Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dashamir Shehi: Si më doli nami që kam qenë rrobaqepës

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 19:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kanë thënë për ju se keni qenë rrobaqepës. Si është historia e vërtetë?

Unë kam mbaruar fakultetin në Ekonomi Agrare në vitin 1981. Më dërguan në Kaçinar dhe kam punuar atje për një vit e gjysmë. Kisha punuar edhe një vit në Fierzë, në tunelet e hidrocentralit si stazh pune. E lashë Kaçinarin dhe u ktheva në Tiranë. Duhet të punoja dhe e vetmja ku nuk do bija në sy që kisha braktisur emërimin ishte ndërtimi dhe meremetimet e ndryshme. Më jepej shumë për të gjitha. Kisha kategorinë e tretë për punimet e drurit qysh në shkollë e kështu punoja e fitoja. Puna e rrobaqepësisë ka dalë mes këtyre punëve të shumta që bëja por këtë nuk e kam bërë për para. Në shtëpi kisha një makinë qepëse Singer të gjyshes dhe me të kam qepur ja 20 palë pantallona model kauboj që doli në atë kohë. Ato i kam qepur kryesisht për shokët. 4-5 vjet kam bërë lloj lloj punësh dhe aty nga vitet e fundit, para ndryshimeve isha punëtor në Ndërmarrjen Pyjore pavarësisht arsimimit tim të lartë. Kjo ishte shumë pasi unë kisha braktisur emërimin dhe në atë kohë rrezikoje shumë.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Nuk u angazhuat rastësisht me PD dhe nuk është rastësi që jeni kaq popullor sot, apo jo?

Swiss Digital

Ne jemi gjenerata e “Sami Frashërit” dhe kanë qenë një grup i mirë i PD si Genc Ruli, Arben Imami, etj. Ky gjimnaz ishte Tirana, lagjja e vjetër e qytetetit. Ishin pak a shumë të ndarë në atë kohë. Psh te “Petro Nini” shkonin fëmijët e udhëheqjes, tek “Ismail Qemali” fëmijët e oficerëve kryesisht ndërsa tek “Samiu” do ishin të gjithë nxënës që ishin vërtet me 10-ta.

Sa i përket angazhimit në PD e konsideroj veten ndër nismëtarët. Në kohën e fillesave të lëvizjeve isha tek ndërmarrja Pyjore e Tiranës kur nisa të mbledh firmat për formimin e PD. Në ndërmarrje kisha krijuar një reputacion mjaft të mirë dhe nga fundi u bëra shef transporti. Mblodhëm firma derë më derë. U mblodhën gjithë djemtë e lagjes dhe ata janë firmëtarë. 30 nga firmëtarët janë vetëm në lagjen time.

Sa i përket daljes së organit të parë të pluralizmit, gazëtës së RD kam histori për të treguar. Historia e botimit të gazetës RD nisi në 6 janar 1991 kur kam shkuar me mjetin e ndërmarrjes pyjore tek tipografia ushtarake, kam ngarkuar pa leje 2 ton letër dhe i kam dërguar. Lastrat e RD janë bërë tek “Zëri i Popullit”; nga Uzina e traktorëve te “Zëri i Popullit”. Sakrificat tona në fillesa ishin mjaft të mëdha.

Ju keni mbajtur poste të rëndësishme në vitet e para të demokracisë?

Jam ministri i parë i Punës, Ccështjeve Sociale, Emigracionit dhe të Përndjekurve në pluralizëm. Ishte një ministri me aq shumë peshë sa i kam propozuar Berishës me shaka ta quanim “Ministria e Halleve”. Kjo ishte ministria që kishte ngarkesën më të madhe por që më bëri të prek të gjitha hallet dhe problemet e të gjithë Shqipërinë. Kam qenë edhe zëvëndëskryeministër deri në vitin 1996. Më pas jam shkëputur nga këto poste dhe nuk kam pranuar edhe pse më janë ofruar disa herë.

Si e shikoni Partinë e re të Blushit? Po lëvizjen tjetër partiake “Vlerat e Shqipërisë”?

Partia e Blushit është një zhvillim pozitiv për politikën në përgjithësi pasi unë mendoj se çdo zë i lirë i bën mirë vendit. Sensi i kritikës, i autokritikës bëhet më i madh dhe ka më shumë ndikim. Blushi dhe zonja Hafizi janë intelektualë. E quaj kontribut si ai i imi dikur në krahun e djathtë sepse fatkeqësisht brenda partive të mëdha nuk ka liri. Mua do më pëlqente të rija në PD si një nga themeluesit por fatkeqësisht në hapësirën shqiptare mundon liria brenda partisë prandaj janë krijuar kaq shumë parti. Po të kishte garë të drejtë e mendim të lirë atëherë nuk do të kishte lëvizje të tilla.  Mendoja që ky fenomen ishte vetëm tek PD por e kanë të gjitha partitë e mëdha. 20 vjet më parë e kam bërë unë dhe të njëjtën gjë po bën edhe Blushi sot, por 20 vjet më vonë. Mundësitë mediatike tani janë më të mëdha dhe i uroj të rriten shpejt.

Partia tjetër që është themeluar gjithashtu është me vlerë për demokracinë. Unë e kam mbështetur Gjergj Bojaxhiun. E quaj jashtëzakonisht të shëndetshme lëvizjet me të rinj, shoqëri civile flamurtarë të lirisë dhe demokracisë për të siguruar më shumë demokraci në këtë vend.

Cili do të jetë pozicionimi juaj në zgjedhjet e ardhshme?

Unë do të qëndroj brenda Aleancës së Djathtë por do të kem listën time në të gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë do ta udhëheq vetë këtë listë pasi kam kuptuar se partia nuk ka peshën e emrit tim. Sa herë kam vënë vetë emrin, kam marrë 10 mijë vota në Tiranë ndërsa pa kryesuar vetë janë marrë 4 mijë vota. Kjo do të jetë ndoshta beteja e fundit politike e imja megjithëse në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. Do të jem një opozitar i përjetshëm se vetëm me këtë pozicionimi mendoj se i kam shërbyer  dhe i shërbej këtij vendi. – Tesheshi.com.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.