Brokaj: Për Berishën isha i bindur se do ishte komunist i devotshëm
Sabit Brokaj duke folur në një intervistë për emisionin “Debati” të Roland Qafokut, thotë se ai rekomandoi futjen e Sali Berishës në Partinë e Punës.
Brokaj flet edhe për ngjarjet që pasuan pas demokracisë, duke thënë se pas trazirave të ’97-s, besonte se PS do të qendronte në pushtet për 20 vjet.
Ai thotë se këto 25 vite, PD vetëm ka shkatërruar.
Në lidhje me shkatërrimet pas rënies së komunizmit, Brokaj shprehet se në to kanë pasur dorë edhe serbët.
Ndërsa për aktualitetin politik, Brokaj shprehet se PS mund t’i fitojë edhe e vetme zgjedhjet.
Zoti Brokaj, si një nga politikanët më të spikatur dhe më me peshë pas vitit 1990, tani që po mbushen 25 vjet nga rrëzimi i komunizmit a mund të na thoni: A janë bërë në këtë çerek shekulli në Shqipëri ato që duhet të bëheshin?
Njeriu dhe inisiativa private janë më të lirë. Japin optimizëm biznesmenët që e kanë nisur nga hiçi dhe kanë arritur majat. Por jemi shumë larg thelbit të sistemit, larg synimeve me të cilat u nisëm dhe ka humbur besimi I asaj kohe. Besimi është themeli për të arritur synimet.
Në këto 25 vjet çfarë duhet të bënin më mirë shqiptarët?
Shumë gjëra. Këtë çerek shekulli nuk e nisëm si Skënderbeu që e gjeti Shqipërinë të shkatërruar. Ne gjetëm Shqipërinë me 3 milionë banorë, me 100 mijë të arsimuar, me një bujqësi të zhvilluar.
Zoti Brokaj, fundvitet 80-të cilësohen si më të varfrat në historinë e Shqipërisë.
Investimet ishin bërë, nuk po flas për rendimentin apo organizimin, por investimet ishin bërë. Arsimi, shëndetësia, infrastruktura ishin të organizuara, pavarsisht se në një sistem jo rentabël. Por ne e morën për ta futur në një administrim tjetër. Po të krahasojmë startin e atëherëshëm e finale e sotme nuk e di se ç’kemi bërë, vetëm kemi shkatërruar.
Rruga e Kombit është me një vjedhje 300 milionëshe dhe me një borxh të madh. Në 25 vjet të mburresh me dy-tre rrugë nuk është serioze. Kemi në mënyrë kronike një papunësi shumë të lartë. Pas 25 vitesh njerëzit marrin placket për të ikur. Ky është realiteti, është më se keq.
Sikur rrugët të ishin hapur në 45, a do të iknin kaq apo më shumë apo më pak?
Më 7 janar 2016, ju mbushni 74 vjeç, ngë të cilat afro 25 vjet ia keni kushtuar politikës. A ndjeheni mirë që jemi marrë mE poliTikë apo jeni zhgënjyer nga politika?
Natyrisht që jam zhgënjyer. Unë politikën e lashë në 2007 dhe e vërteta ëhstë mendoja që pas viti 91 kur do ta lë politikën, sepse isha shumë I lidhur me profesionin. Fillimisht nga sedra nuk jam tërhequr në kohën e vështirësisë, madje shkoja dhe në ndonjë bankë, të merrja kredi për të hapur ndonjë klinikë. Së fundmi nuk durova dot, por asnjëherë nuk e pashë veten tërësisht të lidhur me politikën, por atë që bëja në politikë e bëja në mënyrë aktive, sikurse bëj kardiologjinë.
Studiuesi dhe albanologu Robert Elsie është shprehur se këto 25 vjet janë vitet më të mira të Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë në 1912. A jeni dakord me këtë konkluzion dhe përsëe?
Varet nga këndvështrimi. Në qoftë se marrin aspektin e ndërtimit të shtetit nuk janë më të mirët. Jemi organizuar më dobët, me dinjitetin më të ulët kemi ndërtuar më pak dhe kemi emrin më të keq në shumë dekada.
U rrëzua vetë komuizmi apo e rrëzuan?
Vdiq vetë, është tjetër gjë sesi përcillet.
A kanë merita studentët e dhjetorit?
Ata kanë merita. U rrahën nga policia, provuan dhunë psikologjike, por organizatorët ishin të tjerë, Berisha e të tjerë. Ne nuk kemi qenë asnjëherë vend komunist, por vend që I ka shërbyer liderit të kohës.
Nga 1990 e deri më sot në 8 zgjedhje parlamentare, 4 herë ka fituar e djathta dhe 4 herë e majta (1 herë PPSH). Si e kanë përdorur pushtetin këto forca politike?
Njëra duke shkatërruar dhe tjetra pa arritur të ndërtojë atë që është shkatërruar. Ai që ka shkatërruar është Berisha me forcën e tij politike. Që nga dita e parë filloi me shkatërrim. Iu sulën edhe shtyllave të korentit.
Sipas kryeministrit Vilson Ahmeti shkatërrimet janë kryer nga serbët.
Cili serb erdhi konkretisht?Ata lëvizën duart e shqiptarëve.
Cili është momenti më përkues që janë përputhur ngjarjet në Kosovë me ato në Shqipëri?
Përgatitja e luftës në Kosovë dhe kriza në Shqipëri. Kulmet e zhvillimeve të vitit 98 përputheshin me kulmet e krizës këtu. Protagonistët e politikës ishin autorët e krizës.
E djathta thatë ka shkatërruar, po e majta?
Nuk arriti të ndërtonte ato që shkatërroi e majta. Nanon nuk e kam pasur si armik që e kisha në grykën e pushkës.
Kur ju është djegur shtëpia pyetjes së nga kush e keni ju i jeni përgjigjur: kam 2 armiq, Nanon dhe Berishën. Përse?
Zemërimi me Nanon ishte se unë mendoja se kur erdhëm në pushtet Nano do ishte bërë më idealist. Shpresoja shumë edhe pse ai nuk ka qenë kurrë idealist. Ne pothuajse erdëhm në pushtet që përpara zgjedhjeve dhe kishim detyrim shumë të madh. Nuk duhen marrë detyra shumë të mëdha dhe të ketë pastaj mungesë përgjegjësie. Politika është tretur nën trysninë e shpifjes.
Çfarë të mirash ka bërë PS kur ka qeverisur me 4 zgjedhje të fituara?
Në vitin 1997 e filloi mirë. Realizoi stabilitetin e vendit. Ajo që e rrëzoi gradualisht ishte fakti që nuk justifikoi shpresën dhe populli ishte shumë më kërkues se sot. Shumë më I majtë do të thoja. Por, korrupsioni jo vetëm nuk u luftua, por u thellua dhe këtë e shfrytëzoi Saliu. Në 97 mendoja se do të rrinim 20 vjet në pushtet, pasi erdhëm pas Saliut dhe emrit të keq që mori Saliu.
Po kur erdhi në pushtet Berisha në 2005 çfarë menduat?
Mendova paaftësinë e PS për të mbajtur pushtetin.
A pendoheni për ndonjë nga deklaratat tuaja gjatë viteve?
Jo nuk pendohem. Kur më propozuan mua për Ministër Shëndetësie, më thirri Adil Çarçani dhe unë nuk pranova. I pranishëm ishte edhe Nano, ai e zbuti situatën e refuzimit tim. Pasi dolëm nga zyra e Çarçanit Nano më tha bëre gabim. Unë I thashë kjo është pafytyrësi. Sepse ne bëmë një peticion për të dhënë dorëheqje qeveria, por jo për të zënë karriget e tyre. Ndërsa Nano tha se kërkonin disidencë e një ministër të përkohshëm.
Pse e keni peng faktin që rekomanduat Sali Berishën të pranohej në Partinë e Punës?
E kam peng për faktin se kishim qenë bashkë në Francë. Të gjithë mendonim që sistemi do të ndryshonte. Unë e besoja që Saliu do të përshtase modelin e perëndimit me Shqipërinë. Por ai u bë pjesa më kriminale e politikës shqiptare. Unë e kam propozuar Saliun për pedagog dhe po unë e kam propozuar më pas si Anëtar të PPSH. Kur unë isha në vitin e 5 ai kishte 3 vjet pedagog dhe donte të hynte në parti e për këtë kërkonte mbështetjen time. Mendoja se ai do të ishte biri besnik I Partisë. Po të ishte komunist i mirë ai do ta donte vendin. Saliu më kërkoi mbështetjen se sipas tij nëse nuk do bëhej anëtar i PPSH do të kthehej në Tropojë. Nuk vlejti as rekomandimi i Ylli Popës dhe në këto rrethana unë e bëra rekomandimin sepse kisha bindjen se Sali Berisha ishte besnik i devotshëm i PPSH. Miku im Musa Ulqini që e disponon këtë dosje herë pas here ma kA kujTiAur rekomandImoin tim që e kam bërë me shkrim. Pasazhi më interesant që kam shkruar është: Kam bindjen se Sali Berisha do jetë komunist i devotshëm dhe besnik i partisë dhe i popullit.
Por ju nuk i keni bërë nder, por e vlerësonit atë?
Po pra, unë kisha bsim se Saliu do ishte komunist I devotshëm dhe besnik. Por nuk doli sipas parashikimit tim.
Domethënë Berisha ka të drejtë?
Jo, komunistët janë njerëz të mirë dhe jo si Saliu.
Por atëherë përse e përmbysëm komunizmin?
Nuk e kisha në atë kuptim. Komunistët janë njerëz seriozë dhe e duan vendin. Saliu ka treguar të kundërtën.
Dhe ju u zhgënjyet kur Berisha u futi në burg?
Për mua 3 ditët e burgut ishin shumë interesante. Sot them më mirë që i bëra.
Interesante kjo. A mund të na tregoni momentin e arrestimit?
Ka ndodhur në 28 shkurt në 1997. Një ditë më parë kisha dhënë një intervistë të rreptë në një kafe afër PS. E prisja të them të drejtën. Isha me Namik Doklen dhe Arta Daden duke shkuar në Vlorë, kur në Lushnje më doli një makinë policie dhe më arrestuan. Namiku DHE Arta kundërshtuan ashpër, por kjo nuk kishte vlerë për policët. Ata më futën në një makinë dhe më sollën në Tiranë. Gjatë rrugës njëri nga policët ankohej se kishte lënë kamionin me mall dhe ishte veshur polic. Ata kishin problemet e tyre. Kur erdha në Tiranë as akuzën nuk ma thanë. Në qeli isha me katër djem. Secili kishte hallet e veta. Njëri aty kishte 8 muaj dhe nuk e kishte thirrur kush. E kishin harruar. Ditën e tretë më thirri hetuesi. Por mua më kishin porositur të mos flisja pa avokat, sepse mund të kapeshin në ndonjë fjalë. Avokat kisha Spartak Brahon. Në Gjykatën e Tiranës mora vesh akuzat. Isha organizatori I Kryengritjes së Jugut dhe organizator I bandave të 26 majit. Ata nxorën një regjistrim. Unë kam një motër në Vlorë të cilës I vdiq burri herët e I la famijët jetim. Më mori motra një ditë më tha I kishte ikur djali në demonstratë dhe telefonova vëllain të bënte kujdes dhe thashë se pas demonstratave policët ushtronin dhunë dhe të bënin kujdes në demonstrata. Avokati im u kap tek data e përgjimit që ishte përpara ligjit për përgjimet. Pasi më nxorën, erdhën të më arrestonin sërish me shumë zhurmë në orën 1 të natës por unë nuk ua hapa derën. Madje I kisha vendosur një shul të rëndë dhe policët nuk mundeshin ta hapnin edhe me forcë. Për dy orë pranë shtëpisë sime dhe pallatit u krijua një situatë e nderë. Polici gjithë andej dhe unë në shtëpi që nuk dilja. Një polic tha: mirë ne jemi budallenj por ti qenke gomar që nuk na hap derën. Rreth orës 4 të mëngjesit e hapa derën. Ata më arrestuan dhe më çuan prapë në rajon dhe pas disa orësh më kthyen në shtëpi.
Përse nuk ua hape derën?
Kisha frikë nga ndonjë skenar. Në atë kohë ata që i arrestonin natën i dërgonin në Dajt dhe merret me mend se çmund të ndodhte.
Përse thatë që ju bëri mirë arrestimi dhe qendrimi në qeli?
Sepse është një përvojë e papërsëritshme. Ti kupton aty se sa e sa njerëz vuajnë me të drejtë dhe pa të drejtë.
Si po qeveris aktualisht qeveria e majtë?
Është një qeverisje që për nga pritshmëria kur u morr pushteti nuk ofron optimizëm. Është pothuajse gri. Natyrisht që ka punë të mirë, do të veçanëroja ndarjen administrative dhe zbatueshmërinë e ligjit. Por premtimet ishin të bujshme, të mëdha, u duk se shpejt do të ndryshonin gjërat ama u lanë gjëra kardinale. Kryesorja në themel të shtetit është drejtësia. Duke mos e filluar nga drejtësia do të thotë se diçka të mungon si shtetar. Duke qenë 8 vjet në opozitë ke kohë të mjaftueshme për të bërë dosjet e planet për ardhjen në pushtet. Situata ekonomike dhe varfëria janë gjithashtu një problem shumë I madh.
Shqiptarët a largohen vetëm për arsye ekonomike?
Ne shqiptarët kemi diçka, ne nuk na mban vendi, kemi një element psikologjik, që mund ta ndryshonte besueshmëria në qeverisje. Gjatë kohës së Berishës nuk ikën sepse besonin se kur të ikte ai nga pushteti do të kishte ndryshime. Sa më e madhe të jetë pritshmëria aq më I madh është zhgënjimi.
Çfarë lloj kryeministri është Rama?
Ka vizion modern, kulturë, ligjërues shumë I mirë, I dhënë pas formës si të gjithë njerëzit e artit. Në ndërtimin e qeverisë ai u nis që të merrte njerëz të veçantë, por kur ndërton piramidën duhet kontributi politik, ekspertiza, biografia e kështu krijohet kohezion. Unë nuk e di çfarë është respektuar.
Si anëtar i grupit të të Urtëve në PS, a u ka marrë ndonjëherë mendim kryeministri Rama që kur ka marrë detyrën?
Jo, jo asnjëherë dhe e gjykoj që kjo ëhstë normale për arsye se ne ishim një konsultë politike. Ministrat mund të kenë ekspertët e fushave.
Cilët janë dikasteret e fushat ku qeveria çalon?
Shëndetësia ka përmirësime tekonologjike, por ka shumë probleme. Një nga mangësitë kryesore ëshët që harxhohen më shumë parë me ato që quhen konçensione. E para njëherë nuk ka mjekësi falas, sepse ne paguajmë taksa.
Si po funksIonon koalicioni PS me LSI?
Unë publikisht kam thënë që Rama bëri gabim me koalicionin. Kam thënë që kjo është një amrtesë dhe pavarsiht se si ëshët bërë I urojmë të trashëgohen. Është një martesë pa dashuri, ata duan suksesin e qeverisjes, por kanë jot ë përbashkëta. Më pëlqen që shkojnë në zyrat e njëri-tjetrit.
A rrezikon që koalicioni të prishet?
Nuk e besoj sepse asnjëri nuk ka interest ë largohet nga pushteti.
Mendoni se në 2017 e majta do të marrë mandat tjetër?
Kjo shihet në 2 këndvështrime. Ç’ka bërë qeverisja dhe çfarë premton opozita. Është herët për të bërë këtë analizë. Mendoj që edhe mund ta marrë PS një mandate tjetër, qoftë edhe në koalicion. por mund ta marrë pushtetin edhe vetëm. Varet si do të qeverisë këtë periudhë.
Cila është pika më e fortë e Ramës në këto 2 vjet e 3 muaj?
Ka krijuar idenë e bërjes së një shteti ku shtetasit të respektojnë ligjin. Edhe ekonomia mund të lëvizë në shumë aspekte. Por unë nuk do të zhgënjehem shumë, sepse besoj pak tani.
Dy liderët historikë të politikës shqiptare Fatos Nano dhe Sali Berisha janë zëvendësuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. A kemi të bëjmë me një zëvendësim real?
Natyrisht Nano është zëvendësuar plotësisht. Ndërsa në PD, mbetet Saliu dhe duke njohur karakterin e Saliut, jo Lulzimi të vijë, të cilin e krijoi ai vetë, por edhe dikë tjetër ai ose do ta komandonte, ose do të ndeshej me të.
Ish-kryetari I PD Eduart Selami ka thënë se Basha nuk e motivon dhe nuk jep shpresë. Cili është komenti juaj?
Pohime të tilla nuk mund ti bëj nëse skam lexuar mendimin e disave. Në qoftë se më parë PS shquhej për kurajo të madhe brenda vetes, nuk ka bërë vaki në PD, kështu që zëri I Eduart Sealmit është në përputhje me një frymë që mund të jetë në PD që nuk e përjashton një opinion të lëkundur të vetë Berishës.
Si ka mundësi që Rama dhe Basha nuk janë takuar ansnjëherë në këto 2 vjet e gjysmë?
Kjo është sëmundje e politikanëve shqiptarë. Kjo nuk është e mirë për politikën dhe për vetë Ramën. Por është edhe një gjë tjetër, mënyra si bën opozitën Basha.
A ka dështuar kauza antikorrupsion e PS?
Nuk e quaj të realizuar, por as të dështuar. Dhe Berisha në këtë pikëpamje luan jo keq, politikisht për të kapur një kauzë që duhet ta kishte pushteti.
Pse ju dhanë statusin e veteranit të UÇK në Kosovë?
Veterani ka të bëjë me kohën e angazhimit. Unë jam përgjigjur për çfarë ksihin nevojë ata. Qoftë në menidmin e veprimin. Kam qenë në lidhje të përhesrshme në cilëndo situatë që shumë përpara se të fillonte lufta, që nga 1992.
Cili është kontributi juaj më i madh konkret?
Ndonjëherë këtë pyetje ua kam bërë unë atyre, se çkam bërë për ta.
A është normale ajo që po bën opozita në Kosovë dhe a është normale të arrestohen liderët e saj?
Asnjëra as tjetra nuk ëhstë nomrlae. Ka ndodhur edhe tek ne. Por atje shtohet pyetja a bëjnë dot shtet shqiptarët? Unë shtroj pyetjen a është e drejtë kauza e Vetëvendosjes? Sovraniteti dhe territori janë themelet e shtetit, por ama mjetet që po zgjedh Vetëvendosja për t’I mbrojtur nuk janë të duhurat. Edhe qeveria ka gabuar. Nuk duheshin bërë arrestime ditën e festës kombëtare. Palët duhet të ftohen pak, opozita të mos e lërë kauzën sespe e kanë argumentuar.
Çfarë është Shqipëria për ju?
Qenia ime. Nuk ka gjë që më emocionon më shumë sesa kur thuhet Shqipëri. Kam bërë gjithçka që kam menduar se është në dobi të saj.