Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Christian Lange: Nuk mjafton vetëm të shkruhen ligjet por ato duhet edhe të zbatohen!

Intervista E enjte, 20 Nëntor 2014 09:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Christian Lange: Në qershor të këtij viti Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, z. Naço ishte për një vizitë në Berlin. Ministri Federal i Drejtësisë dhe unë patëm kënaqësinë ta prisnim dhe t‘i siguronim mbështetjen tonë në realizimin e reformave në sektorin e drejtësisë në Shqipëri. Pikërisht dhe takimi që zhvillohet aktualisht në Tiranë ka të njëjtin synim për të diskutuar mbi reformat në sektorin e drejtësisë. Ju e dini që pak më parë Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat çka nuk do të thotë hapje automatikisht e negociatave për anëtarësimin në BE. Para vendit është një rrugë e gjatë deri në vendosjen e shtetit të së drejtës, specifikisht sa i takon pavarësisë së gjykatësve, transparencës së bashkëpunimit me drejtësinë, po kështu dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne kërkojmë që t‘i japim mbështetjen tonë Ministrisë së Drejtësisë në realizimin e këtyre reformave dhe këtë e bëjmë edhe nëpërmjet angazhimit të Fondacionit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Fushën e Drejtësisë, IRZ, i cili është shumë aktiv në Shqipëri prej vitit 2000. Pra si dhe e shikoni ne kemi tashmë një traditë të gjatë bashkëpunimi në sektorin e drejtësisë. Bashkëpunojmë dhe në kuadër të projektit EURALIUS IV së bashku dhe me austriakët dhe holandezët. Ne synojmë që përmes këtij projekti të konsolidojmë edhe më shumë marrëdhëniet në drejtësi, me Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën e Lartë, Shkollën e Magjistraturës, Këshillin e Lartë të Drejtësisë apo Dhomat e Noterëve e Avokatëve në Shqipëri. Dhe unë i uroj të gjitha palëve suksese në kuadër të realizimit të këtij projekti.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Deutsche Welle: Në konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, në fund të kësaj vere, u bë thirrje e qartë për vendet e rajonit që aspirojnë për në BE, që të vijojnë reformat. Sipas mendimit tuaj, a ka reagime konkrete, a ka lëvizje konkrete nga këto vende për reformat në sistemin e drejtësisë?

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Christian Lange: Fillimisht dua të përmend faktin se Gjermania ka mbështetur dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe kjo është një shtysë për klasën politike në realizimin me sukses të reformave të kërkuara dhe në sektorin e drejtësisë. Ka pasur ndryshime pozitive. Ndër to dua të përmend dhe vendosjen apo emërimin e një koordinatori në luftën kundër korrupsionit, si dhe miratimin e një dokumenti strategjik për luftën ndaj korrupsionit. Por ajo për të cilën kemi këmbëngulur dhe këmbëngulim vazhdimisht është fakti se nuk mjafton vetëm të shkruhen ligjet por ato duhet edhe të zbatohen. Ky është një aspekt që detyrohemi ta përmendim vazhdimisht dhe këtu mbetet ende shumë për të bërë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deutsche Welle: Në Shqipëri jo vetëm tek qytetarët shqiptarë, por dhe nga institucionet ndërkombëtare ka pakënaqësi për gjendjen e sektorit të drejtësisë. Edhe partitë kryesore politike janë dakord që duhet reformë e thellë. Por kur vjen puna te mënyra e realizimit të saj, ka mosmarrëveshje të thella mes mazhorancës dhe opozitës. Ju besoj se jeni informuar se, prej muajsh, opozita e ka bojkotuar parlamentin. Mendoni se një reformë e kryer vetëm nga mazhoranca e majtë të jetë e qëndrueshme dhe efikase për përmirësimin e sistemit të drejtësisë?

Christian Lange: Ndjehem i gëzuar se tashmë të gjitha palët e kanë të qartë se rruga drejt BE-së nuk mund të kuptohet pa një reformim të thellë të sistemit të drejtësisë. Për këtë janë të ndërgjegjshme si mazhoranca dhe opozita. Ndaj është shumë e rëndësishme që në kuadër të këtij projekti të mund të përfshihen të gjitha grupet e interesuara, në mënyrë që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse. Pa një gjë të tillë reforma nuk mund të jetë e suksesshme, sepse mendoj që vetëm kështu rifitohet besimi i publikut te drejtësia. Duke pasur një përvojë të gjatë në Bundestag si deputet prej 16 viteve, unë them me siguri se ka situata të tilla që duhet menduar përsëpari vendi dhe më pas partia. Më është dukur inkurajuese që gjatë takimit të prezantimit të projektit Euralius IV ka pasur dhe prezencë të deputetëve të opozitës. Një reformë e tillë nuk është vetëm dhe thjesht në interesin e BE-së. Ajo duhet të jetë pikësëpari në interesin e vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nëse Shqipëria kërkon të ketë investitorë të huaj, të ketë rezultate në shmangien e papunësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, atëherë duhet të japë garanci me një sistem funksional drejtësie. Kjo padyshim që është në interes edhe të opozitës dhe të shumicës. Për zbatimin e një reforme të tillë duhet konsensusi i të gjithë demokratëve, e përsëris në mënyrë të vetëdijshme, konsensusi i të gjithë demokratëve. Prandaj ndoshta një mundësi për këtë do të ishte një riformësimi i kulturës politike në vend.

Deutsche Welle: Shqipëria ende renditet në vende të pafavorshme në nivel global, kur vjen puna për treguesit në luftën kundër korrupsionit. Nuk ka procedime dhe dënime për zyrtarë të niveleve të larta. Duke u nisur dhe nga përvoja e Gjermanisë, si mund ta kapërcejë Shqipëria këtë periudhë që mbisundohet nga kultura e pandëshkueshmërisë për ata që shkelin ligjin, pra që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit?

Christian Lange: E rëndësishme është që i gjithë procesi EURALIUS i reformimit të sistemit të drejtësisë duhet të garantohet. Korrupsioni është një sëmundje shumë e rëndë në të gjitha nivelet e jetës shoqërore, sidomos në ekonomi dhe sektorin publik. E rëndësishme është që punësimi në sistemin e drejtësisë të bëhet mbi bazën e kritereve objektive, mbi bazën e përzgjedhjes së më të mirëve dhe jo në bazë të kritereve politike ose në bazë të inteserave të partive politike. Kjo është mjaft thelbësore. Me këtë nuk dua të them se në shtetet anëtare të BE-së nuk ekziston korrupsioni. Është e kundërta, sepse korrupsioni është një problem i vështirë edhe në shtetet e BE-së. Mund të them se në Gjermani ne kemi vendosur sanksione edhe më të rrepta për luftën ndaj korrupsionit mes deputetëve si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal. Një sektor tjetër i prekur nga korrupsioni në Gjermani, sikurse edhe në Shqipëri, është dhe sektori shëndetësor, ku ne synojmë të marrim masa më të rrepta. Të gjitha vendet, pra, mund të jenë të prekura nga fenomeni i korrupsionit, dhe lufta kundër tij është kusht për një demokraci funksionale. Dhe hapi i parë në këtë drejtim do të ishte pavarësimi i sistemit të drejtësisë nga ndikimi politik.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 10 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 14 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 15 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 24 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.