Damian Gjiknuri: Asnjë koncesion monopol
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri garanton publikun se cilësia e naftës që tregtohet në pikat e karburanteve është e kontrolluar mbi 95% të rasteve nga shteti. Duke analizuar punën e kësaj ministrie gjatë drejtimit të tij, ministri Gjiknuri shprehet se shteti ka vënë nën kontroll koncesionet problematike, ndërsa flet për marrëveshjet dhe rimëkëmbjen e sektorit energjitik, ku sipas tij shumë shpejt Shqipëria do të jetë vendi që eksporton energji për vendet e tjera në rajon. Rimëkëmbja e sektorit energjitik, do të jetë dobiprurëse për gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë tarifa më të mira të energjisë elektrike. Damian Gjiknuri më tej analizon edhe arsyet se përse vuan sot industria minerare dhe dëmet që ka pësuar shteti nga keqmenaxhimi apo humbja e mundësive lidhur me lejet koncesionare.
Z.ministër ta nisim me një pyetje që prek më drejtpërdrejt shqiptarët, e cila ka të bëjë me çmimin e naftës, i cili është ulur disa herë në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri ose reflektohet me vonesë, ose reflektohet shumë pak. Cili është komenti juaj?
Ministria e Energjisë përgjigjet për standardet të cilësisë së hidrokarbureve. Tregtia e hidrokarbureve është një tregti e liberalizuar, që do të thotë se shteti nuk ka kontroll mbi çmimin e karburanteve . Disa elementë që kanë ndodhur ia vlen për tu thënë, është që leku është zhvlerësuar përballë dollarit dhe duhet pasur parasysh, pjesa tjetër ka të bëjë me elementët fiskalë që gjithmonë i kanë tarifat e karburanteve . Fatkeqësisht unë dua ta them që Autoriteti i Konkurrencës ndërrmori një hetim, por nuk nxorri asgjë në lidhjet me monopolet apo oligopolet, apo marrëveshjet e mundshme që mund të kenë kompanitë dhe kjo është për mendimin tim një mangësi, sepse qëllimi i këtij Autoriteti është të mbikqyrë situatën monopol, oligopol, apo ekzistencën e kunkurrencës së ndershme të tregëtisë së naftës.
Në përgjigjen tuaj e vutë theksin tek cilësia e naftës..Ku jemi me cilësinë e naftës, sepse paguhet shtrenjtë me një cilësi të dobët?
Mund t’ju them me garanci të plotë që cilësia e karburantit që tregtohet është shumë herë më e mirë sesa është tregtuar vite më parë. Nuk dua të them se është një cilësi absolute, që nuk ka shkelje, por nga opercioni i fundit që kanë qenë shumë intensiv rezulton se vetëm 45% pikave ka pasur devijime të standardeve përsa i përket cilësisë së karburante , do të thotë që pjesa tjetër, sidomos markat kryesore që tregtojnë karburantin në Shqipëri i garantoj shqiptarët që janë të sigurta.
Një nga sektorët që është shumë i rëndësishëm, ai energjitik, ku së fundmi janë nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane. Konkretisht ku janë fokusuar?
Marrëveshjet nuk janë vetëm me qeverinë gjermane pasi ka dhe shumë të tjera, por të fundit u nënshkruan me palën gjermane. Kjo është një shenjë e qartë se besimi në sektorin energjitik është kthyer fuqishëm nga të gjitha institucionet financiare dhe të gjithë partnerët që bashkëpunojnë me Shqipërinë. Këto marrëveshje konsistojnë në investime të vazhdueshme në rrjetin energjitik shqiptar, për sa i përket linjave të tensionit të lartë. Ju e dini tashmë se kemi një eksperiencë të mirë me Gjermaninë, duke ndërtuar linjën e interkonjeksionit me Kosovën, do të fillojmë vitin tjetër linjës me Maqedoninë dhe Shqipëria brenda vitit 2020 do të jetë e interkonektuar me të gjithë vendet e rajonit. Disa marrëveshje të tjera kanë të bëjnë me eficencën energjitike, që është një ndër sektorët e rinj që ne duam ta promovojmë është model i ri ekonomik. Eficencë do të thotë një përdorim sa më efikas i energjisë elektrike dhe pikërisht këto kthehen në vetvete modele ekonomike. Fondet e KFW gjermane do të ndihmojnë investitorët privat dhe bizneset për të marë kredi lehtësuese për eficencën energjitike. Pra, kjo do të sjellë kursim në energji dhe do të jetë një element dobiprurës për ekonominë shqiptare e për të gjithë sistemin energjitik shqiptar. Nga ana tjetër, kemi një pjesë të kredisë që vlen për Kaskadën e Drinit, për të vazhduar projektet e përforcimit dhe rehabilitimit të gjithë Kaskadës, që është shtylla kurrizore e sistemit energjik shqiptar, përsa i përket gjenerimit apo prodhimit Po, them se ne kemi një program rimëkëmbjeje të sektorit energjitik. Ky program është një rimëkëmbje financiare dhe ka dimensionet e investimeve që bëjnë të mundur që ky program të realizohet. Kemi një target shumë të qartë për uljen e humbjeve mesatare, çdo vit me rreth 45 %. Nga ana tjetër, kemi objektivin tjetër të kryerjes së investimeve dhe ne e kemi thënë se deri në vitin 2020 do të kryhen mbi 420 milionë dollarë investime në rrjetin energjitik, pra tension i mesëm, i lartë dhe shpërndarje. Kemi objektiva për hapjen e tregut të energjisë, në mënyrë që Shqipëria jo vetëm të integrohet në tregjet rajonale, por të krijojë një sektor likuid me kompanitë private të përfshira në tregun energjitik dhe me konsumatorët industrial, pak nga pak do të dalin nga tarifat e rregulluara.
Çdo të thotë kjo konkretisht?
Kjo do të thotë konkretisht, që industritë këtë energji do ta blejnë jashtë çmimeve të rregulluara. Do të thotë që hidrocentralet shqiptar tepricën e energjisëqë prodhojnë do të fillojnë ta tregëtojënë burimet e reja të energjisë që deri më tani garantohen nga sistemi shtetëror i centralizuar, do të mund të shfrytëzojnë potencialin për tregun likuid dhe kërkesën e lartë për energji. Qëllimi është që kompanitë të paguajnë, tregu të ketë kërkesë dhe kjo energji të shkëmbehet me fqinjët. Shteti duhet të mbetet me një detyrë, që ajo Kaskada e Drinit që ka kosto të lirë të prodhimit, të mbrojë familjarët shqiptarë, të cilët nuk duhet të ekspozohen direkt nga çmimet e liberalizuara, por të jenë të mbrojtur me tarifa të pranueshme. Ky ka qënë synimi ynë dhe një premtim i hershëm elektoral, që qeverisja pasi të forcojë sektorin energjitik duke e rimëkëmbur dhe duke mos e lenë të jetë më barrë për buxhetin e shtetit, të bëjë të mundur që qytetarët shqiptarë të kenë tarifa sa më të pranueshme e të qendrueshme.
Si po shfrytëzohen burimet energjitike që ka Shqipëria?
Shqipëria po i shfrytëzon në mënyrë graduale burimet energjitike, ju e dini që 25 % e prodhimit shqiptar të energjisë është nga burime private dhe ky proces është duke vazhduar. Ka disa operatorë seriozë në treg të cilët po investojnë në disa kaskada të rëndësishme dhe që besoj se deri në 20182019 do të hedhin prodhimin e tyre në treg. Do të them se me politikën e nxitjes së prodhimit të energjisë në sektorin privat, por edhe me diversifikimin e burimeve përmes gazit që do të vijë nga projekti TAP, Shqipëria deri në vitin 2020 do të ketë një bilanc pozitiv energjie, pra do të eksportojë më shumë sesa të importojë. Do të thotë që nevojat e Shqipërisë të përmbushen me energji elektrike, me një treg të qendrueshëm dhe me çmime konkuruese, që do ti vlejnë industrisë dhe ekonomisë shqiptare. Ky është një synimi ynë.
Kur ju nisët detyrën si ministër anuluat një sërë lejesh koncesionare të dhëna nga qeveria “Berisha”. Çfarë është bërë me këto kompani të cilave u janë anuluar lejet dhe cilat kanë qenë dëmet shkaktuar shtetit shqiptar?
Ka një dëm të oportuniteteve të humbura. Pra, këto hindrocentrale, nëse do të ishin vënë në funksion, do të kishin sjellë disa investime në vend, por njëkohësisht do të kishin sjellë shtim të prodhimit të energjisë elektrike.
Këto koncesione të anuluara a u janë dhënë kompanive të tjera?
Patjetër, nëse kanë vlerë si projekte. Ka shumë projekte të cilat kanë ngelur në letër dhe nuk janë zbatuar, një pjesë nuk ka të dhëna të mira hidrologjike, një pjesë tjetër nuk kanë gjetur financim. Ajo që ne po shikojmë janë projektet që kanë vlerë dhe që janë nga pikëpamja ekonomike me leverdi që të hidhen në garë. Ne këtë gjë do bëjmë, gjithçka do të jetë e hapur dhe gara do të vazhdojë në bazë të ligjeve të koncesionit në fuqi. Garat për objektet e reja të gjenerimit të energjisë do të jenë vazhdimisht të hapura.
Shumica e koncensioneve, ju keni deklaruar se ju është dhënë njerëzve jo seriozë dhe të papërgjegjëshëm?
Realisht, e them me bindje që në periudhën time si ministër, nuk ka marrë më koncension ndonjë njeri i papërgjegjshëm. Çdo projekt që ne japim, ose do të japim, të jeni të sigurtë se kompania që e merr i ka kapacitetet financiare dhe teknike për ta çuar projektin deri në fund. Këtë kemi siguruar dhe garat që po bëjmë janë në kushte shumë të forta përsa i përket elementëve financiar dhe teknik, për të kuptuar se cilat janë faktorët serioz që kanë ndërmend të fitojnë koncesionin.
Të ndalemi pak tek minierat z.ministër.Një sektor mjaft problematik ai i koncesioneve me minierat, që gjithmonë kanë prodhuar lajme të zeza….Kur mund të rregullhet realisht kjo gjë?
Ky është një proces i cili ka nisur keq dhe do kohën e vet të rregullohet. Minierat u copëzuan në shumë duar dhe kjo ka bërë që të ulet efektiviteti ekonomik i tyre. Megjithatë, industria minerare është në kushte të vështira dhe ato varen totalisht nga tregjet ndërkombëtare. Industria minerare do të ketë perspektivë kur të ketë interesa ekonomike. Në momentin kur tregjet ndërkombëtare janë vunerabël, siç janë sot ku çmimet e bakrit dhe të kromit janë ulur, industria minerare do të vuajë. Kjo është baza e parë sepse çdo lloj koncensionari nuk do të ketë interes për mallin e tij. E para është tregu ndërkombëtar që godet industrinë minerare. Së dyti, mënyra se si janë zhvilluar fatkeqësisht në forma të fragmentuara. Ne kemi ndërmarë një fushatë monitorimi shumë intensive dhe ministria ka revokuar mbi 200 leje minerare, pikërisht për shkak të moszbatimit të detyrimeve në lejen koncensionare. Ne jemi duke ndjekur politikën për të krijuar territore të konsoliduara, mundësi për një ekonomi shkalle në minierë dhe çfarë ka bërë qeveria. Ka stimuluar zinxhirin e gjithë industrisë minerare, d.m.th nxjerrjen deri në përpunimin, shkrirjen dhe trajtimin e tyre në një mall të rafinuar që ka vlera të larta. Këto vite janë vite me nivelin më të lartë të përpunimit të mineralit në vend. Unë këtë quaj sukses, po të shikoni sasitë e kromit të përpunuar në vend do të shikoni që është në një nivel të lartë.
Menaxhimi është më i mirë?
Të ardhurat janë më të ulëta për shkak të tregjeve ndërkombëtare. Menaxhimi është shumë më i mirë dhe baza tatimore më e regjistruar dhe formalizuar. Një pjesë e atyre që nuk paguanin detyrimet ne i kemi revokuar si leje. Por, tregu ndërkombëtar i mineraleve është i pafavorshëm, me naftën, qoftë dhe me mineralin kjo nuk varet nga ne pasi këto janë tregje që lëvizin me ciklin e ekonomisë botërore.
Një koment për akuzat e deputetit Erjon Braçe lidhur me koncesionet që janë monopol dhe qeveria duhet të reagojë ashpër… ?
Në ministrinë time nuk ka asnjë koncension monopol. Nuk e kam dëgjuar zotin Braçe, por në Ministrinë e Energjisë nuk ka asnjë koncension me karakterin monopol. Përkundrazi, ne kemi partnership me privatët për të zhvillur naftën, minierën dhe burime të reja të ënërgjisë Një nga premtimet e maxhorancës në fushatën zgjedhore të vitit 2013 që shqiptarëve do tu kthehen të gjitha pasuritë natyrore, pra të gjitha pasuritë e vendit do të shfrytëzohen në dobi të shqiptarëve, të shtetit shqiptar. A po bëhet kjo gjë sot? Patjetër që po. Ky është një proces dhe ne po bëjmë më të mirën që shtetasit shqiptarë të marrin më të mirën nga pasuritë shqiptare. Konkretisht, lidhur edhe me këto që thashë më parë, kemi industrinë përpunuese, pra rritjen e kapaciteteve përpunuese që është një element i shtuar për ekonominë shqiptare.
Njerëzit që jetojnë në Bulqizë nuk kanë ndonjë jetesë të mirë, pra është një vend pasuri nëntokësore, por njerëzit aty jetojnë shumë keq. Si shpjegohet kjo?
aga mesatare e një minatori është jo më pak se 500600 dollarë, ndërkohë që kjo qeveri zgjidhi edhe problemet e pensioneve të minatorëve. Do të thotë që të ardhurat e një minatori shqiptar janë shumë të larta sesa një punë tjetër, por patjetër që puna e minatorit ka rreziqe. Duhet ta kuptojmë se ky është niveli i pagesës dhe ky është niveli i kostove të kësaj industrie. Nëse pagat do të ishin shumë më të larta atëherë shfrytëzimi i mineraleve do të ishte i pa leverdisshëm nga ana ekonomike dhe këtë duhet ta kuptojmë. Pagat e minatorëve janë më të larta sesa sektorët e tjerë, është e vërtetë që kanë risk pasi është puna e tillë dhe ky është realiteti. Është përfolur shpesh dhe është kritikuar edhe qeveria për shfrytëzimin të egër nga koncesionet.
Cilat janë masat që ju keni marë për ta parandaluar këtë problem? A po dëmtohet toka shqiptare nga shfrytëzimi pa kriter, ka risqe reale?
Për minierat, ne kemi vënë në kontroll situatën, sidomos në rastin e Bulqizës. Jo vetëm që kemi revokuar lejet, por kemi bërë disa masa që kemi hequr shfrytëzimin e sterileve, kemi eleminuar mbivedosjet të cilat kanë qenë edhe burim konfliktesh të dhunshme. Po bëjmë për herë të parë zbulimin e pjesës tjetër të kromit të pasur në Shqipëri, që është pusi i thellësisë në Bulqizë i cili deri vitin tjetër do të realizohet. Do të kemi mundësinë të shfrytëzojmë 23 milion të tjera krom të pasur sepse rezervat e kromit të pasur po mbarojnë në Shqipëri dhe po mbesin rezervat e kromit të varfër. Zbulimi i rezervave të reja po realizohet falë punës së qeverisë dhe dedikimit të saj për zhvillimin e sektorit minerar.
A ka marë fund papërgjegjshmëria ?
Sa të jetë shoqëria njerëzore nuk ka mundësi të marrë fund papërgjegjshmëria. Nuk mund të bësh pyetje absolute dhe të marrësh përgjigje absolute. Kjo është një betejë e përhershme me shtetin, në kuptimin e mirë të fjalës, pasi edhe industria duhet inkurajuar për të shfrytëzuar naftë, miniera, për të ndërtuar procese përpunimi, por në balancë me mjedisin. Ka vende që kanë zgjedhur politika më ekstreme pro mjedisit, kanë ndaluar çdo lloj emetimi të karbonit, por nuk mendoj që Shqipëria duhet të jetë në atë fazë sepse vendi ynë ka nevojë për investime në industri, për përpunimin e mineraleve tona, për përpunimin e naftës tonë dhe unë them se do një qasje të kujdesshme pasi në kërkim të perfeksionit do rrezikonim të humbnim edhe minimalen.
E keni ndërgjegjjen e qetë, që po bëni gjënë e duhur?
Unë në punën time nuk bëj asgjë për të cilën nuk kam ndërgjegjjen e pastër. Nuk bëj asgjë që nuk e kam me dëshirë e që të më bëjë të lumtur, ndryshe nuk do ta bëja këtë punë.