“Burrnesha” , kureshtje për Kanunin në ‘Berlinale’

Filmi “Burrnesha”, pati dje premierën botërore në  Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Fenomeni virgjëreshës së betuar ka ngjalluar mjaft kureshtje për publikun e huaj

 

Publiku i  huaj ka shfaqur interes të  madh për filmin “ Burrnesha”, i cilu u shfaq dje premierë në Berlinale. Ky film ka qenë një ndër 10 më të priturit e këtij  edicionit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.

“Ngjarja e Hanës dhe bota e një gruaje që tashmë i takon së kaluarës është treguar ne këtë film, por virgjëreshat e përbetuara nuk janë mirëkuptuar dhe unë kam zgjedhur ta përdor figurën e Hanës si një emblemë për një metaforë më të përgjithshme për marrëdhëniet mes lirisë së grave dhe botës”, u shpreh Laura Bispuri pas pyetjeve të gazetarëve dje në konferencën për shtyp, para shfaqjes së filmit “Burrneshat”.

Regjisorja rrëfen se Hana është rritur një peizazh arkaik alpin në Shqipëri ku traditat e vjetra dhe zakonet tradicionale gjinore mbizotërojnë ende”. Pyetjet e gazetarëve janë sesa vend zënë në Shqipëri sot ligjet e Kanunit.

Dhe pse Hana duhet të ndërrojë emrin nga emër gruaje në burrë. Shumë pyetje të tjera janë bërë për përmbajtjen dhe ligji tradicional shqiptar, Kanunin dhe më në moskuptimin e betimit të virgjëreshave që sakrifikojnë feminitetin e tyre për të mbajtur familjen, duke marrë emrin e një burri. Laura Bispuri u shpreh se ka rrëfyer historinë e vështirë dhe të dhimbshme të një vajze shqiptare që jeton larg nga bota e sotme në mentalitetin e botës së vjetër me mes të maleve dhe që përballet me probleme të shumta kur has në jetën moderne të qytetit.

“Filmi rrëfen një histori që ndryshon në kohë,- shprehet aktorja italiane Alba Rohrvvacher, që luan rolin e burrneshës Hana, -dhe që ndryshimi të ishte real duhej shumë mundim të hyje në botën e vërtetë të një personazhi që nuk e kisha njohur më parë”.

Ngjarjet ndryshojnë kur Hana e rizbulon seksualitetin e saj, dhe tashmë tërhiqet në një dialog të fortë e të ashpër me realitetin me të cilin përballet. “Kjo është një histori që ka të bëjë me integrimin e të rinjve që vijnë nga mjedise e kultura të ndryshme, nga provinca të izoluara e përplasen me një kulturë të ndryshme e të re në Europën moderne”, thotë regjisorja Laura Bispuri.

SHKARKO APP