte pozicione për çështje të ndryshme, por nuk kishte armiqësi. A kishte rezerva për drejtimin e PS-së nga Serveti? Sigurisht që kishte, kisha edhe unë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pati një përplasje mes drejtuesve të PS-së në atë kohë dhe profesorëve që vinin nga Fakulteti i Shkencave?

Pasi PS-ja i humbi zgjedhjet e 1996-s, në PS u anëtarësuan Rexhep Meidani, Fatos Klosi e ndonjë tjetër. Para kongresit ku do të debatohej për mocionin, Nano më nis një letër që ma sjell Rexhina e ku thoshte që duhet të isha unë sekretari i ri i Përgjithshëm i PS-së, më kërkonte bashkëpunim se do të sillnim një frymë tjetër në parti e të tjera si këto. Unë e kundërshtova këtë. Ai solli një tjetër letër dhe unë i thashë jo. Nano i kërkonte KPD-së si propozim i kryetarit, emrin tim për sekretar të Përgjithshëm, nëse nuk pranoja unë, Kastriotin. Unë fola me Xhinën që t’ia transmetonte Nanos që në postin e sekretarit të Përgjithshëm duhej një figurë që nuk është ndeshur dhe nuk është përballur në Kryesi dhe KPD për çështjen e mocionit, që të mos konsiderohej as i Nanos dhe as i Servetit, ndryshe kjo parti dëmtohej dhe një grupim do t’i kundërvihej tjetrit dhe nuk do të sillte bashkim të të gjitha rrymave në parti. I them Rexhinës se me qëndrimet e mia në forumet e PSsë unë e kam marrë fizionominë e Nanos, si mbështetës i tij dhe s’mund të merrja këtë mision bashkimi. Pas disa takimesh, i propozoj emrin e Rexhep Meidanit. Nanos i pëlqeu fillimisht si emër, si figurë, edhe pse ai këmbëngulte për mua, ose Kastriotin. Unë u takova me Rexhepin dhe fola me të për këtë propozim. Bisedova rreth 4 orë me Rexhepin, i them se ti nuk besoj se ke ardhur në PS për të ndenjur ushtar i thjeshtë. Ti ke një emër të respektuar në botën akademike dhe intelektuale. Pas meje, e takoi edhe Kastrioti. Nuk e di çfarë kanë biseduar, por Meidani hezitonte. E takoi edhe Xhina në emër të Fatosit dhe, në fund, Rexhepi pranoi. Besoj me gjysmë zemre, jo me entuziazëm, sepse ai ishte mësuar me botën e tij akademike dhe besoj e dinte se punët e partisë ishin tjetër gjë. Në KPD m’u kërkua që të drejtoja mbledhjen. Unë u thashë që unë do të lexoj letrat që Nano ka nisur për KPDnë, por nuk pranoj ta drejtoj. Dhe drejtimin e mbledhjes ia lamë Dritëroit. Edhe Dritëroi mezi e pranoi drejtimin e mbledhjes, se natyra e tij rebele nuk mund të rrinte të bënte moderatorin, ulu ti, e ngrihu ti. Ajo ishte një mbledhje me shumë tension dhe përplasje, por falë natyrës së Dritëroit dhe autoritetit të tij, këto situata u kaluan më lehtë. P.sh., në mbledhje kishte shumë zëra kundër Rexhepit që të bëhej sekretar i Përgjithshëm. “Ky tani erdhi në PS, nuk ka përvojë e të tjera si këto”. Në një moment, duke parë këto kundërshti, Rexhepi tha unë tërhiqem nga propozimi që më bëhet. Në listë ishin dhe emri im dhe i Kastriotit. Dritëroi që drejtonte mbledhjen thotë: Sabiti dhe Kastrioti u tërhoqën, në këtë mënyrë Meidani mbetet kandidatura e vetme dhe ai zgjidhet! U ngritën nja 23 zëra që thanë se Meidani u tërhoq vetë. “S’e kam dëgjuar unë këtë tërheqje!”, tha Dritëroi dhe kështu e mbylli. Kaq vota për Rexhepin, kaq për Ilirin dhe e mbylli Dritëroi. U çua dhe një tjetër, duke thënë: Kishte edhe një propozim tjetër! “Nuk e kam dëgjuar”, tha Dritëroi. Në atë situatë përplasjesh, vetëm mençuria e Dritëroit mund ta nxirrte varkën në bregun tjetër

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Sa ndikoi dorëheqja e Servet Pëllumbit në klimën e brendshme në PS?

Për mua është e kritikueshme dorëheqja e Servetit, i cili nuk pranoi të zgjidhej as si sekretar dhe as në Kryesi. Sepse nëse ti je idealist dhe kërkon të mbash partinë të lidhur, duhet të qëndroje në forume bashkë me njerëzit që të mbështesnin. Nuk duhet të dalë tani si i diskriminuari nga partia. Edhe unë në atë sens nuk pranova të bëhesha sekretar i Përgjithshëm, por qëndrova në Kryesi. Edhe Nanos që i përgjigjesha me letër kur më propozonte, i thosha se unë nuk pranoj të marr përsipër fytyrën e gjysmës së partisë, sepse kjo nuk i vlen askujt. Partisë i duhet një fytyrë e paatakueshme dhe Rexhepi ishte një person shumë i përshtatshëm për këtë rol. Ustallarët partiakë aty ishin, Namiku, tjetri e tjetri, dhe do kalohej kjo situatë rreth një figure që i bashkonte të gjitha rrymat. Dhe realisht me Namikun funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë dhe me shokët e tjerë.

Pas zgjedhjes së Meidanit Sekretar i Përgjithshëm, pati një frymë tjetër në PS?

Sigurisht që pati një frymë tjetër dhe pse ajo situatë dhe ndarje e dëmtoi PSnë në zgjedhjet e tetorit, por që përgjegjës për ato zgjedhje nuk ishte medemek efekti nga “mocionistët”, por ishte klima që u krijua, fakti që PS-ja u përgatit të fitonte 26 majin dhe nuk e fitoi, pra u krijua ideja e një partie që nuk vjen dot në pushtet, ishte depresioni që vinte nga një humbje pas një shprese të madhe. E dyta ishte se nuk funksionuan militantët në ato skema që ne bëmë për zgjedhjet e 26 majit. Kështu që Saliu vodhi dhe griu dynjanë heshtur se nuk pati kundërshtime dhe kundërshtimet duhej të ishin përplasjet fizike. A ndikoi ndarja e Servet Pëllumbit me drejtimin e PS-së? Sigurisht që ndikoi dhe ka peshë, por për mua ishte zhgënjimi nga të gjithë krahët, një lloj mpirjeje që ne nuk e kishim takatin të rrëzonim Saliun. E njëjta situatë që ndodhi me dy zgjedhjet e humbura të demokratëve në 2013n dhe 2015n, kur partia nuk ngjall dot frymë e shpresë dhe entuziazëm në zgjedhje.

Ju keni pasur qëndrime të kundërta në lidhje me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të referendumit për Kushtetutën në 1994-n. Si ishin pozicionet në atë kohë mes atyre që kërkonin ta shfrytëzonin rezultatin e këtij referendumi?

Serveti shkruan diku në libër në mënyrë fyese që “ai strategu i nëndetëseve që kërkonte zgjedhje të parakohshme…”. Unë në kohën e nëndetëseve mbaja pesë detyra dhe e kam të shenjtë në formimin e karakterit tim, solidaritetit dhe sakrificat me sprova nga më të veçantat. Literatura me të cilën unë isha përballur, nga biblioteka personale e Enver Hoxhës dhe e Hysni Kapos, më kishin mësuar se faktori i brendshëm është determinues krahasuar me faktorin e jashtëm. Në këtë kuptim, unë kisha propozuar që pas rrëzimit të referendumit për Kushtetutën e Saliut në 1994-n, ne ishim në avantazh politik dhe duhej të kërkonim zgjedhje të parakohshme sepse sapo kishim marrë një mbështetje popullore. Pavarësisht se të huajt mbështesnin më shumë Berishën sesa PSnë, ne kishim marrë votat e popullit. Serveti më ngacmon në libër duke më thënë strateg. Ne kishim popullin me vete, ishim më të organizuar, kishim njerëzit më të përgatitur e të besueshëm dhe kishim dhe idealizëm brenda nesh më shumë se PDja, pse të mos e ndalonim shkatërrimin e Saliut?! Ky është koncept i provuar në demokraci, ndërsa Serveti, i cili ishte kompleksuar se i thoshin marksist, nuk e pranonte këtë koncept demokratik. Mua libri i Servetit më duket i mbytur në marksizëm nga fillimi deri në fund.

Pse e thoni këtë?

Ja po ta them. Në 1982shin kam qenë në Francë me Ylli Popën disa muaj. Një ditë ndiqnim një intervistë të presidentit austriak Rudolf Kirchschläger me një gazetar francez. Ka qenë nga ato intervista që më ka lënë gjurmë sa unë mund ta riprodhoj edhe sot pas 34 vitesh. Nga terminologjia që po përdorte presidenti austriak, gazetarit iu krijua përshtypja se ai po përdorte terminologji të një ideologjie socialiste. Po pse i tha presidenti, ç’të keqe ka socializmi?! Po është ideologjia e Bashkimit Sovjetik dhe i vendeve komuniste të Lindjes, i tha gazetari. Jo, jo, gabohesh i tha presidenti austriak. Ka socializëm burokratik, dhe këtë e kanë vendet e Lindjes, por ka dhe socializëm demokratik. Por në substancë, i thotë gazetari, ky është marksizëm. Po mirë, i tha presidenti austriak, mund ta pranoj sepse marksizmi si doktrinë aplikohet në shumë vende perëndimore e më shumë në Amerikë. E solla këtë shembull për të treguar se kur marksizmin si doktrinë e pranon edhe Perëndimi, Serveti nuk kish pse kompleksohej nga marksizmi, pse i tha Saliu, Maqua apo Kastrioti se je marksist. Saliu krijonte provokacione, diversione dhe të gjitha këto janë pjesë e lojës politike që kundërshtari yt politik i përdor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 3 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 5 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 6 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

City-Napoli: Forma e dobët e Maresca-s, Napoli kërkon surprizën
Para 8 minutash

City-Napoli: Forma e dobët e Maresca-s, Napoli kërkon surprizën

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.