Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Dashuria gangstere” e Çiljetës dhe Noizyt

Intervista E shtunë, 17 Prill 2021 11:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albina Gjergji

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Hiti po vjen”, kështu njofton Çiljeta Xhilaga përmes një postimi në instagram, ku ndër të tjera prezanton edhe projektin më të ri, i cili mban titullin “Gangsta love”. Një bashkëpunim me Noizyn, rreperin më të komentuar në Shqipëri e më gjerë, kjo këngë sipas këngëtares do të vijë e shoqëruar me një videoklip, i konceptuar në trajtën e një filmi me metrazh të shkurtër. Klipi do të zgjasë plot 7 minuta, marrin pjesë 50 figurantë dhe protagonistë do të jenë dy të dashuruar, të cilët nga problemet e njëpasshme që krijojnë ndiqen gjatë gjithë kohës nga policia. Fernando, djali i këngëtares do të jetë gjithashtu një nga protagonistët e “filmit”, ku në rolin e fëmijës së Çiljetës dhe Noizyt do t’i japë edhe më ngjyra fabulës së këngës. Pikërisht për këtë projekt, që pritet të lançohet shumë shpejt, si dhe për shumë detaje të tjera që kanë të bëjnë me jetën artistike e jo vetëm, Xhilaga rrëfehet në intervistën e mëposhtme dhënë për suplementin “Koha Tjetër, të gazetës “Koha Jonë”.    

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 20 orësh
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

“Gangsta love”, hiti po vjen, kështu njoftoni në rrjetin social, instagram. Na flisni pak më gjatë për këtë projekt Çiljeta?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky projekt ka kohë që pret të lançohet në fakt, por është vonuar, sepse do të jetë një këngë me klip të gjatë, i cili zgjat 7 minuta. Është projektuar në formën e një filmi dhe mendoj se ka për t’u pëlqyer shumë.

Bëhet fjalë për një këngë, bashkëpunim me rreperin më të suksesshëm në Shqipëri, Noizy. Në fakt këtë bashkëpunim publiku ka kohë që e pret. Pse u desh kaq shumë kohë për ta sjellë?

Gjetja e vendeve të pakonsumuara për ta realizuar klipin, veshjet që do jenë të realizuara në përshtatje me historinë e këngës, detajet e vogla që në fakt bëjnë diferencën… të gjitha këto na ka vonuar disi, por e gjithë kjo vonesë mendojmë se do të justifikohet, sepse ajo çka duam të bëjmë këtë herë do të jetë diçka që publiku s’e ka parë më parë. Kjo është edhe arsyeja e vonesës së publikimit të këngës me klip.

Ku dhe si është konceptuar nga ana regjisoriale ky videoklip? Çfarë të reje do të ketë në lojën “aktorëve”?

Gjithë klipi vjen në formën e një filmi dhe do jetë një lojë aktoreske mjaft interesante. Pjesë e klipit janë pothuajse 50 vetë dhe duke qenë se skenarin e kam shkruar unë e kam konceptuar si një film me metrazh të shkurtër, ku rrefehet e gjithë historia e dashurisë mes dy të rinjve.

Pse ky titull, ç’histori mbart në vetvete kjo këngë?

Unë e gjej veten shumë brenda këtij titulli dhe kam përshtypjen se edhe Noizy e gjen veten si karakter. Kështu, në bazë të këngës e klipit kemi përshtatur edhe lojën tonë si personazhe. Fabula flet për një çift të dashuruar, të cilët janë me fëmijë në këtë histori dhe kanë familjet e tyre. Të dy këto protagonistë kanë probleme me policinë, sepse janë “gangsta”. Ideja e klipit është që mes problemeve të shumta ato i kap policia. Një herë arrijnë t’u shpëtojnë, pastaj i kapin prapë, pastaj mendojnë aratisjen, etj.. Pra, i gjithë skenari është menduar në trajtën e një filmi.

Është përfolur që pjesë e klipit do të jetë edhe yt bir, Fernando. Është e vërtetë?

Po, sigurisht që do jetë edhe im bir dhe në videoklip supozohet që është djali im dhe i Noizy-t.

Prej shumë vitesh në treg, një nga këngëtaret më të komentuara në Shqipëri. Si e shikoni raportin personazh-publik në vendin tonë Çiljeta?

Unë jam rritur me këtë publik dhe gjithmonë kam gjetur mbështetjen e tyre. Është pikërisht dashuria e djalit tim, por edhe e publikut ajo që më ka motivuar gjithmonë që të ec përpara edhe në këtë treg. Sigurisht nuk ka qenë shumë e lehtë, por duke qenë natyrë e dashur kam preferuar që gjithmonë të shikoj pozitivisht.

Marrëdhënien tuaj me median si e keni konsideruar ndër vite, duke marrë parasysh që edhe fama ka koston e saj?

Në jetë kemi hasur edhe përplasje me median, por duke qenë se unë e fus veten tek njerëzit paqësore gjithmonë i kam kaluar me dashamirësi edhe keqkuptimet, apo keqinterpretimet.

Ka pasur ndonjë moment në jetën tuaj që keni menduar, “më mirë të mos i isha futur botës së këngës” dhe kur ka qenë ky moment?

Jo, nuk më ka ndodhur në asnjë moment. Çdonjeri lind me një talent e për të qenë diçka në jetë. Pra çdonjeri vjen me një qëllim në këtë botë, kështu që edhe unë kam lindur për të qenë kjo që jam e do vazhdoj të jem kjo që jam, pavarësisht kostos.

Ka pasur ndonjë lajm jo të vërtetë që është botuar dhe ju ka bërë të ndjeheni keq? Cili ka qenë ai?

Sigurisht ka pasur shumë raste, por botimi i një lajmi ku krahasohesha me Kim Kardashian dhe që gjoja unë paskam thënë që “Kim duhet të ndjehet inferior përpara meje”, kjo më ka çuitur shumë, sepse nuk ka qenë aspak e vërtetë. Ishtenjë sajesë, që s’e kam thënë kurrë.

Shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here postoni foto-mesazhe, përfshirë dhe të Fernandos. Mendoni se edhe fakti i të qenurit shumë aktiv në rrjetet sociale ka disavantazhet e veta?

S’mendoj që të qenurit aktiv në rrjetet sociale ka disavantazhe, sidomos për një person publik, kështu që nuk e them dot këtë. Pastaj unë jam një natyrë, që më pëlqen t’i ndaj gjërat me të njerëzit, qofshin këto edhe gëzimet, apo sukseset. Kështu jam gatuar.

Jeni komentuar nga fansat e shumtë për raportin tuaj të ngushtë me Noizyn, sdm pas publikimit të një tattoo-je dhe fotoje me grupin OTR. Çfarë do të thotë të jesh pjesë e OTR-së Çiljeta?

“On the top of the rest”, që do të thotë “në majë të gjithçkaje”. Është një grup i formuar nga Noizy dhe ca miq të tij në Angli, por kjo është një histori më vete dhe e bukur shumë. Ndërsa sa i takon bashkëpunimit dhe miqësisë sime të ngushtë me Noizyn duhet ta them që unë kam vite që njihem me të, por ky bashkëpunim na ka afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin jo thjesht si artistë, por edhe si miq. Noizyn unë e konsideroj si vëlla edhe pse s’e kam vëlla nga gjaku.

Nuk mendoni se, duke qenë pjesë e OTR-së humbisni nga krahu tjetër fansa, që pëlqejnë rivalin e Noizyt, Stresit?

Unë jam një natyrë që kur përfshihem në shoqëri lidhem me zemër, kështu që s’e kam menduar asnjëherë këtë pjesën e fansave. Kjo ka të bëjë me mua e jo me fansat.

Sezoni veror po afron, si e keni organizuar axhendën e koncerteve këtë vit? E ngarkuar?

Normalisht, pas klipit që do publikojmë me Noizyn do tëkemi një axhendë të përcaktuar. Është ai që do më menaxhojë edhe mua dhe është ai që po mbyll datat e koncerteve, etj..

Gjatë kohës që gjendeni në tur koncertor, kujt ia besoni Fernandon, apo e merrni edhe atë me vete?

Vetëm mamasë sime.

Po të mos këndonit, ç’profesion mendoni se do të ushtronit Çiljeta?

Po të mos këndoja, ndoshta do të merresha me ndonjë sport, ose do të isha ndonjë grua shtëpiake shumë e mirë (qesh).

Politika, shfaqeni e heshtur në këtë aspekt prej disa kohësh. Pse?

Në fakt edhe jam shkëputur edhe s’jam shkëputur nga politika. Them kështu, sepse jam shkëputur fizikisht, pasi nuk kisha kohë të merresha me të prej ardhjes në jetë të tim biri, por shpirtërisht vazhdoj të kem bindjet që kam pasur dhe vazhdoj t’i jem mirënjohëse për mundësinë që më dha doctor Berishës. Ai më dha mundësinë që dëshirat e mia t’i vë në provë dhe aq sa munda dhashë kontributin tim në politkkë. Ishte një eksperiencë e bukur dhe gëzohem që e provova. Më vjen mirë, madje se, që prej startit tim ju hapën shumë dyer edhe artistëve të tjerë. Me pak fjalë këtu gjen vend shprehja, që “unë thyej akullin, të tjerët shfrytëzojnë hapësirat”.

Me bindje të djathta, si e shikoni kandidatin për kryebashkiak të Tiranës, dr. Halim Kosova përballë Erion Veliajt, ose anasjelltas?

Për të qenë e sinqertë, nuk e kam ndjekur këtë fushatë, sepse jam e zënë me projektet e mia, por le të fitojë më i miri, ai që do të bëjë realisht më shumë për kryeqytetin e vendin, sepse vendi ka nevojë për më të zotin.

Jeni ndjerë ndonjëherë e sulmuar politikisht gjatë kohës që ishit pjesë aktive e FRPD?

Kam një dhunti që ma ka dhënë Zoti, qetësinë. Jam shumë rehat nga mendja në këtë aspekt. Pra nuk e kam vrarë mendjen në këtë pikë. Nëse e kanë bërë, mua s’më kanë prishur punë.

Si reagoni përballë padrejtësive?

Zakonisht i injoroj njerëzit që më bëjnë padrejtësi, ose kur shikoj diçka që është me të “futur”.

Çfarë gjëje i frikësoheni më shumë?

Vdekjes. Nga mënyra sesi do më vijë dhe jo vetë procesit në vetvete.

Çfarë ju lumturon dhe çfarë ju trishton?

Më lumturon djali im dhe më trishton vetmia.

Nëse do ju kërkonim t’u jepnit një mesazh atyre që s’ju duan, cili do të ishte ai?

Zoti i bekoftë të gjithë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 10 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 8 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 10 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.